Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/06/10 ne 15:21:55
Te reja:


Faqet: 1
Ndihma te ndryshme (Lexuar 605 here)
Ermali
Moderator
*




Postime: 1508
Gjinia: male
Ndihma te ndryshme
03/26/09 ne 15:42:51
 
Si te plotesoni nje CV:
 
Curriculum Vitae  
Emri:
Adresa:
Numri i Telefonit:
Email:  
Ditelindja:                                                        
Kombesia:

 
 
Edukimi & Kualifikimet
(Ne fillim vendosen me te fresketat, psh. Master, Universitet, Shkolle e Mesme)
 
Datat         Universiteti/Shkolla e Mesme/ 8 vjeēare - Kualifikimet                
 
 
Historiku i Punesimit tuaj
(Ne fillim vendosen me te fresketat)  
 
 
Datat        Vendi i Punes – Pozicioni/Titulli
Liste e shkurter e pergjegjesive dhe aftesive kyē si serioziteti, komunikimi, negocimi, inisiativa, puna nen tension apo dhe me orar te zgjatur.                  
 
 
Aftesite
Kjo duhet te jete nje liste me pika per aftesi te tjera sikurse jane gjuhet, aftesite kompjuterike, patenta e makines  
 
 
Hobet dhe Interesat
 Liste me pika per interesat dhe hobet
 
 
Referencat
Dy referenca me emra, adresa dhe numra telefoni. Referencat mund te jene prej punedhenesit tuaj, kujdestarit/lektorit tuaj apo dhe mik i familjes qe ju njeh ju prej 5 a me shume vjetesh.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Juno
Anetar i vjeter
***


Newbie

Postime: 175
Gjinia: male
Re: Ndihma te ndryshme
Pergjigju #1 - 03/27/09 ne 12:20:04
 
Ne lidhje me temen e mesiperme do te jepja disa keshilla.
 
Eshte e vertetuar qe lexuesi krijon pershtypje brenda 30 sekondave te para te leximit. Keshtu qe kini parasysh ti mbani gjerat KIS (keep it simple).
 
Zgjidhni nje 'template' cv nga  faqja zyrtare e Microsoft Office.
 
Mundohuni mos te kaloni dy faqe.
 
Mbaheni informacionin 'up to date'. Eksperjenca e punes, puna akademike etj mos te jene me te vjetra se 2-3 vjet.
 
Qendroni fleksibel duke e hartuar CV ne baze te vendit te punes qe jeni duke aplikuar. Selektoni vetem ato eksperjenca dhe informacione tuajat qe jane te vlefshme per nje pune te caktuar.
 
Ne lidhje me referencat kini parasysh te keni ne fokus gjithmone disa persona (petagog, kolege pune, shefa etj). Krijoni pershtypje te mire tek keta njerez. Tregohui te hapur. Tregoni ju. Eshte ndonjeher e veshtire per njerzit te bejne referenca per individ qe nuk i njohin fort dhe eshte e lehte ti pikasesh keto refrenca te dobta.
 
Paci fat
Kthehu ne krye
 
 

the sky is the limit
Shiko Profilin   IP Logged
Atlantia
Anetar i vjeter
***


Anetar i ri

Postime: 151
Re: Ndihma te ndryshme
Pergjigju #2 - 03/27/09 ne 13:04:04
 
Shume interesante dhe te vlefshme keto keshillat Juno ..  
Faleminderit ..
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Kucovari
Anetar i vjeter
***


I love Kuēova!

