Qendra: QSHPNG Kucove Cperfaqeson Qendra jone? Q.Sh.P.N.G. Kucove eshte ndermarja e vetme per shpimin e puseve per nafte e gaz per te gjitha llojet e puseve (kerkimi, shfrytezimi, struktural, etj.) Kjo qender te gjitha asetet e saj i ka te grumbulluara ne qytetin e Kucoves, ku perfshihen: zyrat, reparti i sherbimit, reparti i riparimit te saracineskave, si dhe dy sheshet e stacionimit te sondave.
Q.Sh.P.N.G.Kucove eshte nje nga qendrat e Kompanise Albpetrol Sh.A. Patos dhe ndodhet ne hyrje te qytetit te Kucoves.
Te dhenat historike Q.SH.P.N.G. Kucove eshte krijuar me 1959 me emertimin fillestar Ndermarja Minerare e Shpim Kerkimit numer 1. Me krijimin e saj, kjo Qender filloi aktivitetin e shpimit te puseve per nafte e gaz, duke patur nje park sondash prej 21 sonda te tipeve te ndryshme, si: 3D, 5D, BU, URB, etj. Gjate aktivitetit te saj kjo Qender ka shpuar 464 puse me metrazh 838 743 ml. Puset e shpuar jane te thellesive nga 1000 ml deri ne 5300 ml dhe jane te detyrave te ndryshme, si: struktural, kerkimi dhe deri ne ate te shfrytezimit. Ndermarja e Shpim Kerkimit ka realizuar zbulimin e vendburimeve te Divjakes, Cakranit, Ballajt, etj. Aktiviteti i kesaj ndermarje eshte shtrire ne te gjithe teritorin shqiptar. Sondat qe jane perdorur kane qene te teknologjise kineze, ruse dhe rumune. Ne kete ndermarje per realizimin e aktivitetit kane punuar specialiste te larte shpimi 75, gjeologe 43.
Mbi aktivitetin aktual te Q.SH.P.N.G. Kucove Aktualisht Q.SH.P.N.G. Kucove ka si aktivitet kryesor shpimin e puseve te naftes e gazit dhe konkretisht po shpon puse shfrytezimi per nafte ne zonen e shpimit Kuqar, Patos me thellesi 1050 ml.
Qendra realizon shpimin e puseve per nafte e gaz me kete sonda:
Sonda F-100 me kapacitet shpimi deri 2000 ml - Sonda eshte me motora elektrike me fuqi 1600 kw. Per montimin e kesaj sonde duhet nje shesh prej 3200 m2. Sonda montohet me bazament monolit ose parafabrikat. Ka kulle ne forme A, me peshe ne ganxhe 100 ton dhe eshte e paisur me 2 pompa 2PN-700
Sonda F-200 2DH-7 - Kjo sonde ka kapacitet shpimi deri ne thellesine 4000 ml, eshte sonde rumune, prodhim i viteve 1970 e paisur me motorra elektrike dhe e kombinuar me dy motora 4 Pilar me fuqi te instaluar 1430 kw, me 2 pompa 2PN-700 dhe 2 motora Diezel 4 Pilar me fuqi te instaluar 630 k.fuqi. Pesha ne ganxhe 200 ton, me kulle ne forem A, ka te nevojshme nje shesh per montim prej 4000 m2.
Sonda 2DH-100 - Kjo sonde eshte prodhim i viteve 1960 dhe ka kapacitet shpimi deri ne thellesine 1800 ml. Sonda eshte elektrike me fuqi te instaluar 760 kw, kerkon nje shesh me siperfaqe 3200 m2. Duhet theksuar qe te gjitha punimet ( ndertimet, montimi, shpimi ) kryhen nga vete Qendra me mjetet e saj.
Qendra Q.Sh.P.N.G.Kucove ne perberje te saj ka dhe dy reparte ndihmese: Reparti i Sherbimit dhe i Saracineskave
- Reparti i saracineskave - Ky repart eshte i vetmi ne llojin e tij ne gjithe sistemin e naftes dhe kryen riparime saracineskash te te gjitha tipeve dhe diametrave brenda gjithe kushteve teknike. Po ne kete repart behen dhe riparimi i armaturave te fontanes nga 140 deri 1050atm
- Reparti i sherbimit - Eshte repart ndihmes per riparimin e pjeseve te sondes dhe mbajtjen ne gadishmeri te gjithe parkut te sondave .Ky repart ben riparimin e mjeteve qe ka Qendra si atyre me zinxira (5 traktore S-100, nga keta 2 jane autovinca, 1 transporti dhe dy buldozere), nje traktor Dt-75 dhe mjeteve me goma, 3autovinxha, 2 kamiona skoda, 1 kamioncine Ford, 1 karoficine Ifa, 2 autobuza per transport punonjesish dhe 1 autoveture. Ky repart ka nje baze mekanike te fuqishme dhe specialiste te kualifikuar.
Çfare sherbimesh afron kjo Qender - Shpim pusesh per nafte e gaz deri ne thellesine 4000 ml ne te gjithe zonat naftembajtese te Shqiperise.
- Shpim pusesh per uje mbi thellesine 500 ml.
- Shpim pusesh per qellim studimi.
- Punime ndertimore si shtrim tubacionesh te ndryshme dhe te dimensioneve te ndryshme (te cilat i kemi bere edhe me punimet e deritanishme).
- Riparim saracineskash te gjithe tipeve dhe diametrave brenda gjithe kushteve teknike. Po ne kete repart behet riparimi i armaturave te fontanes nga 140 deri 1050 atm. Eshte i vetmi repart i specializuar per kete problem.
- Kryejme nderhyrje teknike ne puse te bllokuar, likujdim avarish, shkulje kollonash, berje gryka pusi.
Per kryerjen e sherbimeve te siperpermendura Qendra ka nje repart sherbimesh me baze mekanike te fuqishme dhe me specialiste te kualifikuar.
Kontaktet:
Q.SH.P.N.G. Kuçove - ALBPETROL Sh.a.
Adresa: "1 MAJ" Kuçove, Albania
Tel: + 355 311 222 81 & +355 311 222 62
Fax: + 355 311 222 81
Email: qshpngku_albp@albpetrol.net
Website: www.albpetrol.net