Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/11/10 ne 01:06:59
Te reja:


Faqet: 1
Ngrohja globale dhe rreziku i saj (Lexuar 3702 here)
Erjoni
Anetar i vjeter
***


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 340
Ngrohja globale dhe rreziku i saj
05/28/07 ne 11:08:32
 
Vetem 6 hapa larg Apokalipsit!
 
Koha Jone
 
Cdo rritje me 1 grade Celcius e temperatures globale, do sjelle shkaterrimin e shpejte te planetit. Deshifrimi i se ardhmes ne Toke: Nje ferr dantesk!  
 
Pasojat konkrete te rritjes se temperaturave
 
+ 1 grade C:
 
Malet do nisnin te shperbeheshin nga mungesa e ujit
 
Do zhdukeshun 720 mije km2 te siperfaqeve te akullta  
 
Qqeanet do perpinin bukuri te tilla si ishjut Maldive
 
Do rritej frekuenca e uraganeve si Katrina apo te tjere
 
Pemet e medha shekullore, ato me te lartat, do zhdukeshin
 
+ 2 grade C:
 
Destabilizim i shendetit psiko fizik te njerezimit  
 
Do niste shperthimi i koleres apo epidemive te tjera
 
Mesdheu, s'do ishte me nje vend i pelqyeshem turistik
 
Pushimet do preferoheshin me shume ne Norvegji, Suedi
 
Do te rritej me gjysme metri niveli i te gjithe deteve
 
+ 3 grade C:
 
Per miliarda persona do niste lufta per ekzistencen
 
Hjustoni, Nju-Jorku, Holanda dhe Meksika, do zhdukeshin
 
Afrika dhe Australia, do ktheheshin ne vende te pabanueshme
 
Temperatura e ndryshme e detit, do rriste ciklin e karbonit  
 
Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona njerez ne bote  
 
Ne ato grade, luhet me fatin e tere njerezimit. Per gjashte grade Celcius me shume, Toka do te perfshihet nga katastrofa. Ne vend te ujit te kripur te detit, do vloje acid sulfurik, ndersa era e rende si e nje veze te prishur e gazit helmues, do te perfshije gjithe ambjentin. Por le te ndalemi ketu me pasojat qe mberrijne nga ngrohja globale. Te shohim me mire se si temperaturat qe do te rriten me nga nje grade, do te sjellin transformime te papara ne te gjithe boten. Qe nga rritja globale me nje grade Celcius, e cila do ta kthente detin Mesdhe ne nje vend te merzitshem dhe jo te kendshem per pushime. Kur Norvegjia apo Suedia do te ishin vendet me te preferuara, duke harruar pushimet ne Egjipt apo Tunizi ...
 
Ne Angli, ne Qendren Hadley Centre per Kerkime dhe Kujdes mbi Klimen, 120 shkencetare po punojne per te ravijezuar te ardhmen e anijes kozmike "Toke" dhe ekuipazhit te saj njerezor. Laboratori i tyre eshte nje superkompjuter. I perkthyer ne softuare nje model mekanizmash te sistemit areo diellor oqeanik, klimatologet lancojne programin dhe jane duke pare sesi nga viti ne vit, evoluon atmosfera duke nisur qe nga situata aktuale. Per fat te keq, mjaftojne pak dekada dhe shkaterrimi eshte para teje, mbi kompjuter. Katastrofa, vetem katastrofa. Globale, te pakapshme. Nderkaq, modele per te stimuluar te ardhmen e Tokes, ka me dhjetera. Me te rafinuarit, i kane elaburuar ne Laboratorin Livermore te Kalifornise, ne institutin Maks Planck te Gjermanise dhe pikerisht edhe ne Qendren Hadly. Por nese degjon thashethemet e korridoreve, tamam Hadly posedon modelin me te mire. Ne nentor te vitit 2002, nje raport i tij i leshuar per Natyren, na beri te hynte frika per skenaret e zinj qe paraqiste. Dikush tregonte nje kujdes te madh. Vete kerkuesit nuk duan qe te alarmojne shume opinionin publik, edhe sepse mbi disa aspekte debati shkencor mbetet i hapur.  
 
