kaposhi
Anetar i vjeter
 

Anetar
Postime: 143
|
Nė verėn e 2009, qindra mijė pushuesit nga Kosova do t'a kenė shumė mė tė lehtė pėr tė ardhur nė plazhet e Durrėsit Durrės-Kukės-Morinė, projekti mė i madh infrastrukturor Autostrada Durrės-Kukės-Morinė, projekti mė i madh infrastrukturor nė Shqipėri, ėshtė me 4 korsi, 2 korsi nė ēdo drejtim, dhe shpejtėsia e lėvizjes lejohet 80-100 km/orė. Ndėrtimi i saj pėrfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugė ėshtė mbi ura dhe struktura deri nė 80 m lartėsi. E gjithė kjo vepėr inxhinierike madhore u ndėrtua nga kompania turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga qė lidh Portin e Durrėsit me Morinėn, nė kufi me Kosovėn, pėrshkohej nga dy drejtime rrugėsh ekzistuese, asnjėra prej tė cilave nuk i pėrgjigjej kėrkesave pėr njė rrugė qė do tė lidhte dy rajonet nė fjalė, nevojave tė trafikut dhe tė lėvizjes mallra/pasagjerėve. Kjo pėr faktin, se si njėri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga Qafa e Malit, nė lartėsi mbi 1000 m dhe zbret nė lugina nė kuota 300-600 m, duke pėrshkuar distancėn prej 234 apo 214 km nga 5 deri nė 7 orė, me shpejtėsi nga 30-45 km/orė, krejtėsisht tė pamjaftueshme pėr nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė, sepse shumė turistė qė vizitojnė vendin janė nga Kosova ose Maqedonia. Kėshtu, pritet qė nė verėn e 2009, qindra mijė pushuesit nga Kosova do t'a kenė shumė mė tė lehtė pėr tė ardhur nė plazhet e Durrėsit. Edhe 'nxitimi' pėr tė ndėrtuar nė krah tė rrugės sė re objekte shėrbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqėsore dhe industriale ėshtė i kuptueshėm. Fluksi i madh i turistėve nė kohėn e verės, por dhe zgjerimi i tregtisė me Kosovėn, falė Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė, e bėn mjaft atraktiv kėtė segment tė ri rrugor. Autostrada e re, e konsideruar si njė vepėr gjigande, kalon nė Durrės-Vorė-Fushė Krujė-Milot-Rrėshen-Reps-Thirrė-Kalimash-Kukės-Morinė. Gjatėsia totale e kėsaj autostrade llogaritet 170 km, ndėrsa gjatėsia e re e rrugės pėr t'u ndėrtuar rezultoi 111 km. Segmenti Durrės-Vorė-Fushė-Krujė-Milot, ėshtė gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjesė e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rrėshen ka njė gjatėsi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga BB. Ky segment pėrfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rrėshen, financuar pėrkatėsisht nga Banka Botėrore dhe Fondi OPEC. Nė segmentin e dytė Rrėshen-Kalimash, me gjatėsi 61 km, punimet e sė cilės po kryhen nga kompania Bechtel & Enka, pėrfshihen dhe 2 tunelet me gjatėsi prej 5.6 km, si dhe 29 ura, mes tė cilave dhe ajo 80 m e lartė, e cila lidh daljen e tunelit me pjesėn tjetėr tė rrugės. Segmenti i tretė Kalimash-Rexhepaj prej 5.6 km, konsiderohet si segmenti mė i vėshtirė, pasi ndėrtohet nė njė gjurmė tė re, nė njė rrugė qė nuk ka ekzistuar. Nė kėtė segment janė tetė ura, por nė tė ndodhet edhe ura mė e gjatė prej 440 metrash. Segmenti tjetėr rrugor Kukės-Morinė tashmė do tė pėrshkohet mė shpejt nė sajė tė cilėsisė sė punimeve tė kryera, por edhe projektit tė ri tė zbatuar qė e shkurtoi atė me 8 km. Nė segmentin Kukės-Morinė punimet iu besuan 8 kompanive shqiptare tė ndėrtimit, tė cilat ecėn me ritmet e kompanisė amerikano-turke Bechtek & Enka. Ndėrkohė, firma maqedonase "Granit" bėri tė mundur dhe ndėrtimin e 7 urave tė mėdha nė kėtė segment rrugor. Punimet prej 16 km pėrfshinė jo vetėm njė autostradė me katėr korsi tė standardeve europiane, por dhe vendosjen e sinjalistikės rrugore, ndėrsa tashmė ėshtė mundėsuar dhe lidhja e nėnstacionit tė tensionit tė lartė, ngritur