Klisi
Anetar i vjeter
 

Cun persmari!!
Postime: 153
Gjinia:
|
Duhet tė ketė ikur natėn, atė ditė igumeni i kishės sė Shėn Nikollės nė Perondi. Nė nxitim e sipėr, bashkė me ndonjė thes tė kohės, ka marrė gjėrat mė tė vlefshme, qė ka mundur. Nė njė inventar, qė i rezistoi kohės, i ngrati igumen, rrėmben dhe regjistron. Merr libra, pergamenė, pėrparėse, felon prej mėndafshi, njė kryq tė stolisur sė bashku me kėllėfin, njė petrahil atlasi tė gjelbėr, njė pėrparėse tė kuqe me kryqin. Nė fund kujtohet dhe pėr dilotherin e mėndafshtė, qė e dha Balsha. Ka dhe njė pėrparėse atlasi tė verdhė, qė ėshtė e gdhendur me zogj. Nė fund mallkon, atė qė do ti prishė kėto gjėra. I lutet Shėn Nikollės, shenjtit tė Perondisė. Shikon Qiellin. ... Nga qielli, zogjtė e pakėt dimėrakė, qė janė mbi fushėn e paanė, smund tė tregojnė shumė pėr Perondinė. Mbase, paraardhėsit e tyre, po. Pėr njerėzit, igumeni i kronikave, ka mbetur dėshmitari mė i hershėm i ekzistencės sė kėtij vendi, qė nga shekulli XIV. Atėbotė, ky vend quhej Pendarhondia (pesėprijėsat). I sotmi, me njė emėr shumė tė zbutur femėror, ėshtė dymbėdhjetė kilometra larg nga qyteti i Beratit dhe nė qendėr-vetėm pak metra tutje komunės, ku ėshtė Kisha e Shėn Nikollės. Nuk do ta besosh kėtė emėr, por po ti afrohesh do tė shikosh, njė fshat-komunė, qė i eklipson tė gjithė fshatrat qė ka pėrreth. Nga emri, hija...por edhe pastėrtia. Njė rrugė e pastėr dhe e asfaltuar, qė i shkėputet rrugės kryesore dhe tutje shtėpive tė shumta. Shumė syresh tė reja. Dikur, Perondia jepte e merrte me 15 fshatra, shumicėn e tė cilėve edhe sot i ka nėn autoritetin administrativ. Shtatė prej tyre pėrbėjnė atė qė ka mbetur nga Perondia e dikurshme: Tapia, Magjata, Goranja, Lagorsi, Rreth Tapia, Polovina...Deri mė aty, pasi ke lėnė Urėn Vajgurore, devijon nga rruga qendrore duke kapur Kuēovėn dhe mė pastaj edhe Tapi-Perondinė. Ėshtė shumė afėr aeroporti ushtarak, ish-krenaria e flotės ajrore ushtarake kombėtare, qė tashmė i mban zogjtė e hekurt krejt sqep-varur. Fshatarėt u kanė afruar shtėpitė. Dikur nė kėtė vend merreshin rekorde nė rendimentet e drithėrave. Kurse kooperativa e zonės e lartėsonte sistematikisht emrin e saj me tė Enver Hoxhės. Sot, heshtje. Zhurma e makinave bujqėsore... asgjėkundi. Ska punė. Por ka shumė hapėsirė. Fushė e paanė. Kisha Kaq shumė hapėsirė ka edhe nė qendėr tė komunės sė Perondisė. Njė mini-lulishte, tė dėrgon pastėr drejt godinės sė komunės, kurse djem tė rinj zbresin nga disa shkallė tė mėdha. Njė mesoburrė ngacmon nga tutje njė tjetėr, nė derėn e njė klubi. Ai sia kthen. Kisha e madhe, tutje, ėshtė e rrethuar me papastėrti dhe me pak kafshė shtėpiake, qė i bėjnė qetėsi Shėn Nikollės. Nė fakt, kisha qė i kushtohet atij, ėshtė dhe nderi mė i madh kėtij vendi. Kuptohet, nėse do tė zhvillohet ndonjėherė turizmi kulturor. Nė komunė na adresojnė menjėherė tek Luani. Duhet tė jetė afėr, sepse na vjen sakaq. Njė grua shumė e sjellshme na pėrcjell deri aty. Do e takojmė sėrish, sepse ikėn thjesht pa ndarjet e stėrgjata. Kėta njerėz nuk e njohin poteren, qė zakonisht tė rrėfejnė