Ermali
Moderator
Postime: 1508
Gjinia:
|
Pasaporta e vetme e qytetėrimit, ka emrin e sė nesėrmes (shėnime dhe mbresa nga festivali i 27-tė i kulturės ne emigracion ) Njė ftesė e ardhur nga komisioni ndėrkombėtar i emigracionit K.L.A.E, Luxenbourg, ishte prologu i njė kėnaqėsie tė veēantė, pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival. Ėndėrr dhe respekt njėkohėsisht. Shumė ditė para se tė nisesha, ngjasoja me njė fėmijė qė pret me padurim tė fillojė pėr here tė parė shkollėn dhe nė tė njėjtėn kohė stresohet i emocionuar se ėshtė ende i vogėl pėrballė saj. Dhe vėrtet isha i tillė pėrpara njė manifestimi aq madhėshtor, me pėrmasa gjithė multietnike. I ftuar sė bashku me dy krijues tė tjerė, qė janė botuar dhe banojnė pėrkatėsisht nė Francė dhe Zvicėr, Ylljet Aliēkėn dhe Besa Myftiun, do tė ishim protagonistėt e tre mbrėmjeve tė festivalit, duke dhėne jo vetėm eksperiencėn e punės sonė, si krijues, por edhe duke theksuar cilėsi dhe elementė tė traditės, nė vendet ku kemi emigruar e mbijetojmė. Deri diku, tė tre, kishim detyruar vendet ku kemi emigruar, tė pranonte vlera dhe vepra tė shkruara nė gjuhėt pėrkatėse, por qė mbanin aromė tradite dhe flisnin tė frymėzuara nė gjuhėn e kombit shqiptar. Nė mes 40 shteteve pjesėmarrėse, edhe ne, do tė tregonim recetat tona tė krijimtarisė, pėrballė kuzhinės sė avancuar tė kulturės botėrore, duke biseduar. Ditėt prej 19 deri 21 mars, ishin ditė tė tilla premierash, ku ndjeva veten se i takoja tė gjithėve dhe kisha kombėsinė e tė gjithėve, me tė veēantėn dhe individualitetin tim. Tė gjithė tė njė ngjyre, tė njė mendimi dhe tė njė ideje, atė tė ėndrrės, pėr ta bėrė tė nesėrmen, pasaportėn e vetme tė kulturės qytetėruese. Kėshtu u nisa dhe unė drejt Luxenburgut, qytetit-shtet, qė pa ndrojtje do tė thosha se ishte enigmė boshe e dijeve tė mija. Pėrkonte dhe me njė festė tjetėr ikja ime. Festėn e poezisė, pėr tė cilėn isha pėrgatitur shpejt pėr takimet e mia me lexues grekė nė diskutim tė librit tė fundit poetik Ku tė kėrkoj tė falur. Kėshtu, edhe vargjet dhe librat e mia udhėtuan drejt festivalit, veshur me rrobat e njė tjetėr feste emocionuese. Sa e denjė ishte poezia ime, pėrballė njė frymėzimi tė tillė manifestues...? Evropa e panjohur deri atė ēast, mė uroi mirėseardhjen me stacionin e parė tė zbritjes nė Bruksel. Miqtė organizatorė me B. Hazizajn nė krye, donin tė mė sygjestiononin me surprizat e tyre, qė nė ditėn e parė. Vizita dhe njohje, sqarime pėr organizimin e festivalit, dhe nė fund, mė paralajmėruan se do tė bombardohesha me pyetje pėr krijimtarinė time, mbasi njihesha dhe isha lexuar mė parė jo vetėm nga specialistė dhe filologė, por dhe nga simpatizantė dhe dashamirės tė metaforės poetike. Me Bashkimin kishim 30 vjet pa u parė. Qysh atėherė kur ai vazhdonte liceun artistik pėr pikturė, dhe unė mes talenteve tė reja tė rrethit tė Beratit me apasionantin Ylli Polovina kryetar tė degės sė lidhjes. Pastaj tė gjithė kishim emigruar dhe koha kishte fshirė adresat e njohjes. Dhe tani, mbas kaq e kaq vjetėsh, faqet e internetit dhe tė veprave tė botuara , na kishin afruar shoqėrinė e dikurshme tė rinjohjes. I entuziazmuar dhe i stresuar, Brukseli me ngjasoi me njė muze gjigant, ku e vjetra, tradita dhe gjallėria e sė sotmes, plotėsonin njė papirus kulture dhe pamjesh, qė kėrkonin kohė pėr tu studiuar. Kisha marrė vetėm fotokopjen e kėtij qyteti evropian, sa pėr shijė tė parė, nė