Nga lufta sportive, tek ajo antikomuniste
Kaimi, gjyqtari i ndeshjes
Ishte 5 qershori i vitit 1988, kur ndeshja Naftėtari-Dinamo mori pėrmasa tė mėdha, duke u kthyer nė njė revoltė popullore. Kjo pėrballje pritej me shumė interes nė qytetin e Kuēovės, sepse Naftėtari luante pėr jetė a vdekje. Dy ekipet diskutonin qėndrimin nė kategori, teksa ndeshja e parė kishte pėrfunduar 1-0 pėr Dinamon. Por ēfarė ndodhi realisht nė Kuēovė? A u shfrytėzua futbolli, si sporti mė i dashur, pėr politikė? Si ishte situata para ndeshjes dhe ēfarė u bė brenda dhe jashtė fushe? Pėr tė gjitha kėto, nė njė rrėfim ekskluziv pėr Sportin shqiptar, ish-gjyqtari Besnik Kaimi, njeriu qė ka pėrjetuar mė shumė se kushdo kėtė ngjarje, tregon gjithēka, duke hedhur dritė mbi kėtė ēėshtje tė diskutuar shumė nė atė periudhė. Kam jetuar pėr pak vite nė Kuēovė, sepse kam kryer shėrbimin ushtarak, madje kam luajtur edhe futboll me Naftėtarin. Prandaj, e di mirė se nė ēfarė gjendjeje ka qenė Kuēova nė vitet 70-tė. Aty jetonin familje tė ngritura dhe erdhi njė moment qė ato u ngacmuan nga ana ekonomike. Kjo e fundit u rėndua shumė dhe ishte pikėrisht ndeshja Naftėtari-Dinamo, ajo qė shėnoi shpėrthimin e kėsaj revolte popullore. Mbaj mend qė njė ditė pas ndeshjes ishte planifikuar qė tė zhvillohej edhe Kongresi i Gruas nė atė kohė. Ēdo gjė ishte e qartė: hidhėrimi i popullit nuk erdhi nga futbolli, por nga rregjimi komunist. Brenda fushės nuk ka pasur ndonjė episod, i cili mund tė linte shkas pėr tė revoltuar njerėzit.
Ministria kėrkonte fitoren e Dinamos
Nė atė kohė isha nė zbor dhe mė erdhėn nė repart. Pasi arrita tė merrja leje, mė morėn me makinė dhe shkuam nė Tiranė. Kėtu mė priti Kryetari i Komitetit tė Fiskulturės nė atė kohė, Josif Devole. Ky i fundit mė komunikoi qė je emėruar gjyqtar i ndeshjes Naftėtari-Dinamo, bashkė me anėsorėt Hajro Leskaj dhe Fatmir Damo. Nė atė kohė gjyqtarėt caktoheshin nga FSHF-ja dhe komiteti bėnte shpėrndarjen e tyre. Ministria e Brendshme kėrkonte garantimin e fitores sė Dinamos. Unė iu thashė qė e marr pėrsipėr ndeshjen, por me kushtin qė ndershmėria tė jetė e plotė dhe tė fitojė ai qė do ta meritojė. Nuk pranova kurrsesi qė tė favorizoja Dinamon, teksa i lashė tė hapur njė mundėsi: nėse loja shkonte 1-0 pėr Naftėtarin, ndeshjen do e ēoja tek penalltitė. Isha i bindur qė nuk mund tė dilja kundėr Naftėtarit. Mė konkretisht ėshtė rasti i golit, kur unė si gjyqtar nuk kisha ēfarė ti bėja. Pėr tė qenė i sinqertė, kėtė do e bėja, sepse doja tė ruaja kokėn time. Megjithatė, kjo nuk u realizua, pasi shėnoi Dinamo dhe u mbyll gjithēka. Pėr tė shpėtuar nga rėnia njė kategori mė poshtė, Naftėtarit i duheshin pėr tė shėnuar edhe tre gola, pasi ndeshja e parė kishte pėrfunduar 1-0 pėr Dinamon. Lojėn e mbylla pa dhėnė kohėn shtesė
