Olti
Moderator

Jam ketu per Kuēoven
Postime: 595
|
Korridori i Tetė dhe marrėveshja detare me Greqinė Nga Tema Nėse do perifrazojmė Clausevizin, i cili shkruante se lufta ėshtė vazhdimi i politikės me mjete tė tjera, duke vazhduar mendimin e tij, nuk ėshtė gabim tė thuhet se tė dyja bashkė bėhen pėr parį dhe pasuri. Pasi pėsoi dy tragjedi nė luftėrat e saj botėrore dhe nė luftėra tė panumėrta rajonale, Evropa Perėndimore, ajo qė ne jemi mėsuar tė cilėsojmė nė konceptin tonė politik, e ka racionalizuar mėnyrėn e veprimit. Dhe kėshtu sot ėshtė mė e pėrshtatshme dhe mė pak kosto tė fitosh me njė veprim spekulativ nė bursat financiare sesa nė njė luftė tė tėrė. Gjithashtu e kombinuar me traktate politike dhe marrėveshje ndėrshtetėrore, ku shtetet e fuqishme i imponohen mė tė vegjėlve, mund tė merren pėrfitime kolosale. E tillė ėshtė edhe ngjarja e fundit nė teatrin provincial shqiptar, ku pala greke, me njė lėvizje tė thjeshtė diplomatike, duke spekuluar me nevojėn e qeverisjes aktuale pėr njohje tė zgjedhjeve tė 28 qershorit tė shkuar, e detyroi qeverinė tė firmoste njė marrėveshje, e cila e privon Shqipėrinė nga shumė projekte lidhėse me gaz dhe naftėsjellėsit, autostradat, hekurudhat e linjat e interkoneksionit ballkanik, e mė gjerė evropian. Gjithēka fillon nė vitin 1991, ku me dėshirėn dhe pėrkrahjen amerikane, projektohet ndėrtimi i Korridorit 8, i cili do lidhte Detin e Zi me Adriatikun. Ky korridor parashikohej tė pėrfshinte ndėrtimin, rikonstruktimin dhe zgjerimin e 1.300 km hekurudha dhe 960 km autostrada. Paralelisht do ndėrtohej edhe naftėsjellėsi me gjatėsi 912 km, i sponsorizuar nga shtetet qė do pėrshkonte dhe do ndėrtohej nga shoqėria qė do krijohej, e titulluar AMBO (Albanian, Macedonian, Bulgarian Oil Corporation). Kjo arterie do fillonte nė portin e Burgasit nė Bullgari dhe do pėrfundonte nė portin e Vlorės, me kapacitet transportues 119 mijė metra kub nė ditė dhe me kosto ndėrtimi 1.5 miliardė euro. Pas kėsaj pike mendohej qė me tubacione nėndetare ose me tanker tė arrinte nė jugun e Italisė dhe mė gjerė nė veri tė Adriatikut. Kėtė e favorizonte edhe thellėsia mė e madhe qė kishte porti i Vlorės, nė krahasim me atė tė Aleksandropullosit, qė pretendonte pala greke. I gjithė projekti kalonte nė vende, tė cilat ishin nėn influencėn e Shteteve tė Bashkuara, dhe njėkohėsisht i lidhte kėto zona me rrjetet dhe sistemet rrugore dhe energjitike evropiane, duke sjellė bashkė me prosperitetin ekonomik, edhe atė politik, ashtu siē shpresonin edhe amerikanėt. Por ky projekt ishte menduar nė njė kohė kur Rusia ishte ende e dobėt dhe po merrej me problemet e saj tė brendshme; linte Greqinė si njė apendiks jashtė rrjeteve evropiane dhe peshėn e porteve tė Pireut nė Athinė dhe Selanikut ia kalonte porteve shqiptare; si dhe kishte harruar se sa shumė ndikim kishte Greqia nė klasėn politike provinciale shqiptare qė drejtonte vendin, i cili ishte edhe koka e projektit. Gjithsesi, fillimet ishin tė mbara dhe vendet qė pėrfshiheshin nga projekti i hynė me entuziazėm punės pėr gjetjen e fondeve. Gjithashtu u krijua Sekretariati i Korridorit 8 me qendėr nė Bari, pasi edhe italianėt ishin tė interesuar nė zhvillimin e kėtij projekti, i cili do ndihmonte nė zhvillimin e rajoneve tė jugut tė Italisė, tė cilat vetėm nga hapja e kėtyre vendeve tė mbyllura deri nė 90 nga Perdja e Hekurt ishin rritur ekonomikisht disa herė mė shumė se rajonet e tjera. Menjėherė Greqia e kuptoi se ky projekt e linte jashtė sistemeve ekonomike