INTERVISTĖ ME ARJANA LOĒEN
Arjana Loēe ka lindur mė 28 maj tė vitit 1986 nė qytetin e Kuēovės, nė njė familje me tradita shkollimi dhe edukimi. U rrit nė vitet e para tė demokracisė me tė gjitha vėshtirėsitė dhe pėrparėsitė qė solli ajo, si njė vajzė e shkathėt, me dėshirė tė papėrmbajtshme pėr tė mėsuar gjithēka e pėr tė imituar gazetarėt e parė qė dilnin nė ekran, menjėherė pasi ata ta kishin mbyllur edicionin e lajmeve. Nė moshėn 12 vjeēare shkroi poezinė e saj tė parė kushtuar tragjedisė sė madhe tė Otrantos, pėr tė cilėn, nė konkursin letraro-artistik tė shkollės u vlerėsua me ēmimin e parė. Nė mbyllje tė shkollės sė mesme botoi vėllimin Poezia e zemrės. Ka mbaruar studimet e larta, dega Gazetari, nė Tiranė. Tashmė punon si gazetare e drejtuese e dy programeve radiofonike nė Super Star Radio(Tiranė) si dhe vazhdon tė merret me krijimtari tė lirė.
Arjana, publiku iu njeh mė sė shumti si zė, pasi ju jeni drejtuese e disa programeve radiofonike, si ju bėn tė ndiheni ky fakt? Sė pari dua t`iu falenderoj ju qė pėrmes kėsaj intėrviste po bėni qė ky publik tė mėsoj diēka mė tepėr pėr mua, krahas zėrit dhe asaj ē`ka unė pėrcjell nė mikrofon. Radio ėshtė e magjishme, komode dhe shumė e pėrshtatshme pėr karakterin tim. Puhonet nė stafe tė ngushta, pasi secili ka programin e vetė dhe ēdo lloj marrėveshje nė kuadėr tė punės ėshtė mė lehtėsisht e realizueshme. Fakti i tė qenit person publik, nė njė kohė kur pjesa mė e madhe e njerėzve, pa i paragjykuar, bėjnė gjithēka pėr tė dalė qoftė edhe njė herė nė mediat vizive, mua nuk mė tėrheq aspak. Ndoshta me kalimin e kohės gjėrat ndryshojnė, por momentalisht radion nuk do ta ndėrroja me asgjė.
Sa kohė keni si moderatore nė radio dhe a u ėshtė larguar ai emocioni i momenteve tė para tė prezantimit? Nė radion aktualisht, kam gati njė vit e gjysėm qė punoj ēdo ditė nė transmetime tė drejtėpėrdrejta. Nė kėtė pikėn e emocioneve unė do doja tė ndalesha e tė bėja njė analogji me momentin kur hyjmė pėr herė tė parė nė det pėr t`u larė dhe fillimisht na pėrshkruajnė mornica, dalim nga deti dhe kur hyjmė pėr herė tė dytė nuk e ndiejmė kėtė, ndėrsa tė nesėrmen ēdo gjė pėrsėritet nga e para. Pra emocion kam sa herė qė hyj nė mikrofon, mė pas ai shkrihet dhe unė ēlirohem.
Shumėllojshmėria e mediave nė Shqipėri mendoni se ia ka zbehur rolin radios?! Jo, aspak, fakti qė shumė media egzistojnė pėr njė vend kaq tė vogėl, ėshtė njė ēėshtje tjetėr, por, unė mendoj se nuk ka zbehje, po ndryshim tė rolit apo funksionit tė pėrdorimit nga ana e audiencės. Kohė mė parė kur nė Shqipėri ende nuk ishin krijuar radiot dhe televizionet private, radio-ia kishte qėllim informues, ndėrsa sot unė mendoj se ka qėllim argėtues, pasi janė mediat audio-vizive ato qė pėrmbushin hapsirėn informuese.
Mund tė na flisni pak mė hollėsisht pėr ideimin dhe realizmin e programeve tuaja? Po, gjithmonė mė ka pėlqyer tė jem vetė ideatore, krijuese dhe realizuese e njė pune, kjo jo se nuk ndihem e aftė tė punoj nė grup, por edhe nėse bėj njė punė me bashkėpuntor unė do ta ndjek atė nga fillimi nė fund, duke ndėrhyrė herė pas here aty ku mendoj se diēka nuk shkon. Nė fillim ideova programin Pena dhe zėra tė dashurisė, ku drejtėpėrsėdrejti nė njė hapsirė 120 minutėshe, interpretoja poezi tė zgjedhura nga penat mė tė njohura tė dashurisė, si dhe transmetoja mes tyre muzikėn mė tė bukur shqiptare kushtuar kėsaj ndjenje.
Pastaj me ndryshimin e stinės me afrimin e verės, hodha idenė e njė programi argėtues gjatė orėve tė pasdites, programit Pertej argėtimit, program qė pėrcell humor pėrmes barcaletave, informacione, muzikė, disa lloje kuicesh apo lojrash, batuta filmash shqiptarė e komunikim tė drejtpėrdrejtė pėrmes mesazheve. Programet realizohen nga unė nė mikrofon dhe tekniku nė anėn e pultit tė transmetimit. Audienca ėshtė gjithonė me ne por nė pjesėn e padukshme.