Por si shkoi loja dhe kur nisėn shkėndijat e para tė revoltės? Ēfarė vendimesh mori gjyqtari dhe kur mendoi se duhej ta mbyllte lojėn? Loja filloi qetėsisht dhe pjesa e parė u bė e fortė dhe e bukur. Rastet pėr shėnim kanė qenė tė shumta pėr Naftėtarin. Nėse ato do tė shfrytėzoheshin, do tė ishte ndryshe. Mė kujtohet qė rasti mė i pafalshėm ishte i Aleksandėr Koēit, ku edhe unė u ēudita si nuk u bė gol. Mbaj mend qė portier i Dinamos ka qenė Ilir Bozhiqi, i cili ka bėrė shumė pritje. 45-minutat e para u mbyllėn 0-0, ndėrsa pjesa e dytė ishte normale deri nė minutėn e 65-tė, kur u shėnua edhe goli. Duke parė qė shpresat u humbėn pėr tė kthyer rezultatin, qė nga ky moment loja u bė agresive. Publiku shante nė kor dhe gjuante me gurė. Nė minutat e fundit acarimi u bė mė i madh. Pėr tė shmangur incidentet, nuk ia vlente tė respektoje minutat shtesė,- kujton Kaimi.
Goli i Vilės na shtangu tė gjithė
Ai qė preu shpresat e Naftėtarit pėr tė mbijetuar nė kategorinė e parė ishte goli i Arben Vilės nė pjesėn e dytė. Goli i Dinamos ishte shumė i pastėr. U shėnua me njė goditje nga distanca, kėshtu qė nuk kishe kujt tia vije fajin. Ka qenė njė rivėnie anėsore dhe topin e ka kapur nė mesfushė Ermal Tahiri, i cili pasoi direct te Arben Vila, qė me tė majtėn nga rreth 30-40 metra, i shtangu tė gjithė. Topi shkoi direkt nė trekėndėshin e djathtė tė portės dhe nė kėtė moment, sipas rregullores pashė anėsorin pėr ndonjė gjė, por edhe i ngriti supet, sepse goli ishte krejtėsisht i rregullt,- deklaron ish-gjyqtari, qė aktualisht vazhdon punėn si vėzhgues i FSHF-sė.
Momenti kur plasi nė Kuēovė
Menjėherė pasi sinjalizova pėr pėrfundimin e ndeshjes, goditjen e parė e morri njė mbrojtės i Naftėtarit, i cili u gjakos, pasi e kishte zėnė njė nga gurėt e hedhur nga publiku. Nė kėtė moment kemi dėgjuar ulėrima nga njerėzit. I themi policisė tė futemi nė dhoma, ndėrkohė qė aty gjejmė njė fėmijė tė ēarė nė kokė dhe tė mbushur me gjak. Kujtuam se ai kishte ndėrruar jetė. Kur u futėm nė dhoma dėgjonim njerėz qė thonin sikur kishin vdekur dy vetė. Tė them tė drejtėn nė kėtė moment u trembėm dhe policia na erdhi nė ndihmė. Kėto alarme fatmirėsisht rezultuan tė pavėrteta. Ngaqė ishim tė izoluar nuk po e kuptonim se ēfarė po ndodhte jashtė fushe. Nė kėtė moment dėrgojmė anėsorin Hajro Leskaj, qė tė dilte jashtė pėr tė na blerė ushqim dhe pėr tė mėsuar tė vėrtetėn se ēfarė po ndodhte. Mė pas morrėm vesh qė u dogj makina e zjarrėfikses dhe disa tė policisė, gjithashtu kishte dhe njerėz tė plagosur nga gurėt. Mirėpo dalja e Hajro Leskajt na konfirmoi diēka tė rėndėsishme, sepse u duk qartė qė publiku nuk e kishte me gjyqtarėt. Kolegun tonė nuk e ngacmuan fare dhe kjo tregoi se populli nuk kishte gjė me ne. Jashtė stadiumit ishte bėrė njė katrahurė e vėrtetė, pasi rruga ishte mbushur me gurė. Pas gjithė asaj revolte, ku pati tė lėnduar edhe nė radhėt e policisė, erdhėn forcat e rendit nga Tirana, tė cilat e morrėn situatėn nė kontroll. Siē e mėsuam edhe mė vonė, policia nė orėt e vona tė asaj nate arrestoi ata njerėz qė ishin iniciatorė tė revoltės. Policia na shoqėroi me autokolonė deri nė Tiranė, si ne gjyqtarėt, ashtu edhe Dinamon. Nė Tiranė mė priti Mehdi Bushati, Azis Tahiri dhe Kristaq Miēo. Treguam ngjarjen dhe mė pas iu bė njė relacion Ministrit pėr gjithēka ēfarė ndodhi.