me gaz shqiptarėt. Por, Luan Serjani, 56 vjeēar e tejkalon mirėbesimin. Na lė ēelėsat e kishės nė dorė dhe na uron mirėseardhjen nė qetėsinė e narteksit tė kishės. Do iki pak. Vetėm tėrhiqe derėn kur tė dalėsh, thotė nė fund. Poli, sambjentohet ende me ēuditė e shqiptarėve. Jemi njohur thjesht para 12 minutash dhe fshatari na jep tė gjithė miqėsinė e mundur. Ka pak histori pėr njė nga kishat mė tė vjetra tė Shqipėrisė. Ka njė pllakė, qė e identifikon dhe, tė dhėnat. Mė parė kemi lexuar vetė pėr elementė teknikė, qė i shikoj tė pėrsėritura edhe kėtu qartėsisht. Ėshtė njė bazilikė tipike karakteristike, trinefėshe. Shquhet narteksi, kurse nė literaturėn teknike thuhet se nė fazėn e parė ka qenė thjesht naosi dhe vendi i altarit. Pastaj u shtuan narteksi dhe nefet, kurse muri qė ndante narteksin me naosin, u realizua aty nga viti 1931. Nė kishė futesh nga kėmbanarja nė perėndim dhe sakaq gjendesh nė njė kishė, ku nefet anėsore ndahen me nefin kryesor me arkada. Njė zezonė brenda dhe, afresket e munguara e tejet tė dėmtuara, ėshtė ajo tė bie nė sy. Sipėr naosit ka gjashtė dritare, qė ndodhen nė pjesėn e sipėrme tė murit verior dhe jugor. Nga atje varet njė qiell i plumbtė. Altari ėshtė punuar mė 1786 dhe ka tre pjesėt e tij: beman, protezeisin dhe diakonikonin. Ėshtė njė ndėrtesė tipike bizantine, sepse janė tė ndėrthurur bukur gurėt me tullat, kurse kėmbanarja ka katėr pjesė, qė tregojnė duart e ndryshme qė kanė punuar nė tė. Nė kėtė mjedis bizantin sorollatemi me Polin, ndėrsa sakaq ėshtė rikthyer dhe Luani, qė mundohet tė na bėjė ciceronin. E mban pėr sevap, sipas fjalėve tė tij, qė i aprovon dhe njė i dytė qė futet qetėsisht. Nga Instituti i Monumenteve ia kanė ulur kuotėn modeste. Sikėn prej faktit se e ka ruajtur pėr shumė vjet. E ka ruajtur gjyshi, i ati dhe ai mė nė fund. Gjendja nuk do shumė tė kuptohet. Nė kohėn e Enverit, e kanė pėrshtatur pėr magazinė, por ai tash, e ruan thjesht prej kujtimit tė prindėrve. Nuk kam mundėsi ta mbaj mė. Me atė pagė simbolike qė marr. Prapėseprapė e pastroj dhe kaq. A meshohet- e pyesim? Kėtu nuk meshohet, por vetėm kur vjen vjeshta dhe kur ėshtė festa e Shėn Nikollės, diēka bėhet. Nė fakt, fshati ka vetėm 25 pėr qind tė besimit ortodoks, sepse pjesa tjetėr ėshtė myslimane. Pak mė larg ka qenė xhamia...Po burrit kjo nuk i intereson shumė. Ėshtė prerė ndihma- na thotė dhe asnjė ndihmė nuk ka. Vetė Luani ėshtė njė bujk i thjeshtė, por qė pak tė duket nga rrobat shumė qytetare qė mban. Me gjithė prindėrit i ka rėnė 9 dynym tokė, qė i bie njė dynym e gjysmė pėr 6 frymėt e familjes sė tij. E gjen tė flasė nė mėnyrė tė pėrzierė. Pak pėr gjendjen, por mė shumė pėr kishėn: Pasi hyri demokracia kėtu u prish. Dikur, tė gjithė banorėt e Kuēovės qė nga Ura e pėrtej vinin kėtu. U prish u bė manastir. Monizmi e bėri magazinė drithi. U bė..keq..Hyri demokracia u bė kishė tė paktėn, por nuk vihet nė vend nė fakt se ka qenė shumė e bukur. Tė paktėn funksionon.... E gjithė Kuēova vinte kėtu, por shumė vinin qė nga larg. Tė vjen gjynah qė ėshtė lėnė, pėrsėrit fshatari, por e di mirė qė ia fut