tė gadishullit dhe nė perspektivė i humbiste rolin e liderit politik dhe kanakar ekonomik i Perėndimit nė Ballkan. Propozimi i parė grek ishte qė autostrada dhe naftėsjellėsi tė shmangnin Maqedoninė dhe tė kalonin nė territorin e veriut tė Greqisė, me dalje nė portin e Vlorės. Kjo u mohua nga amerikanėt, tė cilėt insistonin nė projektin e tyre fillestar, por tė cilėt kishin harruar, me sa duket, vendosmėrinė greke dhe aleatėt e leqendisur, te tė cilėt po mbėshteteshin. Megjithatė, nė ato fillime, entuziazmi i pjesėmarrėsve ishte i madh, por nė proporcion tė zhdrejtė me fondet, tė cilat i kishin tė pakta. Ndėrsa evropianoperėndimorėt nguronin ti lėvronin, kurse italianėt merrnin pėrsipėr vetėm zhvillimin infrastrukturės, e cila do ishte nė territorin e tyre dhe do fillonte nga Bari e Brindisi, pėr tu bashkuar me infrastrukturėn tashmė tė zhvilluar tė qendrės e veriut tė Italisė. Duke pėrfituar nga ky impas, grekėt filluan ndėrtimin me intensitet tė autostradės paralele me projektet automobilistike tė Korridorit tė 8, duke e quajtur Odhos Egnatia, pavarėsisht se me Egnatian e vjetėr tė romakėve rruga kishte tė pėrbashkėt vetėm emrin. Kjo rrugė, e cila fillonte nė Komotini, pėrshkonte gjithė veriun e Greqisė, kryqėzohej me autostradėn Selanik-Beograd, duke pėrfunduar nė portin e Igumenicės, vetėm 16 kilometra nė vijė ajrore larg kufirit shqiptar dhe 114 km larg Vlorės; qytezė e cila deri atėherė kishte karakter turistik, dhe vetėm njė traget qė vinte nga Brindisi ose Bari njė herė nė dy ditė, ishin anijet e mėdha tė transportit qė banorėt e saj kishin parė. Krahas punimeve nė terren, Greqia lėvizi nė planin politik, duke intensifikuar marrėdhėniet dhe boshtin ortodoks me Rusinė, e cila tashmė me Putinin, dėshironte tė kishte zė nė politikėn evropiane duke shfrytėzuar edhe armėn e hidrokarbureve. Gjithashtu grekėt edhe me Turqinė, duke parė se ky vend nė tė ardhmen do ishte nyje e gaz dhe naftėsjellėsve qė do startonin nė Rusi, Azerbajxhan e Iran, dhe do shpėrndaheshin nė gjithė Evropėn Perėndimore. Ndaj ministri i Jashtėm i atyre kohėve dhe kryeministri i sotėm, Jorgo Papandreu, bėri vizitėn historike nė Ankara, duke i dhėnė udhė shtensionimit tė marrėdhėnieve armiqėsore e shpeshherė nė prag lufte tė dy vendeve. Nė kundėrshtim me apatinė qė kishte kapur vendet pėrfshirėse tė AMBO-s, diplomacia greke, duke shfrytėzuar edhe destabilitetin politik qė pėrfaqėsonin kėto vende, sidomos Maqedonia dhe Shqipėria, ndėrhyri pranė aleatėve tė saj tė Bashkimit Evropian, qė tė ishin pėrkrahės tė tubacioneve qė do kalonin nė territorin e saj dhe gjithashtu tė projektonin gazsjellėsin NABUCO, i cili njėkohėsisht ulte edhe varėsinė e BE nga gazi rus, i cili deri tani nėpėrmjet gazsjellėsve qė kalojnė nėpėrmjet Ukrainės tekanjoze plotėson 25% tė nevojave evropiane. Kėshtu, si rivalė tė AMBO-s morėn jetė arteriet NABUCO me ekstremet Turqi-Vjenė dhe projekti South Stream me ekstreme Burgas (Bullgari) - Igumenicė (Greqi), dhe degėzim Maqedoni-Mal i Zi-Kroaci-Serbi, duke anashkaluar kėshtu dukshėm Shqipėrinė. Gazsjellėsi South Stream do transportojė njė sasi prej 11 miliardė m3 nė vit, nga tė cilat 8 miliardė tė destinuara pėr tregun italian dhe evropian, tė cilin do ta arrijė me tubacione nėndetare qė do shtrihen pėr njė gjatėsi prej 212 km nė drejtimin Igumenicė-Otranto (Itali). Marrėveshja midis palės italiane, tė pėrfaqėsuar nga kompania Edison S. p. a. dhe atė greke tė pėrfaqėsuar nga DEPA, u nėnshkrua mė datėn 28 prill 2005 