Postime: 111
Gjinia: male
Si mund tė merrni njė kredi hipotekare nė bankė
Pergjigju #3 - 06/12/10 ne 06:24:47
 
Si mund tė merrni njė kredi hipotekare nė bankė
 
Kriteret qė duhet tė plotėsoni dhe si bėhet vlerėsimi i pasurisė
 
Laureta Rryēi - Gazeta Albania
Kredia hipotekare ėshtė linjė krediti qė jepet nga institucionet financiare (bankat) nė mėnyrė qė huamarrėsit t'i pėrdorin ato pėr tė blerė njė shtėpi ose pėr ndėrtimin e njė prone tė destinuar pėr banim. Zakonisht, kreditė pėr shtėpi mbulojnė njė pėrqindje tė vlerės sė pronės (70% apo mė tepėr) dhe kanė periudha shlyerjeje qė arrijnė deri nė 20 vjet, ose edhe mė shumė (banka tė ndryshme aplikojnė afate tė ndryshme). Huamarrėsi e shlyen huan/kredinė gjatė njė periudhe tė zgjatur, me njė pėrqindje interesi tė pėrshtatshme pėr tė kompensuar huadhėnėsin/kreditorin pėr shpenzimet me tė cilat pėrballet gjatė pėrgatitjes sė huas dhe pėr riskun qė institucioni merr pėrsipėr.  
 
 
Kriteret
 
Kontratė/marrėveshje e kredisė hipotekare pėr individin ėshtė marrėveshja sipas sė cilės njė bankė i jep ose premton t’i japė kredi njė individi, i/e cila plotėson njėkohėsisht karakteristikat e mėposhtme: ka si objekt blerjen ose ndėrtimin e plotė ose tė pjesshėm tė njė prone tė destinuar pėr banim (shtėpi, apartament) dhe kredimarrėsi ėshtė blerėsi ose poseduesi i kėsaj prone tė destinuar pėr banim. Njė kredi hipotekare mund tė pėrdoret pėr blerjen, rikonstruksionin ose mobilimin e njė shtėpie duke bėrė vetėm njė pagesė mujore tė vlerės sė investimit. Kredia hipotekare zakonisht garantohet me objektin qė po blihet/rikonstruktohet apo rinovohet, duke i dhėnė mundėsinė kredidhėnėsit tė jetė i garantuar nė rast se klienti nuk e shlyen kredinė.  
 
 
Vlerėsimi
 
Vlerėsimi i pronės ėshtė njė pėrllogaritje e vlerės sė pronės sipas tė dhėnave tė caktuara, e pėrcaktuar nga njė vlerėsues profesionist i kualifikuar apo nga njė vlerėsues pronash. Vlerėsimi i pronės qė do tė shėrbejė si kolateral pėr bankėn ėshtė njė nga dokumentet me tė rėndėsishėm pėr bankėn. Bazuar mbi vlerėn e nxjerrė nga eksperti banka bazon dhe vlerėn e kredisė (nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara). Vlera e pronės mund tė bazohet nė kostot e zėvendėsimit, shitjet e pronave tė krahasueshme apo nė kapacitetin e pronės pėr tė prodhuar tė ardhura. Vlerėsimet pėrfshijnė njė inspektim fizik tė pjesės sė brendshme dhe tė jashtme tė njė enti banimi, si edhe njė vlerėsim tė zonės pėrreth. Rezultatet e kėtij inspektimi mė pas paraqiten nė njė raport vlerėsimi qė evidenton ēdo kusht qė mund tė ketė ndikim negativ nė vlerėn e pronės, si p.sh. nėse ka nevojė pėr riparime pėr ta bėrė shtėpinė tė banueshme apo nė rastin e ekzistencės sė kushteve negative tė mjedisit. Tė gjithė vlerėsuesit duhet tė ndjekin udhėzimet specifike dhe standardet profesionale tė pėrpiluara pėr tė siguruar qė vlerėsimet e tyre janė tė sakta dhe qė pėr tė arritur nė to ėshtė pėrdorur njė metodologji konsistente. Momentin qė ka pėrfunduar inspektimi nė vend, vlera e pronės mund tė pėrllogaritet me dy mėnyra: E para pėrmes krahasimit tė pronės nė fjalė me objekte/shtėpi tė tjera tė krahasueshme qė janė shitur kohėt e fundit nė komunitetin nė fjalė, e dyta pėrmes pėrllogaritjes sė kostos tė ndėrtimit tė njė pronė tė ngjashme nė ditėt e sotme, d.m.th. pėrmes llogaritjes sė kostos sė zėvendėsimit.  
 