oreksin e ditėve tė mė pastajme. Befasia tjetėr ishte bashkėshoqėruesi dhe miku im Hazizaj, ku nga adoleshent i dikurshėm, ishte shndėrruar nė njė burrė tė pjekur dhe me dije, ku thinjat e freskėta, i jepnin mė shumė hijeshi kulturės evropiane tė vjedhur, me shume pėrpjekje dhe shkollim... Deri nė Luxenbourg, si ndjemė kilometrat dhe kohėn e ikur, mbasi miqtė e mi mė plotėsonin jo vetėm kureshtjen time, por mbushnin ēdo boshllėk qė kishte tė bėnte me tė veēantėn e festivalit. Specifikja , ishte ajo, se ky festival, pėr tė 27 herė, theksonte me shumė energji faktin se emigrantėt, kudo qė tė ndodhen, janė diametri i njė rrethi qė pėrkufizon tė ardhmen e kulturės dhe qytetėrimit. Janė si tė thuash, pjesė e njė mozaiku kohor, qė pa ata, do ti mungonte bukuria dhe shkėlqimi. Janė freskia e ajrit tė sotėm, atmosfera avancuese e sė nesėrmes. Kjo gjė, mė kishin ngarkuar emocionalisht, qė edhe pse me anglishte tė ēalė, si pėrgjigjej pothuajse fare kureshtjes Kuptoheshim me dritėn e tė folurit dhe me ngjyrėn e fjalės. Pėr herė tė parė vėrtetova njė dyshimin tim, se sinqeriteti ėshtė kodi me efikas i nėnkuptimit... Qyteti-shtet, mu fashit si njė teatėr i madh kukullash, qė pret njė premierė tė re. Karakteri alpin i ndėrtesave, rrugėt e pastra me parqe qė akoma dremisnin nė gjumin e dimrit,mė vunė para syve peizazhe tė tjera ngjyrash nė lyerjen e shtėpive, aq shumė tė freskėta, sa pėr njė ēast mė kaloi nėpėr mėndje mendimi se ishin lyer enkas pėr mua! Njė qytet tepėr autoritar, disi mistik, i ftohtė, me njerėz tė paktė nė rrugė dhe qė pėrshėndesnin me lėvizje tė kokės, si tė kishin frikė mos lėndonin ajrin. Pėr ne mesdhetarėt, duket disi e trishtė nė fillim, veē, mbasi kupton se si qarkullon dhe organizohet jeta, asgjė smbetet e pa shpjegueshme. Zhan Filip, njė nga organizatorėt e festivalit, mė thotė se kėtu njerėzit nė tė njėjtėn kohė respektojnė vetveten dhe ligjin. Kanė komunikimin e mė tė thjeshtit, dhe e quajnė tė tepėrt shqetėsimin brenda vetes.Janė aq paqėsorė dhe tolerantė, sa askush sbėhet kurioz nė ēgjuhė komunikon e ē thua, rėndėsi ka qė tė jesh i unifikuar me hapin e punės, respektit, pėrkushtimin dhe pozicionin tėnd pėrballė shtetit... Njerėzit, miku im, mė tha nė fund, japin dhe shkėmbejnė me njėri tjetri dritėn... kjo mjafton pėr tu kuptuar.... Me zonjėn Paka Rimbau komunikonim nė greqisht. Mė tha, se atė pak qė kishte mėsuar, ishte detyruar tė shuante kureshtjen e saj, se sa ėmbėl do tė tingėllonin vargjet e poetėvė klasikė grekė, si dhe tė kohės sė mėvonėshme. Kur e mori vesh se O. Eliti, ishte poeti im i adhuruar, recitoi pa marrė frymė, pambarim vargje tė tija. Spanjolle nė origjinė, bisduam sė bashku, qė nga krijimet e Markos Ana e deri tek Gabriel Markes. Fjalėn e parė tė mirėseardhjes nė gjuhėn greke ma dha ajo e para, duke mė dhėnė dhe mėsimin e vyer, si tė respektosh dhe dashurosh gjuhėn e vendit ku ke emigruar... Miqtė e tjerė, organizatore tė festivalit si F.Bariozi, J.Kambera, A.Helpikuet, C.Skenier e shumė tė tjerė, mė bėnė tė ndihem si ata dhe jo mysafir dhe i ftuar. Mė futėn nė rrjedhėn e ritmeve tė tyre tė punės, duke ndjerė veten gjithėkombėsh, qė krijon dhe mendon shqiptarisht, i ingranuar nė unitetin e fjalės sė qytetėruar. Dashur pa dashur, isha bėrė edhe unė njė copėzė e atij mozaiku shumėkulturor, qė ato ditė shkėlqente mė shumė, nė atė pėrvjetor tė tij tė 27-tė. S kishte kaluar ende dita e parė dhe