Sekretari i Beratit mė shpėtoi kokėn
Jam i ndėrgjegjshėm qė nė atė kohė nuk mund tė luaja me shtetin. Unė kam qenė nė fije tė perit, por falė gjykimi korrekt, shpėtova, dhe nuk u futa nė burg. Edhe sot e kėsaj ditė, ia di pėr nder sekretarit tė parė tė rrethit tė Beratit, Abdyl Pilafi, i cili u tregua objektiv nė raportimin e ngjarjes. Ministri i Brendshėm, Hekuran Isaji, ka marrė nė telefon direkt pas ndeshjes, zotin Pilafi, duke e pyetur: Bėri gjė gjyqtari? Ndikoi apo jo nė ndeshje?. Dhe pėrgjigjia e Pilafit ishte kjo: Absolutisht jo. Gjendja nuk ka ardhur si pasojė e gjykimit. Qė nė kėtė moment mė sollėn tre policė nė dhomat e zhvjeshjes pėr tė mė ruajtur nga njerėzit qė mund tė na godisnin. Ky ka qenė momenti mė i vėshtirė pėr mua. Tani si pėrfundim, nė gjithė atė revoltė u shfrytėzua futbolli. Politika hyri nė mes, sepse tė nesėrmen zhvillohej edhe Kongresi i Gruas. Unė kurresesi nuk mund tė gaboja, sepse veprimi mė i vogėl do tė mė kishte futur nė burg. Tė gjithė e dimė qė shteti i asaj kohe nuk tė falte,- thotė Kaimi pėr momentet pas ndeshjes, kur Ministri i Brendshėm, Hekuran Isai, kėrkonte tė dinte rreth asaj qė kishte ndodhur nė Kuēovė.
Nė hetuesi kam mbrojtur futbollistėt
Pėrse u thirr nė hetuesinė e Beratit, Besnik Kaimi? Njė ditė pas ndeshjes mė thirrėn nė hetuesinė e Beratit. Pėrveē meje janė pyetur edhe rreth 300 vetė. Shteti i asaj kohe donte tė dinte nga kush ka ardhur revolta, nga futbolli, apo nga situata e rėnduar ekonomike. Nė hetuesi mė pyetėn pėr ata futbollistė qė ishin ndėshkuar me kartonė tė verdhė, por unė i thash qė ata nuk janė shkaktarėt e ngjarjes, dhe nuk duhet tė mereni me ta. Futbollistėt u dėnuan me kartonė pėr atė ēka bėn gjatė lojės. Iu thash qė brenda fushės 90-minutat kanė qenė pa probleme. U kuptua qartė qė futbollistėt nuk kishin lidhje me situatėn dhe kurrsesi nuk kishte arsye pse tė merreshin me ta.