 
Pėrse duhet bėrė vlerėsimi?
 
Vlerėsuesit japin njė kontribut shumė tė rėndėsishėm nė vendimmarrjen e bankės pėr miratimin ose jo tė kredisė. Asnjė kredi hipotekare nuk jepet nėse nuk disponohet informacioni mbi vlerėn e objektit qė do tė shėrbejė si garanci pėr kredinė. Bazuar mbi vlerėn e pronės sė nxjerrė nga vlerėsuesi, banka vendos dhe vlerėn e financimit tė kredisė (pa diskutim duke parė dhe kriteret e tjera). Raporti i vlerėsimit qė pėrgatitet pėr qėllime tė bankės nė radhė tė parė duhet tė pėrmbajė informacionin mbi inspektim tė brendshėm dhe tė jashtėm tė objektit. Elemente tė tjera tė vlerėsimit janė: Subjekti: informacioni bazė si p.sh. adresa, pėrshkrimi ligjor i pronės, emri i huamarrėsit (huamarrėsve). Kontrata: informacion mbi kontratėn e shitjes ose paraprake. Vendndodhja: tė dhėna mbi pėrmasat, zonimi dhe aksesi ndaj fasiliteteve tė tjera, foto tė objektit si dhe tė dhėna mbi shifra krahasuese pėrsa i takon vlerės sė shitjes. Tė dhėna: karakteristika fizike tė pasurisė si mosha e pronės, materiali ndėrtimore, dhe kushtet reale tė gjendjes sė objektit. Hartat pėrkatėse, tė cilat tregojnė vendndodhjen e pronės nė raport me pronat e tjera tė krahasuara qė janė pėrdorur nga vlerėsuesi si referentė.  
 
 
Kush e kryen vlerėsimin?
 
Vlerėsimi kryhet nga specialistė, tė cilėt janė nė gjendje tė kuptojnė dhe tė nxjerrin nė mėnyrė profesionale vlerėn e njė objekti. Vlerėsuesi ėshtė njė profesionist i licencuar qė mund tė jetė i punėsuar nė institucionin financiar, apo njė furnitor i jashtėm, i miratuar nga njė huadhėnės. Pėr shmangien e konfliktit tė mundshėm tė interesit, vlerėsuesi gjithmonė zgjidhet dhe mbahet nga njė huadhėnės dhe asnjėherė nga njė huamarrės apo nga shitėsi i pronės. Vlerėsuesit si ēdo profesion tjetėr e ushtrojnė atė nė bazė tė licencimit pėrkatės. Nė Shqipėri, licencimi i vlerėsuesve tė pasurive tė paluajtshme bazohet nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave tė 1996-s dhe rregulloreve tė Ministrisė sė Punėve Publike. Gjithashtu vlerėsuesit, si privatė, ashtu dhe ata shtetėrorė, kanė krijuar Shoqatėn e tyre tė Vlerėsuesve tė Pasurive tė Paluajtshme duke u pėrpjekur pėr unifikimin e standardeve dhe shkėmbim tė ideve dhe eksperiencave. Vlerėsuesi ėshtė enti qė pėrpiqet tė nxjerrė vlerėn e objektit nė kushte aktuale (duke marrė nė konsideratė vlerėsimin e tė ardhurave qė mund tė gjenerohen nga objekti nė vlerėsim nė tė ardhmen). Nė shumicėn e rasteve vlerėsimi i pasurisė – objekt garancie paguhet gjithnjė nga klienti. Ka banka qė pagesėn e vlerėsuesit e kėrkojnė tė bėhet nė fillim tė procedurės (para aprovimit zyrtar tė kredisė, qė do tė thotė se kjo pagese kėrkohet tė bėhet dhe nėse kredia refuzohet) dhe banka tė tjera qė e kėrkojnė kėtė pagesė tė kryhet pas pėrfundimit tė procedurave tė miratimit tė kredisė.  
 