nė hyrje tė tunelit tė Kalimashit me nėnstacionin e Kalimashit. Rruga e re Milot-Rubik-Rrėshen-Reps-Thirrė-Kalimash-Kukės-Morinė shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme distancat e transportit nė krahasim me rrugėt ekzistuese, krijon kushtet pėr njė lėvizje me shpejtėsi 80-100 km/orė, duke realizuar lidhjen e Morinės nė kufi me Kosovėn, me Durrėsin, pėr vetėm 2 orė e 30 minuta. Rritja e dendėsisė sė lėvizjes dhe perspektiva qė ka jo vetėm lidhja e kėsaj treve, por edhe e njė rajoni mė tė gjerė nė perspektivėn e afėrt deri nė takimin me Korridorin Pan Europian nr.10 nė Nish dhe mė tej nė Rumani, Bullgari e gjetke, e bėn kėtė arterie mjaft me perspektivė pėr Kosovėn, Shqipėrinė dhe vetė rajonin. Studimin e fizibilitetit tė aksit rrugor Durrės-Morinė e kryen firmat TECNIC&Mott McDonald, me njė financim nga Banka Botėrore, me rreth 700 mijė USD. Tunelet Tuneli Thirrė-Kalimash ėshtė njė nga veprat mė tė mėdha inxhinierike, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan. I pėrbėrė nga dy tunele paralele, me njė gjatėsi prej 5.6 km secili, masa shkėmbore e gėrmuar pėr hapjen e tij arrin nė 33 milion m3. Tunelet kanė lartėsi prej 10 metrash e gjerėsi 13 metra secili. Tuneli ėshtė i pajisur me oxhakė ajrimi, bashkė me njė sistem shumė tė fuqishėm pėr qarkullimin e ajrit; pėrgjatė gjithė segmentit tė tij ka shumė dhoma tė ndara si masa sigurie pėr strehim nė raste zjarri nė tunel, si dhe njė tunel shpėtimi. Dy tunelet paralele bashkohen nė disa pika me kalime direkte me njėri-tjetrin, pėr t'u dhėnė mundėsi automjeteve tė ndryshojnė kah e tė kalojnė nga njėri tunel nė tjetrin, gjatė udhėtimit nė zemrėn e malit. I pajisur me ndriēim dhe trotuare nga tė dyja anėt e rrugės, me dy korsi brenda secilit tunel, ai ėshtė i pajisur dhe me ndarje tė veēanta pėr kalimin e rrjetit elektrik, telefonik, si dhe tė kabllove tė sistemit tė monitorimit me kamera, qė do tė mbulojė gjithė gjatėsinė e tunelit dhe do tė kontrollohet nga dy pika, nga njė pėr secilėn hyrje. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė inxhinierike e rrugės Durrės-Morinė, nisėn tė ndėrtoheshin dy vjet mė parė. Dy kompanitė qė ndėrtuan segmentin Rrėshen-Kalimash "BECHTEL", njė nga emrat e mėdhenj Sipėrmarrja e pėrbashkėt "Bechtel & Enka" ėshtė vlerėsuar nė 50 firmat mė tė mira nga revista "Engineering News Record". Kanė rreth 25 vjet qė punojnė sė bashku, duke realizuar punime tė shkėlqyera nė shumė vende tė botės. E themeluar nė 1898-ėn, "Bechtel" ėshtė njė nga kompanitė pioniere tė inxhinierisė, ndėrtimit dhe manaxhimit tė projekteve. Njė nga kompanitė mė tė mėdha amerikane nė ndėrtim, sipas "Engineering News Record", ajo ka 40,000 punonjės, tė grupuar nė partnerė klientė dhe mbėshtetje me projekte me gamė tė gjerė nė mėse 50 vende tė ndryshme anėembanė botės. "ENKA" Historia e "Enka" fillon mė 1957-ėn, me partneritetin midis Sarik Tara dhe Sadi Gulēelik. Kompania ėshtė regjistruar nė Stamboll si sh.p.k me emrin "Sarik Tara dhe Sadi Giilēelik EnkaSHPK". Nga ky moment fillon historia e njė zhvillimi tė pandėrprerė dhe nė rritje tė vazhdueshme. Mė 1967-ėn, partneriteti transformohet nė njė stok tė pėrbashkėt kompanish dhe emri i saj bėhet "Shoqėria Anonime e Ndėrtimit Enka". Kohėzgjatja e Projektit 2006 - 2009 Tipare kryesore: Gjatėsia: 61 km (5.6 km tunel) Tipi: 4-korsi autostrade Shpejtėsia e planifikuar: 80 -100 km/orė Ura: 29 copė nė total Afro 4.5 km rrugė do tė jetė mbi ura dhe struktura Deri nė 80 m lartėsi Ndėrtuar nga trarė tė gjatė tė betonuar 38 m Rruga: 2 korsi nė ēdo drejtim plus shpatulla tė fuqishme 3,75 m linja gjatėsi 2 m shpatull e fortė
|