Ermali
|
Roli i programeve universitare pėrballė sfidave globale gjuhėsore. (Njė shkrim nga Helena Grillo nė Gazetėn Standart) Nė kėto vitet e fundit, globalizmi ėshtė bėrė shpesh objekt diskutimesh tė shumta kulturore, ekonomike, shoqėrore, etnike dhe gjuhėsore. Kėto diskutime, natyrisht qė i ka nxitur ballafaqimi i kulturės shqiptare me kultura tė tjera perėndimore. Gjithsecili nga ne qė zotėron njė kulturė gjuhėsore minimale ka arritur tė kuptojė qė ky ballafaqim shpesh e vė gjuhėn shqipe pėrballė sfidash tė mėdha. Ėshtė detyrė e ēdo shqiptari e ēdo intelektuali qė tė japė ndihmesėn e vet me tė vetmin qėllim: qė sfida tė pėrballohet sa mė lehtė e shqipja tė dalė nga kjo sfidė jo e copėzuar, e shprishur dhe e rrafshuar, aq sa ashtu si luftėtari qė del nga beteja tė mos ketė mundėsi tė gėzojė fitoren e vet. Tė tėrhequr nga gjithė ky proces, pėr tė mos u dukur se po luftojmė me mullinjtė e erės, shpesh vėrejmė dukuri e procese gjuhėsore qė bien ndesh me normėn e njehsuar standard, pa u thelluar nė shkaqet konkrete, tė cilat dalėngadalė po ngrehin kėtė ngrehinė gjuhėsore qė gjuhėtarėt e albanologėt kanė vite qė pėrpiqen ta mbajnė tė pacenueshme, tė aftė pėr tė pėrballuar sfidat e epokės globalizuese. Nė kumtesėn me titull Mbi disa ēėshtje tė traditės sė shkrimit dhe tė drejtshkrimit tė shqipes mbajtur nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe prof. E. Ēabej shkruan: Me industrializimin e jetės sė vendit, gjuha, duke u modernizuar, bjerr vazhdimisht pjesė tė elementeve tė saj (......) Mė rėndėsi se ēėshtja nėse njė fjalė do tė shkruhet me e apo me ė, me j apo me nj fundore, ka parimi qė fjalia tė jetė e ndėrtuar sipas ndėrtimit vetjak tė shqipes, jo tė njėrės a tjetrės gjuhė tė huaj... Pėr tė arritur kėtu natyrisht qė nuk do tė mjaftonte vetėm puna e gjuhėtarėve, por janė politikat arsimore e planifikimi arsimor qė luajnė rol tė rėndėsishėm nė kėtė proces. Pėr tė pėrballuar kėtė globalizim nevojiten mėsues e studiues seriozė me dije tė qėndrueshme. Do tė pėrpiqemi tė trajtojmė nė kėtė shkrim rolin e programeve universitare, tė cilėt ndikojnė drejtpėrdrejt nė formimin e mėsuesve, studiuesve, redaktorėve, korrektorėve letrarė, madje edhe shkrimtarėve, ndonėse kėta kanė liri tė zgjedhjes gjuhėsore. Nėse do tė thellohemi nė programin e Departamentit tė Gjuhės e Letėrsisė Shqipe qė ofron Universiteti Ismail Qemali Vlorė, do tė vinim re se ky program ėshtė ofruar pa u studiuar me kujdes e madje do tė thoshim qė vihen re defekte serioze, tė cilat ndikojnė nė formimin e pėrgjithshėm tė studentėve tė diplomuar. Duke mos u diskutuar nė departament e nga specialistė tė gjuhės e letėrsisė, natyrisht qė ky program nuk mund tė ofrojė cilėsinė e nevojshme. Vendimi arbitrar i rektorit Tanush Shaska pėr heqjen e seminareve pėrkatėse nė ēdo lėndė shkakton mungesa nė formimin e pėrgjithshėm, si gjuhėsor, ashtu edhe letrar. Nėse njohėsit dhe mėsuesit e ardhshėm tė gjuhės e letėrsisė shqipe nuk do tė punojnė me ushtrime e diskutime nė grupe mė tė vogla, atėherė do tė vihej nė dyshim realizimi i plotė i objektivave lėndore, pėrvetėsimi me sukses i shumicės dėrrmuese tė programit, gjė qė do tė vinte nė dyshim edhe cilėsinė e diplomės sė ofruar nga Universiteti i Vlorės. Nėse tė gjitha kėtyre mungesave do ti shtonim edhe mungesėn e njė stafi akademik tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar sfidat e sotme tė shoqėrisė (pohim ky i rektorit tė universitetit), atėherė cilėsia e diplomave tė ofruara rrezikohet seriozisht. Nė fakt, cilėsia e kėsaj diplome diskutohet duke pasur parasysh se punohet nė grupe shumė tė mėdha. Nėse tė gjitha kėtyre mungesave do ti shtonim edhe mungesėn e njė stafi akademik tė pėrgatitur pėr tė pėrballuar sfidat e sotme tė shoqėrisė (pohim ky i rektorit tė universitetit), atėherė cilėsia e diplomave tė ofruara rrezikohet seriozisht. Nė fakt, cilėsia e kėsaj diplome diskutohet duke pasur parasysh se punohet nė grupe shumė tė mėdha. Nėse i hedhim njė sy faqes zyrtare tė universitetit, vėrehet raporti 1 pedagog / 450 studentė (Arti i tė shkruarit), 1 pedagog / 120 studentė (Gramatikė historike, Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe, Histori e drejtimeve letrare). Njė faktor tjetėr qė rrezikon cilėsinė ėshtė edhe vendimi i rektorit pėr heqjen e monopolizimit tė lėndėve. Meqė jemi duke aplikuar ekonominė e tregut, me sa duket, edhe nė sistemin arsimor (njė iniciativė e rektorit) vendoset qė njė pedagog tė zhvillojė 2, 3, madje ndonjėherė edhe 4 lėndė. Duke mos dyshuar nė aftėsitė akademike tė stafit, nė kundėrshtim me rektorin Shaska, i cili shpesh e pohon kėtė, ēdo njeri me mend nė kokė e kupton sfilitjen dhe torturėn e kėtyre pedagogėve, tė cilėt, veē ngarkesės, duhet tė pėrballojnė edhe kapėrcimet nga fushat pėrkatėse. Kjo bėn qė secili tė heqė dorė nga fushat e specializimit pėrkatės e pedagogė tė specializuar pėr letėrsi, nė emėr nuk e di tė cilit parim, tė zhvillojnė lėndė shumė tė rėndėsishme gjuhėsore. Pohojmė se duke mos u trajtuar problemet nga specialistė pėrkatės, studentėt dalin tė pakėnaqur e pa pėrvetėsuar as njohuritė mė minimale nė kėto fusha. A munden vallė kėta tė pėrballen me sfidat e gjuhės dhe zhvillimet e sotme letrare, ku realisht kėrkohen gjithnjė e mė shumė specialistė e njerėz tė aftė pėr tė dhėnė kontributin e tyre aq tė nevojshėm e tė domosdoshėm? Duke u dhėnė pėrparėsi diplomave perėndimore, rektori Tanush Shaska mendon se gjuha shqipe mund tė mėsohet mė mirė nė Perėndim. Nėse do ti hedhim njė vėshtrim faqes zyrtare nė rubrikėn Vende pune, aty edhe aplikimi bėhet nė gjuhėn angleze. Kjo ėshtė njė prirje e pėrgjithshme e tė gjitha aplikimeve e nuk nxit konkurrencėn e ndershme, pasi jo tė gjithėve u ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė studiuar nė Perėndim. Ky kriter nuk favorizon e nxit njohjen e thellė dhe serioze tė gjuhės amtare. Favorizimi nė sferėn e punėsimit tė atyre me njohje tė gjuhėve tė huaja, po jo edhe tė shqipes (shpesh nė konkurset pėr punėsim kushti kryesor qė kėrkohet tė plotėsohet, ėshtė njohja e anglishtes, ndėrsa pėr shqipen nuk kėrkohet plotėsimi i asnjė lloj kushti, edhe nė vendet e punės ku punohet, nė rend tė parė, me gjuhėn shqipe, ndėrsa dihet se cila ėshtė pėrgatitja gjuhėsore e brezit tonė tė ri). Natyrisht qė rektori duhet tė tėrheqė kuadrot mėsimdhėnėse qė kanė kontribute nė fushat pėrkatėse shkencore e profesionale. Kjo do tė rriste cilėsinė e mėsimdhėnies e plotėsimi I kėtij kushti do tė ndikonte drejtpėrdrejt nė cilėsinė e studentėve tė diplomuar. Mendojmė se cilėsia nuk rritet duke shtuar semestrat (jashtė ēdo ligji pėr arsimin e lartė) e duke aplikuar sistemin e kurseve me pagesė tė sezonit tė verės. Vetėm studentėt e Universitetit tė Vlorės detyrohen tė blejnė kredite nga Universiteti Shtetėror Ismail Qemali Vlorė.
|