Bozhiqi: Babai mė kėrkoi tė mos luaja Mė shumė se kushdo, ndeshjen e 5 qershorit tė vitit 1988, Naftėtari-Dinamo, e ka pėrjetuar ish-portieri i kėsaj tė fundit, Ilir Bozhiqi. Jo vetėm se ishte nga Kuēova, por fakti qė nė kėtė pėrballje duhet tė mbronte portėn e Dinamos, do tė thoshte shumė pėr tė. Ai flet pėr ndeshjen e famshme, duke treguar disa nga momentet kulmore dhe pėrjetimin e revoltės nga dhomat e zhveshjes.
- Ilir, u bėnė 20 vjet nga ndeshja e famshme Naftėtari-Dinamo, ēfarė kujtoni? - Edhe pse kanė kaluar shumė vjet,pėrsėri e ruaj si njė kujtim tė veēantė. Duke qenė se nė ndeshjen e parė nėTiranė fituam 1-0, me njė lojė tė bukur, Naftėtari ishte i karikuar pėr tė pėrmbysur rezultatin, nė mėnyrė qė tė ngjitesh nė kategorinė e parė. Ndeshja u zhvillua nė orėn 17:00, ndėrkohė qė stadiumi ishte i tejmbushur. Ne kishim kaluar njė sezon shumė tė vuajtur dhe me plot probleme, por megjithatė u nisėm drejt Kuēovės me bindje tė plotė se do tia dilnim mbanė.
- Si kanė qenė ditėt para ndeshjes dhe a ju kanė bėrė presion, duke qenė edhe vetė nga Kuēova? - Para ndeshjes kemi qenė disa ditė tė grumbulluar nė Durrės (Kavalishencė), por ishim disi tė ēakorduar, pasi nuk na besohej qė do shkonte puna deri kėtu. Nga vendi katėrt nė muajin mars, pėrfunduam nė fund tė tabelės nė maj. Kjo ishte e papranueshme pėr Dinamon. Mbaj mend qė njė ditė para ndeshjes shkuam nė Berat. Nė hotel mė erdhi babai dhe mė ka kėrkuar tė mos luaja, nė mėnyrė qė ndeshja mos acarohej, duke ditur qė unė isha djalė i Kuēovės. Mirėpo, unė isha futbollist i Dinamos dhe vėrtet me shpirt doja qė Naftėtari tė ishte sa mė lart, por nė kėtė rast nuk kisha ēfarė tė bėja. Pra, do tė luaja pėr Dinamon, sė cilės i jam pėrkushtuar gjithė karrierės sime.
- Ēfarė ndodhi pas ndeshjes dhe a patėt ngacmime nga tifozėt? - Ne si futbollistė shumė pak dėgjuam se ēfarė ndodhi jashtė stadiumit, sepse pas ndeshjes mbetėm tė izoluar. Mund tė them se nga ora 19:00, kur pėrfundoi ndeshja, e deri nė 24:00 tė natės, kemi qenė tė mbyllur nė dhomat e zhveshjes. Ne thjesht dėgjonim nga jashtė, ulėrima njerėzish dhe vetėm kaq. U mblodhėn shumė njerėz jashtė stadiumit, duke bėrtitur Vdekje Fashizmit dhe thirrje tė tjera. Por, nė asnjė mėnyrė tifozėt nuk na sulmuan neve. Kur ishim nė dhoma na bėrėn thirrje pėr qetėsi. Mbaj mend, qė njė miku im mė solli dy bukė dhe djathė, pėr tė shtyrė sadopak orėt e ngujimit.
- Si mund tė largoheshit nga stadiumi drejt Tiranės? - Nė orėn 24:00 erdhi policia, e cila na shoqėroi drejt Tiranės me 6 makina. Ne si futbollistė kemi hipur nė IFA-t e asaj kohe, pasi autobusit tė klubiti i kishin thyer xhamat. Udhėtimi ka qenė pa probleme, ndėrkohė qė dua tė them se nė atė kohė u diskutua sikur kishte shumė forca speciale, por nuk ishte e vėrtetė.
Artikulli i tere u morre nga Sporti Shqiptar dt. 26.02.2009.