dhe nė tė ishin tė pranishėm ministri italian pėr Aktivitete Prodhuese, Claudio Scajola dhe homologu i tij grek, Dimitris Sioufas. Marrėveshja greko-italiane parashikonte qė ndėrtimi i gazsjellėsit tė fillojė nė vitin 2009 dhe tė pėrfundojė nė vitin 2012. Kjo shpjegon urgjencėn, me tė cilėn po kėrkohet marrėveshja detare me palėn shqiptare nga Greqia, por nuk shpjegon servilizmin dhe pamaturinė e palės shqiptare nė nėnshkrimin e saj. Sipas projektit, seksioni tokėsor qė do kalojė nė Greqi ėshtė 590 km dhe do kushtojė 600 milionė dollarė, ndėrsa seksioni nėn ujė Igumenicė-Taranto do kushtojė rreth 500 milionė dollarė. Por kėtu ishte edhe njė tjetėr vėshtirėsi, pasi tubacionet nėnujore duhet tė kalonin edhe nė hapėsirėn detare shqiptare, e cila, e xhelozuar qė kjo ishte njė infrastrukturė konkurrente e Korridorit 8, mund tė sillte eventualisht vėshtirėsi nė ndėrtim dhe sė cilės gjithashtu i duheshin paguar taksa pėr transitin. Shembulli i Ukrainės dhe Bjellorusisė, tė cilat ēdo vit kėrkojnė rritje taksash transiti, i trembte vendet nėnshkruese. Ndėrsa shmangia e ujėrave territoriale shqiptare sillte rritje tė papėrballueshme tė kostove tė projektit. Ėshtė pikėrisht ky moment, kur hyn nė lojė diplomacia greke, e cila kėrkon njė rishikim tė kufijve tė hapėsirave territoriale midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Dhe ėshtė pikėrisht ky moment qė diplomacia shqiptare me njė mendjelehtėsi tė pafalshme nėnshkruan kėtė ndryshim kufijsh. Pozicioni gjeografik i vendit tonė u neglizhua nė mėnyrė tė pafalshme. Edhe nėse lėmė mėnjanė sipėrfaqen ujore qė humbasim, lėshimi i pozicionit gjeografik ėshtė humbja mė e madhe sot dhe nė perspektivė e shqiptarėve, dhe kjo hapėsirė e dhuruar e lidh Greqinė nė mėnyrė organike me BE. Dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse Ministrja e Jashtme e Greqisė, Dora Bakoyannis, e cilėsoi kėtė marrėveshje njė fitore strategjike tė vendit tė saj. Nėse shikon rrjetet e gazit dhe naftėsjellėsve tė Evropės, vėren se vendi ynė ėshtė njė njollė e paprekur, ndėrsa, nėse shikon rrjetet rrugore, jemi jashtė rrjeteve tė mėdha. Ajo qė cilėsohet si pozicioni gjeografik strategjik i mrekullueshėm i vendit tonė, nė rastin tonė treguan se njė vend i motivuar dhe me plane tė qarta strategjike si Greqia, e shoqėruar me injorancėn skandaloze tė diplomacisė shqiptare, na i ktheu nė byk kėto, tė cilat ishin tė vetme armė tonat nė tryezat e bisedimeve. Kjo marrėveshje ishte edhe guri i varrit mbi projektin akoma tė palindur mirė tė Korridorit tė 8 dhe mbi shpresat tona qė tė ishim faktor ekonomik dhe politik nė rajon, por gjithashtu tė ishim edhe pėrfitues tė mirėqenies, tė cilėn tashmė do ta shohim si do lėvizė para syve tanė duke bėrė itineraret Bari-Otranto-Igumenicė e anasjelltas, ndėrsa ne tė rrimė pranė ujit tė pangrėnė. Deri nė vitet 90 tė shekullit tė kaluar, Pulia ishte njė ndėr rajonet mė tė varfra tė Italisė. Me hapjen e porteve tė Durrėsit e Vlorės dhe nėpėrmjet tyre nė gjithė Ballkanin, ky rajon brenda 15 vjetėsh u bė njė ndėr katėr rajonet mė tė zhvilluara tė Italisė, duke sjellė natyrshėm edhe njė zhvillim tė tregtisė shqiptare. Por pas pak vitesh kėto pėrfitime do ti ketė vendet e tjera tė Ballkanit, por jo shqiptarėt. Neve sdo na mbetet veēse tė mallkojmė syleshėt e tė shiturit qė na qeverisin, dhe patjetėr edhe fatin e keq, por asnjėherė sdo kujtohemi tė gjejmė fajin te vetja jonė si komb, qė edhe kur na e thonė se ku ėshtė e keqja, nuk kemi forcė ta zbojmė.
|