 
Dokumentet mė tė rėndėsishme qė klienti duhet tė paraqesė nė bankė  
 
Vėrtetimi i tė ardhurave mujore
 
Njė nga dokumentet mė tė rėndėsishėm nė analizėn e kėrkesės pėr kredi ėshtė vėrtetimi i tė ardhurave personale tė huamarrėsit kryesor dhe bashkėhuamarrėsit.  
Lloji i dokumentacionit tė kėrkuar nga njė huadhėnės ndryshon nė varėsi tė burimit tė tė ardhurave dhe nga informacioni qė ėshtė pėrgjithėsisht disponibėl nė treg.  
Tė ardhura nga paga. Pėr punonjėsit me pagesė, huadhėnėsi duhet tė kėrkojė sė paku njėrin prej dokumenteve qė vijojnė mė poshtė:  
* Letėr nga punėdhėnėsi qė tė vėrtetojė se huamarrėsi ėshtė aktualisht i punėsuar dhe tė dokumentoje vitet e punės dhe pagesėn aktuale. Kjo letėr duhet tė jetė e lėshuar brenda kufirit tė 30 ditėve dhe jo mė vonė se kaq. Borderonė apo ndonjė formė tjetėr njoftimi pagese qė nga tre periudhat e fundit tė pagesės. Borderoja nuk duhet tė jetė mė e vjetėr se 30 ditė. Nė rast se nuk ka bordero disponibėl, huadhėnėsi mund tė zgjedhė tė pėrdore deklaratat bankare qė tregojnė hyrjet e zakonshme tė pagesės nė njė llogari kursimesh apo rrjedhėse, si njė mėnyrė alternative qė dokumenton rrjedhėn e tė ardhurave tė aplikantit. Nė tė tilla raste, depozita e fundit e regjistruar nuk duhet t’i ketė kaluar 30 ditėt.  
* Disa banka mund tė kėrkojnė vėrtetime tė mėparshme nė rast se aplikanti ka mė pak se tre vjet nė punėn aktuale, qė tė dokumentojė vitet e aplikantit nė atė punė, pagesėn qė merrte nė momentin e largimit, dhe arsyet e largimit.  
Tė ardhurat nga vetėpunėsimi. Nė pėrgjithėsi ėshtė mė e vėshtirė tė verifikohen tė ardhurat e aplikantėve tė vetėpunėsuar dhe tė pronarėve tė sipėrmarrjeve. Vendimi pėr gjykimin e tyre bėhet mbi bazėn e rentabilitetit afatgjatė tė biznesit tė aplikantit.  
 
Ndėr dokumentet qė njė huadhėnės mund tė kėrkojė pėr tė verifikuar tė ardhurat nga vetėpunėsimi qė pretendohen nė aplikim mund tė pėrfshihen:  
* Deklarata tatimore qė raportojnė tė ardhurat nga ēdo burim vetėpunėsimi pėr tre vitet pararendėse, sipas disponibilitetit.  
* Pasqyrat financiare pėr tre vitet pararendėse pėr ēdo biznes qė prodhon/siguron tė ardhurat e pretenduara nga vetėpunėsimi. Nė rastet kur janė disponibėl, kėto pasqyra duhet tė jenė tė certifikuara pėr saktėsinė e tyre nga njė auditor i pavarur qė nuk ka lidhje me kėtė biznes.  
* Deklarata bankare qė tregojnė depozitime tė rregullta nė llogarinė rrjedhėse apo tė kursimit tė aplikantit pėr 12 muajt pararendės.  
Tė ardhura informale. Disa burime tė ardhurash mund tė jenė veēanėrisht tė vėshtira pėr t’u dokumentuar, sidomos pėr individėt qė janė tė punėsuar nė sektorin informal dhe paguhen me para nė dorė (cash). Mund tė ketė banka qė marrin parasysh dhe tė ardhura nga burime informale.  
Kur kėto dokumente paraqiten nė bankė, banka ka tė drejtėn qė tė bėjė verifikimet e veta pas pėlqimit tė dhėnė nga aplikanti.  
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Faqet: 1