kot. Fshati mban si fiset mė tė vjetra Magjatėt, Shurdhanjakėt, Serjanėt, Shegani, Spatallarėt, Krasi, Asllani, Hyka...por tashmė janė shtuar dhe shumė e shumė tė rinj...Hija e dikurshme ėshtė tretur. Burrė i ri duket dhe nėnkryetari i komunės, sot ka zėvendėsuar kryetarin. Gjendja aktuale e kishės lė shumė pėr tė dėshiruar edhe pse ne, si komunė, kemi ofruar ndihmėn dhe bashkėpunimin me institutin, gjė e cila nuk na rezulton nga ana te tyre. Ndihma jonė konsiston nė rrethimin, mirėmbajtjen, nė ndriēimin e kishės, pėr atė qė na takon ne. Pėr mjediset e brendshme ėshtė instituti qė duhet tė kujdeset . Nė fakt, zyrtari i ri pėrmend edhe Urėn e Hanit, qė ėshtė nė qendėr tė komunės Perondi. Pak minuta mė vonė me Polin rrotullohemi nga gjithė anėt, qė ta bėjmė pak tė madhe si imazh, por mė kot. Ajo ėshtė afėr, por tashmė e zhytur nga kohėt thellė nė tokė. Vetėm se bashkė me kishėn dhe njė gjethe ulliri, pėrbėjnė dhe stemėn heraldike tė kėtij vendi. Ura e Hanit tashmė ėshtė mbathur aq shumė me dhé, saqė kurrizi i harkadės kryesore humbet, poshtė njė makine. Megjithėse, fshatarėt mėtojnė se do ta zbulojnė urėn dhe do ta pėrshtasin. Ėshtė pak si hipotetike, po tė mendosh pėrpjekjet e shqiptarėve. Gjithsesi, bėjmė sikur i besojmė. Ura e Hanit duhej pėr banorėt, kur dikur kalonte lumi kėtu. Njė urė qė dikur ka qenė 6 metra e lartė, tashmė ka mbetur as edhe njė metėr nga toka. Ėshtė jashtė funksionit, mė thotė dikush, qė kalon. Sigurisht, ia kthejmė. Pėr ēfarė do tė duhej. Perondia Nė kėtė vend, njėsoj jashtė pėrdorimit ėshtė dhe bujqėsia e dikurshme. Bėjnė pak pėrjashtim blloqet frutorė, qė veēanėrisht shikohen nė fushat e Tapisė. Kam lexuar diku se rrugėt e qerreve janė zgjeruar dhe asfaltuar me fondet e pushtetit komunar, por edhe tė vetė fermerėve tė kėtyre fshatrave, qė merren edhe me biznes. Burri, qė bėrtiste pak kohė mė parė na rrėfen se ka qenė elektriēist dhe tregon se rruga e fshatit ėshtė mė e mirė, krahasuar me rrugėn qė tė pėrcjell nė rrugėn kryesore. Vetėm se kėtu duhet tė ketė kujdes nga ndėrtimet pa leje dhe se banorėt i janė afruar aq shumė rrugės kryesore. Perondia vetė, tė tregon se banorėt gjithsesi nuk kanė hequr dorė nga mirėqenia e tyre. Mė shumė, koncepti i tyre pėr jetėn. Luani, qė tash do tė ikė shpejt na tregon se ata e gjejnė sėrish me ēfarė tė merren. Ankohet gjithsesi, por banorė tė tjerė kanė ndryshuar teksa shikon ndėrtime tė reja. Kurse fushat, si nė gjithė Shqipėrinė, janė tė ndara parcela-parcela. Kjo e bėn gati tė pamundur njė prodhim intensiv, si dikur kur kooperativa shquhej pafund. Janė shumė larg kėtij mentaliteti sepse e lidhin me kujtimin e Enverit. Gjithsesi Perondia ka vlerė, sepse kurrė nuk i ka rėnė shkėlqimi i saj. Kishte 130 shtėpi nė shekullin e 17-tė, ndėrsa sot i ėshtė afruar si e barabartė qytetit tė Kuēovės. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh nė kėtė zdėrhallje tė tė rinjve burimin e jetesės dhe shtėpitė. Si kudo janė falė emigracionit, qė ėshtė burimi kryesor i vendit. Njė pakicė thuhet se po synon dhe i ėshtė rikthyer vendlindjes. Kėtė na e thotė burri, qė tash nuk bėrtet mė. Elektricisti mban nė dorė faturat e njerėzve. Varfėri e madhe- pėrsėrit,- Varfėri. Ai vetė rri buzė njė pijetore dhe rifutet sėrish e sėrish. Komunari pėr fshatin e tij Kuptohet se pėr burimet e komunės, ky vend ėshtė shumė i mirė. Nėnkryetari njė burrė i qetė na tregon se: Ashtu si dikur, kryesore pėr banorėt mbetet bujqėsia, blegtoria dhe mė pak pemėtaria. Ulliri ėshtė njė nga drutė frutore mė tė pėrhapur nė kėtė vend. Besojmė se ėshtė njė vend krejtėsisht frutor dhe kultivohen vreshtat nė pamje tė parė. Toka ėshtė ndarė sipas 7501 dhe ajo i takon 15.000 banorė. Nė fakt, me regjistėr janė 11.200 banorė,-insiston zyrtari- sepse njė pjesė janė tė bashkuar ndoshta me Kuēovėn. Nga ana gjeografike, Otllaku e kufizon nė lindje dhe nė jug, nė perėndim ėshtė komuna e Poshnjes, nė veri e komuna e Kozarės. Ajo e rrethon nga gjithė anėt Kuēovėn dhe sot nė tė lulėzon njė fabrikė e pėrpunimit tė vajit, sepse ulliri ėshtė mė i pėrhapur. Ka pėrpunim qumėshti. Ka njė ndėrmarrje grumbullimi. Kemi tregun e Beratit dhe tregun e Lushnjės qė bėhen nė zonėn tonė. Por nė fshat ka probleme me vaditjen edhe pse njė projekt i Bankės Botėrore e ka sistemuar Perondinė dhe Tapinė dhe Gorenjė. Atje ndodhet dhe njė rezervuar pėr Magjat. Vetėm se edhe pas kėsaj njė gjė mbetet e pandryshuar. Tė 3200 familjet janė tė bindura se emigracioni ėshtė njė nga burimet e pakundėrshtueshem tėjetės. Atje shkojnė ata qė sapo i mbushin tė 20-ta, por edhe ata qė janė deri 48 vjeē. Pjesa mė e madhe e tė rinjve dhe tė kėputurit janė nė emigracion. Ai ėshtė njė burim financiar i mirė dhe zyrtari rrėfen se banorėt e Perondisė janė deri nė Finlandė. Njėsoj i shikoj edhe tė 2700 nxėnėsit, qė tė ardhmen mė tė mirė e kanė tė lidhur me tė. Nė njė vend nxėnėsit studiojnė me dy turne. Burri vazhdon tė mė rrėfejė se: Nė gjithė fshatrat ka infermierė dhe doktor, pėrveē Velagoshtit. Por, gjithsesi, lindja nuk bėhet. Vetėm se komuna me paratė e taksave, qė mbledh nga toka dhe bizneset, ka arritur qė tė grumbullojė 90 %, krahasuar me kohėn mė parė. Kjo i ka dhėnė sensin se gjėrat do ndryshojnė. Dhe pėr kėtė bindesh, kur shikon se Perondia ka bujarinė dhe pastėrtinė, por edhe shumė punėtorė. Nuk kanė sjellė ujin, qė si nė ēdo pjesė tė vendit vjen nė tri kohėt bazike tė ditės dhe kaq. Nėnkryetari duket se e ka bėrė punėn. Kėtu mbaron krejt detyrėn e tij me informacionin. Ėshtė shumė i sjellshėm dhe i pėrpiktė. Mbaron kėtu. ... Kjo ėshtė me pak fjalė kronika e Perondisė. Murgu atė ditė nėntori tė shekullit tė XIV, i la njė kujtesė, qė i mbeti nė shekuj: Librat, shkollat, kisha. Fshatarėt nuk e ruajtėn dot kishėn nga komunistėt, ndėrsa demokratėt as nuk mundėn ta ringjallnin dot. Sa pėr librat: Ok. Fėmijėt lexojnė shumė ndėr troje tė tėn zoti Muzakaj. Kėtė kronika nuk e thotė, por duhet tė ketė ikur natėn, igumeni i ngratė, qė e dokumentoi nė thellėsitė e shekujve Perondinė. Largohemi nė muzgun, qė vjen shpejt, bashkė me natėn. Luani na kėrkon qė tė themi shumė gjėra pėr kishėn. Kėtu, ku ishim nė Perondi. Dimėr. shkruan nga Perondia, Ben Andoni
|