Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/11/10 ne 00:58:07
Te reja:


Faqet: 1
Naftetari, sezoni 2009-2010 (Lexuar 455 here)
Ermali
Anetar nderi
****




Postime: 1508
Gjinia: male
Naftetari, sezoni 2009-2010
02/04/10 ne 11:52:05
 
Kuēovarėt do t’i bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr t’u ngjitur nė vendin e dytė
 
Kuēovarėt janė duke u pėrgatitur pėr fazėn e dytė tė kampionatit dhe nė testet e deritanishme janė paraqitur mirė. Pritet njė Naftėtar mė rezultativ nė fazėn e dytė, qė do tė luftojė fort pėr tė zėnė njė vend nė dyshen e parė. Kėtė fakt e pohon edhe kapiteni Arben Gega, i cili shpreson qė edhe nė ndeshjet zyrtare Naftėtari tė ketė njė ecuri pozitive: “Jemi nė kulmin e pėrgatitjeve, madje do tė thosha se jemi nė rrugė tė mbarė.  
 
Nė miqėsoret qė kemi zhvilluar, kemi treguar se jemi duke punuar mirė pėr fazėn e dytė tė kampionatit. Natyrisht qė pėr ne ka shumė punė pėr tė bėrė, pasi jemi ende nė procesin e minifazės sė dimrit. Kemi pėr tė zhvilluar edhe disa ndeshje tė tjera miqėsore deri nė fillimin e fazės sė dytė, ku besoj se do tė konsolidohemi plotėsisht. Pavarėsisht nga pozicioni aktual nė tabelė, i kemi kushtuar rėndėsinė e duhur fazės sė dytė tė kampionatit. Mendoj se me kontigjentin aktual skuadra do tė tregojė vlera,” - thekson kapiteni Gega.  
 
Ai e pranon me tej se objektivi parėsor pėr ngjitjen nė kategorinė e parė ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u realizuar. Sipas Gegės, kjo vjen nga pozicioni qė Naftėtari ka pas fazės sė parė. “Pavarėsisht vėshtirėsive, mendoj se me njė pėrqendrim e mobilizim maksimal, mund ta pėrballojmė me sukses fazėn e dytė.  
 
Distanca me skuadrat e vendeve tė para ėshtė relativisht e madhe, por ne do t’i bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr ngjitjen nė kategorinė e parė. Nė krahasim me fazėn e parė, besoj se jemi mė mirė. Pa dyshim qė do tė kemi njė Naftėtar mė tė konsoliduar nė tė gjitha drejtimet,” - ka thėnė nė fund kapiteni i kuēovarėve, Arben Gega.
 
 
Futbollisti kuēovar Ergys Alushi e pranon se skuadrės i duhen 2-3 elementė cilėsorė
 
Pavarėsisht shanseve tė pakta pėr ngjitjen nė kategorinė e parė, kuēovarėt po e vlerėsojnė seriozisht fazėn e dytė. Pėrgatitjet e tyre kanė filluar shumė shpejt, qė nė ditėt e para tė kėtij viti. Pasi ėshtė punuar nė aspektin fizik, tani stafi do tė shohė mė tepėr anėn tekniko‑taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje miqėsore.
 
Sipas drejtuesve tė Naftėtarit, tė gjitha ndeshjet miqėsore qė janė programuar, do tė zhvillohen jashtė qytetit, pasi do tė jenė nė funksion tė ndeshjes sė parė tė fazės sė dytė, qė do tė luhet nė fushėn e Luzit. Ndėrkohė, kontigjenti i futbollistėve tė fazės sė parė nuk ka ndryshuar, teksa pretendohet pėr disa pėrforcime.  
 
Ergys Alushi, si shumė futbollistė tė jerė tė Naftėtarit, mendon se duhen patjetėr disa pėrforcime cilėsore. Skuadra kuēovare u mbėshtet gjatė fazės sė parė tek elementi vendės, por ėshtė e qartė se pėr tė pretenduar, duhen edhe disa elementė tė tjerė.  
 
“Po punojmė intensivisht gjatė kėsaj periudhe, me qėllim qė tė jemi nė gjendje ta pėrballojmė me sukses fazėn e dytė tė kampionatit. Jemi tė distancuar nė pikė me skuadrat e kreut, sidomos me vendin e parė, por e kemi vlerėsuar procesin stėrvitor, pasi gjithēka mund tė ndodhė.  
 
