Lorenci
Moderator

Anetar i ri
Postime: 124
|
Shtėpia e fluturave tė zeza Autore: Leena Lander Pėrktheu: Ilira Shurbani Shtėpia botuese: DITURIA Faqe: 234 Ēmimi: 700 lekė Romani i shkrimtares finlandeze, Leena Lander, Shtėpia e fluturave tė zeza, fillon me njė vrasje. Por nuk ėshtė njė libėr i verdhė, dhe nė fakt nuk ėshtė e nevojshme tė kryhen hetime dinake nga ndonjė agjent pėr ti dalė nė krye kėsaj ēėshtjeje qė shfaq aq haptazi brutalitetin sa arrin tė zbulohet vetvetiu. Nė kėtė krim qė kryhet nė klimėn e zymtė tė njė instituti riedukimi tė izoluar nė njė ishull tė vogėl, tė humbur nė det ka tmerr, por jo mister. Viktima dhe vrasėsi janė tė lidhur me faktin qė i pėrkasin, tė dy, tė njėjtit realitet tė fėlliqur: ajo ėshtė lopēarja e institutit, ai, njė nga tė riedukuarit. Ngjarja nuk e trondit pothuajse fare jetėn e tė burgosurve tė tjerė tė rinj, pasi sakaq dhuna iu ėshtė bėrė e zakonshme. Juhani, protagonisti i romanit, ėshtė njė prej tyre. Ėshtė njė ēunak i hollė sa njė gozhdė, i zgjuar dhe i guximshėm, por edhe i mbyllur dhe i acaruar nga frikėra tė paarsyeshme, gati fėminore. Rreth tij mbizotėron njė atmosferė e vazhdueshme kėrcėnimi; duket sikur ishulli, institute dhe hijet e animuara pėrbėjnė njė bishė tė vetme, tė madhe dhe tė egėr nga e cila nuk mund tė shpėtosh, por maksimumi qė mund tė bėsh ėshtė tė pėrpiqesh tė mbrosh veten. Sipas sė vetės ėshtė edhe bujar, aq shumė sa njė ditė vė nė rrezik veten duke u zhytur nė akull dhe dėborė pėr tė shkėputur nga kthetrat e vdekjes njė nga djemtė e institutit, mė i madh se ai nė moshė, njė trashaluq qė shpesh e ka bėrė tė vuajė pėr ti imponuar epėrsinė e vet. Juhani mbėrriti nė ishullin e mallkuar pas njė fėmijėrie tė vėshtirė, qė i kishte lėnė pas mė shumė fantazma se sa kujtime pas tė cilave tė kapej. Prindėrit e tij tė pasur deheshin deri nė atė pikė sa kryenin veprime qė vinin nė rrezik sigurinė e tij dhe tė vėllait tė tij tė vogėl. Kur i shihte tė binin pre e alkoolit, tmerrohej dhe njėherazi bėhej vigjilent, sikur mbi tė tė binte pėrgjegjėsia qė tė shmangte katastrofėn e mundshme. I ndiqte pa pushim, i vėzhgonte dhe njė natė arriti tė vidhej jashtė dritares pėr tė shmangur nėnėn e tij, e cila e kishte humbur nga tė pirėt dhe dalldisej nė kopsht duke shtrėnguar nė krahė vėllain e vogėl qė qante. Ai u fsheh pas gardhit, tamam nė kohėn kur nėna e tij gati po e mbyste vogėlushin nė ujėrat e akullta tė lumit. Juhanin e shkėpusin nga prindėrit dhe pėr tė fillon njė kalvar pėrpjekjesh tė pasuksesshme, pėr ta lėnė nė kujdestarinė e ndonjė familjeje, qė arrin kulmin kur punonjėsit socialė heqin dorė dhe vendosin tė rekomandojnė dėrgimin e tij nė njė institut riedukimi. Dhe kėshtu djaloshi mbėrriti nė kėtė ishull-burg, ku u prit me njė murmurimė mirėseardhjeje, njė oshtimė tė tė njė maniake e rregullit dhe e higjienės; ēdo ditė lahet aq fort sa rrjep lėkurėn duke u pėrpjekur mė kot qė tė heqė qafe atė erė plehu kafshėsh qė e pėrndjek. Nuk ėshtė vullneti i vet qė e ka shtyrė pėr tė shkuar nė kėtė ishull-burg, por dėshira pėr tė mbytur njė jetė vetmitare dhe tė mundimshme qė e ka ēuar deri nė ēmendinė. Mes atyre djemve tė vėshtirė, por qė kanė mė tepėr nevojė pėr dashuri se sa pėr qortime, shpresonte tia dilte mbanė qė mė nė fund ti jepte kuptim jetės sė saj, duke pėrfituar prej instinktit tė nėnės. Por ata djem janė shumė, tepėr tė vėshtirė. Kurse ajo ėshtė tepėr e vetmuar, e ka braktisur krejt veten ndaj sėshtė e aftė tė pėrfaqėsojė njė pikė referimi pėr ta. Nė tė vėrtetė, mė tė mėdhenjtė vazhdojnė