isha njohur me shumė miq, poetė dhe prozatorė nga i gjithė globi. Qė nga Sumana Sinha nga Kalkuta qė jetonte nė Francė, e deri tek Lu Long nga Taivani, nga Kemal Musiē nga Bosnja... e deri tek Sergio Puente nga Peruja...Shkėmbenim librat e njėri tjetrit, e-mail-et, bėnim fotografi tė pėrbashkėta dhe pyesnim duke sqaruar metaforikisht temat dhe mendimet qė kishim lėvruar nė veprat tona..Po atė ditė perkthyesja ime Mirela, qė me tė qeshur i thosha se ishte gjysma e ime, mė tha se kishte kėrkuar tė mė njihte shkrimtari italian, Piero Simoneli, qė interesohej pėr poezinė time. U takuam vonė, dhe respekti i tij, edhe pse kanė kaluar kaq ditė, akoma mė pėrmbyt ndjenjat...Ftesėn dhe adresėn e tij, i quaj reliket mė tė ēmuara tė dashurisė pėr fjalėn dhe qytetarinė e sė nesėrmes... Dita e parė e festivalit ishte mbyllur me njė takim tepėr interesant me studentėt e fakultetit tė filologjisė, ku edhe pse nuk isha unė referuesi i mbrėmjes,tė rinjtė u grumbulluat duke mė mbytur me pyetje nga mė tė ndryshmet, qė kishin tė bėnin me karakterin njerėzor tė poezisė dhe detajet ndėrtuese tė saj. Kisha fituar eksperiencėn e parė pėr tu pėrgatitur pėr ditėn e nesėrme, ku midis specialistėve, lexuesve, gazetarėve dhe televizionit, do tė debatonim pėr kulturėn, krijimtarinė, tė drejtat e njeriut nė emigracion dhe metaforėn e poezive tė mia, ku i mahnitur nga befasia e njohjes nga ana e njė grupi lexuesish, u mbėrtheva nė planin e njė debati shumė poetik dhe emocionues. Tashmė, nė rolin e nxėnėsit qė pėrthith gjithēka, qė mė pėrpara ska mundur ti ndjejė, u ngjita nė sallėn e konferencave me Ylljetin dhe Besėn, duke ju shmangur paraqitjes klasike tė prezantimi letrar. Nėn shikimin e mbi 200 pjesėmarrėsve, theksuam arritjet e kulturės dhe tė krijimtarisė, duke nxjerrė nė pah rolin qytetėrues tė traditės dhe fjalės shqipe, kudo ku kishim emigruar. Salla skuqte nga flamujt dhe kėngėt popullore shqiptare, qė ishin pėr sfond, e bėnin mjedisin mė shumė kombėtar. Mė dukej , sikur isha mes bashkėpatriotėve, edhe pse pjesa dėrrmuese, ishin tė huaj qė ndiqnim me kėrshėri dhe simpati pėrgjigjet tona. Pati raste tė tilla, ku e lexoje lehtė kėnaqėsinė nė sytė e pjesėmarrėsve, dhe ishin tė huajt qė nisnin tė parėt duartrokitjet. Kisha improvizuar njė poezi tė vogėl duke luajtur me emrat tanė Luan-Ylljet-Besa, ku duartrokitjet shkuan deri nė ovacion. Debati letrar ishte kaq i ēiltėr dhe pikant, saqė edhe pėrkthyesja ime Mirela, nuk arrinte tė shėnonte tė gjitha pyetjet. Isha ēliruar nga emocionet prej syve tė shumtė qė mė ndiqnin, sa, disa herė, miqtė e sapo njohur kosovarė, Fatmiri, Dritoni, Rifati, apo Adelina qė kish ardhur nga Franca, enkas pėr mua, mė kishin dhėnė fuqinė e emrit... Nuk e teproj tė them se disa herė, tė ngritur nė kėmbė duke aprovuar fjalėt dhe pėrgjigjet tona, e ndjeva veten njė qelizė tė vėrtetė tė patriotizmit...Sdo ta harroj ēastin e fundit, kur valltarėt e ansamblit Shote Galica, u larguan nga salla duke kėnduar dhe kėrcyer. Isha entusiazmuar aq shumė, sa sdoja tė mbaronte ai takim-debat. Atdheu, fluturonte pėrpara syve tė mi... Ēdo stendė kishte tė veēantėn dhe fliste me elementė tė rinj, qė mė parė si kisha hasur asgjėkundi. Libra tė ndryshėm, ekspozime tėrheqėse dhe pėrkufizime traditash. Unė ndiqja poetėt dhe ata mė ndiqnin mua. Miq tė rinj, me emėr, kulturė dhe dije, barazuar me dėshirat. Dhe gjithnjė, nė krah pėr tė mė shpjeguar