Pozitiv ėshtė fakti se gjatė kėsaj periudhe nuk ka pasur largime futbollistėsh nga Naftėtari. Mendoj se grupi i fazės sė parė ėshtė konsoliduar, gjė qė e treguan dhe ndeshjet e fundit. Megjithatė, pėr tė qenė realistė, duhet ta pranojmė se nuk mund tė pretendojmė pėr vendin e dytė, nėse nuk bėhen disa pėrforcime. E dimė tė gjithė se faza e dytė do tė jetė mė e vėshtirė nė tė gjitha drejtimet.  
 
Numri i skuadrave pretendente nė grupin tonė ėshtė i madh dhe pėr tė sfiduar rivalėt duhet njė grup sa mė i kompletuar. Naftėtarit i duhen 2-3 lojtarė me kualitet, qė tė arrijė rezultate pozitive. Ne futbollistėt kemi pėr detyrė tė stėrvitemi sistematikisht, ndėrsa me merkaton merren drejtuesit e Naftėtarit. Do tė ishim shumė tė kėnaqur nėse ata do ta pėrforconin skuadrėn me disa elementė cilėsorė,” - ka theksuar pėr “Sportin shqiptar” futbollisti Alushi.
 
 
Fraholli: Naftėtari po punon pėr tė ardhmen
 
Trajneri kuēovar, Barjam Fraholli, pranon gabimet, por thotė se nė rezultate ka ndikuar shumė dhe gjykimi
 
Pėr kuēovarėt ka pėrfunduar java e parė e pėrgatitjeve dimėrore dhe, sipas stafit, pėr shkak tė mundėsive tė pakta financiare, ajo do tė vazhdojė nė ambientet sportive tė qytetit. Pas ushtrimeve pėr pėrmirėsimin e parametrave fizikė, do tė nisė puna me taktikėn.
 
Pa dyshim qė do tė ketė edhe disa ndeshje miqėsore, pėr tė cilat ėshtė menduar tė jenė nė transfertė, nė funksion tė ndeshjes sė parė tė fazės sė dytė, por edhe pėr tė mos dėmtuar fushėn e stadiumit “Bashkim Sulejmani”. Mė me detaje pėr gjendjen e skuadrės dhe pėr ecurinė e pėrgatitjeve flet trajneri Barjam Fraholli, i cili e ka marrė drejtimin e Naftėtarit nė mesin e kampionatit qė shkoi. Pas karrierės sė pasur si lojtar, Fraholli kėrkon tė jetė i suksesshėm edhe nė rolin e trajnerit, por e pranon se ėshtė e vėshtirė qė jo vetėm Naftėtari, por edhe futbolli shqiptar tė ngjitet nė nivelet e dikurshme.
 
“Patėm mangėsi qė nė fillim dhe skuadra ishte e ngurtė. Ndoshta edhe pėr shkak tė grupit, qė pėrbėhej nga lojtarė me moshė tė re dhe thuajse i rinovuar nė krahasim me grupin e kampionatit tė kaluar. Megjithatė, duke lėnė pas fillimin e dobėt, Naftėtari u pėrmirėsua dhe nuk munguan rezultatet pozitive. Natyrisht qė nuk jemi tė kėnaqur me pozicionin qė kemi nė renditje, sepse duhej tė ishim pranė kreut. I pranojmė gabimet, por mendoj se na kanė ndėshkuar edhe gjykimet nė disa ndeshje, duke ndikuar nė rezultatin final. Tė paktėn nė tri ndeshje, nė ato me Mamurrasin, Erzenin dhe Egnatian, gjykimi ishte skandaloz.  
 
Nėse do tė kishim gjykimet tė drejta, pretendimet tona pėr ngjitjen nė kategorinė e parė do tė ishin evidente,” - thekson mes tė tjerash trajneri Fraholli. Ai pohon se faza e dytė, pavarėsisht shanseve tė pakta, po vlerėsohet maksimalisht. Trajneri Fraholli e pranon se objektivi pėr rikthimin nė kategorinė e parė ėshtė tepėr i vėshtirė: “Do tė pėrpiqemi tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze nė fazėn e dytė. Por duhet tė mendojmė e punojmė edhe pėr tė ardhmen, sepse perspektiva e futbollistėve ėshtė shpresėdhėnėse,” - pėrfundoi trajneri Fraholli.
 