tė mundojnė tė vegjlit, duke zhytur me sadizėm tė egėr kokat e tyre nė ujin e lopėve, kurse tė vegjlit pėrpiqen me se tė munden, pėr shembull duke hedhur minj tė gjallė nė bidonėt e saj tė qumėshtit. E keqkuptuar po aq sa e nėpėrkėmbur, dashuria e paqartė qė Tyyne ndjente nė fillim pėr ta, me kalimin e muajve dhe viteve, shndėrrohet nė neveri tė thellė: po, prej atyre djemve nuk mund tė presėsh asgjė tė hajrit. Janė tė pandreqshėm, tė humbur. Si ajo, mė keq se ajo, ngulmon tė mendojė Zoti Perėndi i Universit, drejtori, krejt i zėnė me rolin e tij si ndreqės kurrizesh i patėmetė sa lė plotėsisht pas dore gruan e tij, Irenėn, dhe pesė vajzat e tyre. Ah po, sepse nė ishullin e mallkuar jetojnė edhe ato, tė burgosura nė njė dimension shtėpiak, tė helmuara nga mėrzia dhe vetmia. Vajzat duke u rritur, mėsojnė tė mbėshteten te njėra-tjetra, dhe nė se nga njė anė kjo i ndihmon pėr tė gjetur ekuilibrin, nga ana tjetėr i largon nga e ėma, gjithnjė e mė e vetmuar dhe gjithnjė e mė shumė e hidhėruar nga perspektiva e plakjes dhe e vdekjes nė atė vend tė braktisur nga Zoti dhe nė krah tė njė burri tė verbuar nga monomania e tij prej zoti tė atij universi tė vogėl. Nisma e fundit, nė tė cilėn drejtori hidhet me gjithė vendosmėrinė e tij kėrcėnuese, ėshtė rritja e krimbave tė mėndafshit nė ishull. Beson se ėshtė njė ide gjeniale dhe ėshtė kaq bindės me eprorėt e tij sa arrin tė sigurojė financimet pėr njė projekt tė paracaktuar pėr tu shndėrruar nė njė makth tė ri: nė vend qė tė sjellin dobi, larvat e krimbit tė mėndafshit do prodhojnė njė re gjigante fluturash tė zeza qė do e nxirosin ishullin, duke e bėrė edhe mė tė skėterrshėm Njė roman i gatuar me realizėm tė pastėr dhe bindės, Shtėpia e fluturave tė zeza i Leena Lander-it pėrshkruan shumė mirė atmosferėn e mjerimit dhe tė dhunės qė mbizotėron nė kėto lloj burgjesh pėr tė mitur. Atmosferė, nga e cila nuk janė viktima vetėm djemtė e burgosur, por edhe vetė gardianėt e tyre; nga e cila mund tė tė shpėtojė fati, dhuntitė vetjake, por kurresesi riedukimi efikas i institutit. Nė fakt, shpėtimi i djaloshit protagonist tė librit, Juhani (i cili nė fund do tia dalė mbanė pėr tė fituar njė jetė normale si njeri i lirė) ėshtė njė fitore individuale, aspak rezultat i terapisė rehabilituese, sė cilės i ishte nėnshtruar nė emėr dhe pėr llogari tė shoqėrisė sė respektuar. Faqe tė panjohura Artikuj dhe shėnime publicistike, 1915-1919 Autori: Fan S. Noli Pėrmblodhi dhe pajisi me shėnime: Prof. Koēo Bihiku Shtėpia botuese: Albin Faqe: 329 Gjendja nė Shqipėri, sidomos nė qerthullin e Luftės sė Parė Botėrore, pėrpjekjet pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e porsaformuar shqiptar, politika e fqinjėve shovinistė pėr copėzimin e ndarjen mes tyre tė Shqipėrisė, roli dhe politika e fuqive tė mėdha tė Evropės dhe SHBA-sė ndaj ēėshtjes shqiptare e asaj ballkanike, fati dhe veprimtaria e figurave dhe personaliteteve tė ndryshme shqiptare e tė huaja nė vitet e mbrapshta 1914-1919, princ Vidi, pėrpjekjet e tė huajve pėr tė gjetur njė mbret tė pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė, ushtritė e huaja nė Shqipėri, Konferencat Ndėrkombėtare e forume tė tjera tė kohės, kur diskutohej, bėhej pazar e shpesh vendosej pėr fatet e Shqipėrisė, etj, etj