hollėsira,Adelina, Fatmiri, Kastrioti, Jetnori, Alketa, Sonja, Avdullai, qė smundėn ta fshihnin mallin dhe dashurinė e tė ikurit, edhe pėrballė syve tė mi. Ndėr tė pa priturat e takimeve tė mia, ishte dhe njė zonjė qė ishte martuar nė Luksenurg, Xhuli. Kishte ndjekur paraqitjen e grupit tonė krijues, dhe tė nesėrmen kishte ardhur pėrsėri enkas pėr ne, duke na ftuar nė njė banket mbrėmjeje. Atmosferė bashkatdhetarėsh, pėrqafime miqėsore dhe lot malli. Tema tė reja nė poezitė e mija, figura tė reja nė vargjet e pa shkruara, kujtime qė stregohen dot me fjalė...I paharruar edhe njė ēast tjetėr, kur Albi i vogėl 9-tė vjeēar mė afrohet dhe mė kėrkon autograf nė librin pėr fėmijė Qiparisi qė donte tė matej me qiellin. Edhe pse i shkruar nė greqisht, Albin e vogėl e kishte tėrhequr aq shumė ilustrimi i librit , sa me njė shqipe tė pastėr mė tregoi mesazhin e librit qė ėshtė po aq shqiptar. E pėrqafova dhe i thashė se vėrtet ai nesėr do tė jetė njė qiparis i fortė dhe pse jo mė shumė njė copė qiell kombėtar, ku do tė lartėsohen qiparisat...! Aromė Atdheu gjithkund. Kėngėt dhe vallet tona, fustanellat dhe xhubletat, ēiftelia, curlja dhe daullja, manifestonin po aq shqip. Salla e shfaqjeve ishte kthyer nė njė skenė tė stėrmadhe. Edhe nigeriani, spanjolli, peruani dhe francezi, merrnin ajėr Shqipėrie nga ritmet dhe nė sytė e kėnaqėsisė u lexoje pa frikė solidaritetin dhe dashamirėsinė. Bijtė e Shote Galicės, kishin elektrizuar festivalin, duke krijuar njė kor me thellėsi tė pa matshėm zėrash dhe ngjyrash.. Pėr atė flamur, pėr atė besė, Ska me u tret nė zemra dashnia... Me shkrimtarėt Y.Aliēka dhe B.Myftiu, njiheshim vetėm nėpėrmjet faqeve tė internetit dhe tė komunikimit telefonik. U miqėsuam shpejt, duke formuar njė trup tė gjallė propagandues, qė u manifestua nė ēdo takim tonin. Duke theksuar traditėn, fjalėn e zgjuar popullore, e duke biseduar pėr veprat qė kishim botuar nė shtetet ku emigruam, rrugėt e Luksenburgut regjistruan aq shumė biseda, qė pa dyshim nesėr, do tė jenė frymėzime tė reja veprash. I shpenguar dhe i kėnaqur nga njė ngopje e tillė, festivali po mbyllte portat, por jo kufijtė e qytetėrimit. Celuloidė tė tėrė, emisione, rubrika dhe mjete tė shtypit, ishin mbushur me ajėr dhe atmosferė pėrvoje. Ishin tiposur kujtime dhe ngarkesa emocionale kish filluar tė derdhej. Flisnim pėr shoqėri tė reja, pėr miq tė rinj, pėr lexues tė pa njohur deri dje dhe pėr specialistė me dije dhe pėrkushtim qytetėrues. Ndoshta, edhe metaforat poetike e ndjenė veten tė pafuqishme pėr ti shprehur ato gjurmė tė veēanta! Qyteti i Luxebourgut, shtet i vendasve dhe mė shumė i tė huajve, pėr aq ditė me radhė, ishte ndjerė i vogėl pėrballė atij entusiazmi. Zor tė largohesh nga gozhdimi i ndjenjave. Miqtė e mi, organizatorė tė festivalit, mė kishin dhėnė aq shumė, ashtu siē kishim marrė po aq prej meje. Kishim coptuar ndjenjat nė copėza tė vogla, pėr tė krijuar mozaikun e madh shpirtėror tė qytetėrimit, tė sė nesėrmes me mė shumė dritė dhe kulturė... Tek marr rrugėn e kthimit dhe pėrshėndetem me ta, ndjej dhe njė herė ngrohtėsinė e njė aktiviteti kaq madhor, qė nxerr nė pah traditėn dhe krijimin, kulturėn dhe unitetin, duke u bėrė ėndrra e tė gjithė emigrantėve, e tė gjithė njerėzve. Akoma dhe sot, i mbingarkuar prej atyre ditėve, ndjej se smund ta shpėrblej dot atė respekt dhe vlerėsim vetėm me obligimin tim krijues...Faleminderit vėllezėr ! Luan Xhuli Mars 2010
|