Autori: Arben Cepani
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Ermali
Anetar nderi
****




Postime: 1508
Gjinia: male
Fraholli: Niveli i Naftėtarit do tė rritet
Pergjigju #1 - 02/25/10 ne 12:33:29
 
Fraholli: Niveli i Naftėtarit do tė rritet
 

 
 
Autori: Arben Cepani  
 
Trajneri i ekipit kuēovar, Bajram Fraholli, mendon se tė tijtė kanė mundėsi pėr mė shumė
 
Kuēovarėt kanė reaguar pas humbjes sė thellė nė startin e fazės sė dytė me Luzin. Fitorja 3-2 nė “Bashkim Sulejmani” me Ilirinė ka rikthyer menjėherė qetėsinė te Naftėtari. Pėrpara ndeshjes, trajneri Barjam Fraholli kishte kėrkuar me ngulm fitoren nga futbollistėt e tij. Dhe kėshtu ka ndodhur, por trajneri i Naftėtarit nuk ėshtė plotėsisht i kėnaqur me paraqitjen e ekipit qė ai drejton, edhe pse pikėt janė tė ēmuara. “Natyrisht, thekson trajneri Fraholli, na kėnaq fitorja, por, tė them tė drejtėn, kam rezerva pėr paraqitjen e ekipit.  
 
Nuk diskutohet qė ishim ndryshe nga ndeshja e parė e fazės sė dytė, qė e humbėm thellė. Megjithatė, them se Naftėtari ka mundėsi pėr mė shumė. Me Ilirinė patėm probleme nė mbrojtje, ku ndoshta ndikoi mungesa e Alushit, qė ishte i skualifikuar. Thuhet qė fituesi nuk gjykohet, por, nėse duam tė pėrmirėsohemi, duhet tė jemi sa mė objektivė nė vlerėsimin pėr ekipin edhe kur ai fiton.  
 
Jam i bindur qė futbollistėt kanė mundėsi ta rritin nivelin e tyre nė ndeshjet e ardhshme. Edhe pse nuk kemi pretendime, e kemi vlerėsuar fazėn e dytė, pasi duam tė ngjitemi sa mė lart.” Kėtė javė kuēovarėt do tė bėjnė pushimin e detyruar, sipas kalendarit. Megjithatė, trajneri Fraholli thekson se kjo periudhė do tė vlerėsohet maksimalisht nė planin stėrvitor. “Kemi nė dispozicion kohėn e mjaftueshme pėr tė riparuar tė metat, qė kemi vėrejtur nė dy ndeshjet e para tė fazės sė dytė. Fitorja me Ilirinė ka pasur ndikim pozitiv nė planin psikologjik dhe ne mund tė punojmė tė qetė pėr ndeshjen e radhės,” - pėrfundon Barjam Fraholli, numri 1 i stolit tė Naftėtarit.
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Tau
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 91
Re: Naftetari, sezoni 2010-2011
Pergjigju #2 - 08/19/10 ne 12:36:22
 
Naftėtari
 
Nė kampin kuēovar vazhdojnė pėrgatitjet pėr sezonin e ri. Optimizmi pėr tė pėrballuar me sukses ndeshjet e kampionatit nuk mungon, tė paktėn deri mė tani, e sipas stafit teknik gjendja nė pėrgjithėsi ėshtė mirė. Nė fakt, pėrpara disa ditėve djemtė e trajnerit Vasili kanė zhvilluar njė ndeshje miqėsore me U-19, nė tė cilėn kanė arritur tė triumfojmė. Mirėpo kreu i pankinės kėrkon mė shumė teste, deri nė startimin e kampionatit, pėr tė parė mė mirė gjendjen e skuadrės sė tij, por pėr fat tė keq momentalisht alternativat pėr tė gjetur kundėrshtarė pėr miqėsore janė minimale. Pikėrisht pėr kėtė arsye, stafi teknik kuēovar shprehet i shqetėsuar: “Pavarėsisht se pėrgatitjet pėr kampionatin e ri, - nėnvizon Vasili, - po ecin me ritmin e duhur, ne na duhen patjetėr ndeshjet miqėsore, pėr tė kompletuar punėn qė po bėjmė nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr kampionatin e ri”.            
 E.Baku
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Faqet: 1