- tė gjitha kur ligjėronte e shkruante Noli i ri - ky ėshtė nė vija tė pėrgjithshme vėllimi me Faqe tė Panjohura nga Fan Noli. Ndjesi tė yshtura Autor: Alberto Bevilacqua Pėrktheu: Diana Ēuli Lloji: Roman Shtėpia Botuese: Toena Faqe: 288 Ēmimi: 700 lekė Romani Ndjesi tė yshtura ėshtė njė udhėtim. Por ndryshe nga shembujt qė pėrmenda mė sipėr, ky ėshtė udhėtim drejt thelbit tė psikikės sonė, drejt mistereve qė pėrfshihen nė sjelljen, nė dukjen, nė formėn se si veprojnė receptorėt qė dalin dhe ata qė hyjnė nė vėmendjen njerėzore. Ėshtė udhėtim nė pushtetin e ndjenjės, tė dashurisė, tė urrejtjes, tė mėshirės, tė vullnetit dhe tė frikės. Eksplorimi qė autori fillon tė bėjė ka njė pėrvetėsim magjik tė kohės, tė personazheve, tė shoqėrisė e botėkuptimit rreth mistikės nė sfondin e njė realizmi tė kthjellėt. Roman anormal, ėshtė pak tė thuash. Po ta shikojmė kėtė vepėr nė vijim tė gjithė krijimtarisė, kuptojmė kulmin e udhėtimit, thelbin e magjepsjes letrare e filozofike, dallojmė konturet paranormale tė botės, tė padukshme pėr syrin e zakonshėm. Pėr hir tė emrit Autori: Jhumpa Lahiri Pėrktheu: Ledia Agolli Gjinia: Roman Shtėpia Botuese: OMSCA-1 Faqe: 308 Ēmimi: 800 lekė Te Namesake (nė shqip Pėr hir tė emrit) i shkrimtares Jhumpa Lahiri fituese e ēmimit Pulitzer pėr fikshėn nė vitin 2000, ėshtė njė prej librave mė tė shitur nė shkallė ndėrkombėtare, por edhe i vlerėsuar lart nga kritika pėr elegancėn, mprehtėsinė dh mėshirėn mbi jetėt e detajuara qė transportohen nga India nė Amerikė. Ėshtė njė histori shumėkulturore dhe shumėbrezėshe e udhėtimit tė familjes Hindu Bengali nė Boston. Jhumpa eksploron nė mėnyrė mjeshtėrore kompleksitetin e temave tė eksperiencave tė emigrantėve dhe tė huajve, pėrplasjen e mėnyrave tė jetesės, dizorientimin kulturor, konfliktet e asimilimit, lėmshin qė krijohet mes brezave... dhe pikturon portretin e njė familjeje indiane tė ēarė mes tėrheqjes pėr tė respektuar traditat e saj dhe mėnyrės amerikane tė jetesės. Ėshtė viti 1967. Pas dasmės sė tyre tė ujdisur, Ashoke dhe Ashima Ganguli vendosen sė bashku nė Kambrixh, Masaēusets. Si inxhinier, Ashoke pėrshtatet nė mėnyrė mė tė kujdesshme se e shoqja, e cila i reziston ēdo gjėje amerikane dhe e merr malli shumė pėr familjen e saj. Kur lind djali i tyre, detyra pėr ti vėnė atij njė emėr tradhton rezultatet e trazuara pėr tė sjellė diēka tė vjetėr nė njė botė tė re. Me emrin e njė shkrimtari rus qė ia kishin vėnė prindėrit e tij indianė pėr tė kujtuar katastrofėn e disa viteve mė parė, Gogol Ganguli di vetėm qė ai vuan nga barrėn e trashėgimisė sė tij ashtu si edhe pėr emrin e tij tė ēuditshėm dhe antik. Jhumpa sjell ndjeshmėrinė e madhe tė Gogolit, ndėrsa ai ngec nė itinerarin e brezit tė parė, tė shtruar me konflikte besnikėrie, mėnyra tė tėrthorta komike dhe ndrydhje nga temat e ēėshtjet e dashurisė. Duke penetruar brenda, ajo demaskon jo vetėm pushtetin dhe fuqinė pėrcaktuese tė emrave dhe tė asaj ēka prindėrit na dhurojnė e presin nga ne, por edhe kuptimet tė cilat ngadalė, e ndonjėherė nė mėnyrė tė dhimbshme arrijnė tė na pėrcaktojnė ne dhe veten tonė nė kėtė roman tė identitetit. Ėshtė njė tregim dashurie, trazire vetmie dhe emocionale qė shihet mė njė sy mahnitės pėr sa i pėrket vėzhgimit ironik dhe tė detajuar. Jhumpa Lahiri ka lindur mė 1967 nė Londėr, Angli. Ajo ėshtė diplomuar nė Kolegjin Barnard pėr letėrsinė angleze, si dhe nė Universitetin e Bostonit pėr krijimtarinė letrare, pėr studimet krahasuese nė letėrsi dhe studimet pėr Rilindjen. Jhumpa Lahiri ka dhėnė leksione pėr krijimtarinė letrare nė Universitetin e Bostonit. Libri i saj i parė me tregime Interpreter of Maladies ka fituar ēmimin prestigjioz Pulitzer nė vitin 2000. Ka marrė edhe shumė ēmime tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Gazeta Milosao
|