RISI 7 u krye dhe tani mund tė jepet ndonjė konsideratė mė e thelluar.
Ishte pėr tu vėnė re sidomos kėtė vit konsolidimi i dy rrymave muzikore tė zgjedhura nga 11 pjesėmarrėsit qė u paraqitėn nė konkurim: hip-hopi pati njė zgjerim nė krahasim me edicionet e mėparshme, duke zėnė mė shumė vend ndaj gjinisė sė baladės qė gjithashtu ėshtė e parapėlqyer sidomos nga kėngėtaret femra.
Gjithmonė lidhur me sundimin e hip-hopit madje edhe vajzat kėtė vit paraqitėn pretendimet e tyre tė para nė kėtė rrymė: vetė kėnga fituese e duetit ORGESA&XHULJA nuk i rezistoi trendit dhe nė stil ajo kėngė i takonte mė tepėr njė ritmike mashkullore se sa baladės me tė cilėn jemi mėsuar tė identifikojmė natyrėn e kėngėtareve femra.
Sė dyti, kėtė vit, si pasojė e ndryshimit tė formulės mbi tė cilėn organizohet faza e parė pregatitore e aktivitetit, patėm njė dyndje tė vėrtetė duetesh apo grupesh: kjo edhe pėr arsyen e thjeshtė se shpenzimet nė proēesin e produksionit tė kėngės pjestoheshin me dy dhe aq mė mirė me tre.
Sė treti, koncerti, i ēliruar nga bashkėjetesa me konkurimin e baletit siē ishte zbatuar nė edicionet e para, pati mė tepėr dinamikė nė platformėn regjisoriale dhe mė shumė frymėmarrje nė skenė.
Mund tė shprehet shkurt: ēdo gjė me masė: ēdo gjė nė kohė: ēdo gjė nė vendin e duhur.
Rezultati?
Pakėnaqėsi qė koncerti mbaroi shpejt nė perceptimin e publikut, megjithse ai zgjati plot 1 orė e 20 minuta.
Risia e RISI-sė? Po, pati si gjithmonė risi brėnda spektaklit, qysh nga paraqitja e programit me njė prezantuese e deri tek tė ftuarit nga larg: baleti erdhi nga Berati kurse kėngėtarja e ftuar prej akoma mė larg, nga Gjermania...Ishte kėngėtarja e mirėnjohur Alma Hyska qė i habiti spektatorėt me tė kėnduarit live, gjė fort e rrallė jo vetėm nė skenėn tonė, por edhe nė skenat kombėtare.
E reja e fundit mbase nuk u vu re sa duhet, pra fakti qė njė nga kėngėtaret konkurente, Dhimitra, erdhi nga Berati, duke shėnuar me kėtė hapjen e skenės sonė ndaj njė prurjeje me gjeografi mė tė gjėrė. Kjo do tė thotė qė vitin e ardhshėm, RISI 8 do tė ketė njė pjesėmarrje jo vetėm nga Kuēova por edhe nga Berati, ura-Vajgurore, Lushnja etj, duke synuar qė skena e RISI-sė tė kthehet nė njė arenė muzikore ku tė ndeshen mė tė mirėt e gjithė trevės sonė nėse ėshtė e mundshme.
Dhimitėr Druga