Po nė fushėn e krijimtarisė letrare, cilat janė risitė? Krijimtaria juaj i pėrket njė periudhe tė gjatė kohore.Cila ėshtė tema dhe motivi nė veprat tuaja? Nė kėtė fushė ndihem shpeshherė e frymėzuar dhe ndodh qė edhe duke parė diēka nė rrugė mė lind dėshira tė shkruaj. Ajo qė mė ka mėsuar gazetaria, mė vlen shumė edhe nė fushėn e krijimtarisė. Gjithmonė me vete laps dhe letėr, gjithēka duhet shėnuar pasi ndodh qė diēka tė kalon vetėm njėherė nėpėr mendje dhe s`kthehet mė. Kur ndihem e frymėzuar pėr tė shkruar, mė vjen idea dhe s`kam kohė, tė paktėn shkruaj temėn dhe mė pas sapo gjej hapsirėn e lirė e mbush. Ndonjėherė kėtė e bėj edhe nė hapsirėn e celularit. Pėrshembull, njė ditė me shi duke udhėtuar pashė nė njė ballkon njė lule shumė tė bukur qė po lagej. Lulja nė shi-mendova-ėshtė tamam si njė vajzė qė dikush qė e ka dashur e ka braktisur, e brishtė dhe e pambrojtur, tashmė i ėshtė dorėzuar fatit. Dhe vendosa tė krijoja njė poezi ku vajzėn e braktisur ta krahasoja me lulen e lėnė nė shi. Dhe kėshtu bėra, kėsaj here, jo nė letėr, as nė kompiuter por nė celular. Frymėzimi nuk duhet ndrydhur.
Pėrveē letėrsisė dhe gazetarisė cilat janė disa nga pasionet e tjera tuajat? Vetėm pasionet e mėdha mund ta ēojnė shpirtin drejt gjėrave tė mėdha- ka thėnė filozofi dhe shkrimtari francez Denis Diderot. Gazetaria dhe letėrsia janė dy pasionet e mia tė mėdha, tė tjerat unė mund t`i quaj thjesht dėshira, pasi mund ti plotėsoj ose jo, ndėrsa me pasionin ėshtė ndryshe, pa tė s`bėn dot, ai tė udhėheq. Dėshira pėr tė lexuar, pėr tė frekuentuar teatrin, kinemanė, bibliotekėn, aktivitetet kulturore, pėr tė mėsuar pak nga tė gjitha, pėr t`i ndihmuar tė tjerėt sadopak. Pėrgjithėsisht kam dėshirė t`i bėj mirė vetes dhe tė tjerėve.
Ju jeni gazetare profesioniste por merreni me shkrime dhe publicistikė, ēfarė ėshtė momentalisht mė me interes pėr ju? Unė them se ato ecin mjaft mirė paralel. I shoh si pjesė plotėsuese tė njėra-tjetrės, e para profesion, e dyta pasion. Profesionin e ushtroj me aq kėnaqėsi sa mė lejon ta quaj edhe pasion. Dhe pasioni mė ndihmon nė profesion.
Njė gazetar, njė shkrimtar,njė publicist kėrkon tė jetė pothuajse pėr gjithēka i informuar. Kjo ka tė bėjė kryesisht me natyrėn e personit. Thjesht doja njė pėrgjigje te shkurtėr. Si ėshtė Ana nga natyra Njė njeri shumė i etur pėr tė mėsuar dhe punuar, madje kėtė s`e kam nė masė, por me tepricė, ndonjėherė harroj se ka dhe gjėra tė tjera pėrveē punės. Gazetarin, po kam pėrshtypjen edhe shkrimtarin, po e nxorrėn nga dera do hyj medoemos nga dritarja.
Ēfarė ka botuar Ana deri tani dhe ēfarė pret ti dhuroj lexuesit? Sikurse e pėrmenda, vėllimi Poezia e zemrės tashmė ėshtė nė treg, kam pothuajse gati pėr botim vėllimin e dytė si dhe nė dorėshkrime romanin tim tė parė Sa zgjat njė pėrqafim.
Nėse do tė kishe mundėsi tė jepje ndihmėsen tėnde nė realitetin qė jetojmė ne shqiptarėt, ku mendon konkretisht qė duhet ndryshuar diēka. Pėrsa i pėrket shqiptarėve brenda kufirit ėshtė diēka tjetėr dhe pėrsa u pėrket atyre jashtė sėrish gjėrat ndryshojnė. Megjithatė nė njė pikė lidhen. Do desha qė Shqipėria tė ishte aq e madhe sa tė pėrfshinte brenda saj tė gjithė shqiptarėt kudo ndodhen, e nuk do desha qė nė ēdo skaj tė botės tė kishte nga pak Shqipėri. Duke qenė mė pranė ne do tė kishim mundėsi tė ishim mė tė fortė dhe do t`i mbronim e tejēonim mė mirė vlerat tona si popull. Nėse do mė jepej mundėsia kėtė do bėja, njė Shqipėri tė madhe.
Nėse gazetaria, letėrsia, ose publicistika nuk do tė ishte profesioni juaj, ne ēfarė profesioni do e gjente veten Ana? Askund tjetėr dhe kėtė e them me siguri tė plotė. Megjithėse e vėshtirė, tė gjithė tashmė e dimė se kjo ėshtė njė pemė qė duhen vite pėr t`i shijuar kokrrat. Ama frytet janė tė sigurta nėse punon me pasion e pėrkushtim.
Ēfarė ju benė tė lumtur dhe ēfarė ju mundon mė sė shumti? Mė lumturon ēdo gjė nė paqe dhe harmoni, dhe mė mundon gjithēka e rrėmujshme dhe e dhimbshme.
Po tė kishit mundėsin tė zgjidhnit, ku do tė kishit jetuar? Nė Shqipėri, por nė atė Shqipėrinė e madhe dhe shumė tė ndryshme pėr nga klima e zhvillimit me kėtė ku unė jetoj aktualisht.
Faleminderit !