Perkundrazi Mark Lynas, 34 vjec, militant ambjentalist, nuk ben llogari. I njohur per leshimin e nje torte ne fytyre Bjorn Lomborg ("ekolog estetik" i cili lidh rrezikshmerine nga efekti sere), mbi ndryshimin klimaterik, nuk i le fare hapesire optimizmit dhe tani krijon nje komplikim akoma edhe me te madh permes librit te tij "Gjashte Grade"). Ne ato gjashte grade (njeqind grade, domethene ato te shkalles Celcius), luhet me fatin e njerezimit. Modelet e evolucionit klimatik jane komplekse sa duhet te mbajne llogarite e ketyre numrave variabel: perberja e ajrit, temperatura e deteve, korrentet atmosferike dhe ato oqeanike, aktivitet njerezor. Secili komponent, ka nje feedback, domethene cdo kthim mbrapsht i tij: pershembull nese temperatura rritet, rrit epruvimin dhe krijohen me shume re, por keto reflektojne driten e Diellit me shume se detet dhe oqeanet, per te cilat temperatura kthehet ne zbritje. Fakt deciziv ky qe shpjegon se disa fenomene nuk jane lineare: per shkaqe te vogla, mund te korrespondojne rrjedhoja te medha, tamam si nje gllenjke qe arrin te permbyse nje vazo. Nje efekt jolinear, shkon me shpejtesi jashte kontrrollit. Jemi duke djegur fosilet ne nje kohe nje milion here me shpejt se ajo kohe qe u desh per t'u formesuar. Dehidratimi karbonik, i pergjegjshem per thuaj gjysmen e efektit sere, domethene e kaluar ne nje vit nga 290 deri ne 380 pjese per milione. Ridyfishimi eshte tashme ne dukje, do te shfaqet brenda ketij shekulli. Cfare i ndodh Tokes duke i dyfishuar anihidrimin karbonik ne atmosfere? Ka nje limit, ai i te te ashtuquajturit "efekti sere ne zhdukje". Pertej tij, fenomeni pershpejton dhe behet i pasherbyeshem. Modelet e stimulacionit mbajne nje gershetim ne pasiguri: Rritja e temperaturave, globale, te parashikuara me nje dyfishim te anhidridit karbonik, shkon nga nje minimum prej 1.4 grade ne nje maksimum prej 6.4 gradesh, me nje konkordim te fshehte rreth 2 3 grade Celcius. Per te dhene nje ide mbi rrjedhojat, "solucioni i vetem" eshte te studiosh te kaluaren krijuese te Tokes, kur temperaturat kaq te larta verifikoheshin, duke lene si gjurme fosilet. Pikerisht, ne "Gjashte Gradet", Mark Lynas dizenjon skenaret derivate nga nxehja e Tokes.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Anetar i vjeter
***


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 340
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #1 - 05/28/07 ne 11:09:28
 

1. Duke filluar qe nga ngrohja minimale. Nje grade Celcius.  
Mund te permbajme ngrohjen globale brenda ketij kufiri vetem duke bllokuar menjehere te gjitha emisionet me gaz sere, nje gje krejtesisht e pamundur kjo. Gjashte mije vjet me pare, bota kishte nje temperature te nje grade superiore krahasuar me ate aktuale. Dhe keshtu, eshte mjaft e thjeshte te kuptojme se cfare na pret. Zona te gjera si ato qe gjenden ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe lindja e Montanes, do te rikthehen te jene sterile dhe do te pesojne periudha te tera me stuhi rere. Duke humbur ngrohjen, drejt vitit 2100, nje planet i trete do te ishte i privuar nga uji i pijshem. Kjo do te sillte formimin e liqeneve te reja dhe kenetave te pafund, te cilat do te permbytnin rruget, do t'i shkaterronin ato, apo hekurudhat dhe vepra te tjera rrugore. Nga ana tjeter, edhe malet qe e humbin kete element te tyrin, do te nisnin te shperbeheshin. E kemi pare kete gje ne Dolomite dhe ne Luginen e Aostes. Kthimi i akullit polar dhe i akujve nga pranga te dikurshme per malet ne liqene dhe lumenj, nenkupton nje mbinxehje te madhe per token, pasi akulli reflekton 80 perqind te rrezatimit diellor, ndersa detet dhe oqeanet e thithin ate, deri ne 95 perqind. Mund te llogarisim, per rritjen e temperaturave me nje grade Celcius, zhdukjen e 720 mije kilometrave katrore te siperfaqeve te akullta. Niveli i oqeaneve qe sot rritet vetem me disa milimetra per cdo vit, do te ngjitej me shume duke perpire me vete edhe bukuri te tilla turistike si ishujt Maldive, ndersa do te rriste frekuencen e uraganeve si Katrina, te cilet ne veren e vitit 2005, permbyten Nju Orleansin. Bari dhe bimet, ne nje cikel te shkurter, ka mundesi shume te madhe qe te emigronin drejt klimave me te adoptueshme, por pemet e medha shekullore, me kohen e riprodhimit, me te lartat, do te zhdukeshin. Ne kete rast, duhet reaguar me cdo kusht.  
 
 
2 -  Rritja me 2 grade Celcius. Kjo te perbeje edhe skenarin e dyte per boten.  
Ndryshimi klimaterik do te fillonte te ndikonte ne shendetin e shendetit psiko fizik te njerezimit. Stresi sa vinte dhe do te behej edhe me shume irritues, fillesa e mungeses se ujit do te bente qe te niste njerezimi serish me shperthimin e koleres apo te epidemive te tjera te njohura kohe me pare. Kur ajri perfshin 41 gradet Celcius, sistemi termorregullues i organizmit tone, hyn ne krize, pulsimet e zemres nisin dhe pershpejtojne dhe ne tru arrin gjithmone e me pak oksigjen. Keto gjera, te tolerueshme per popullaten me te re, jane te padurueshme per moshat me te thyera. Keshtu, vera teper e nxehte, torride, ne vitin 2003, shkaktoi dhjete mije te vdekur ne France, tre mije ne Itali, 35 mije ne brendesi te Bashkimit Evropian dhe mbi 12 miliarde euro deme ne fushen e bujqesise. Me dy grade me teper, deti Mesdhe, do te pushonte te ishte nje vend i pelqyeshem turistik. Pushimet do te preferonim t'i benim me mire ne Evropen e Veriut. Temperatura ne Groenlande do te ngjitej dy here me shume krahasuar me pjesen tjeter te planetit dhe ne 140 vjet, ishulli i madh kontinent do te humbiste mbulesen e tij te akullit, duke bere keshtu qe te rritej me gjysme metri niveli i detit. Do te ishte fundi ky per Venecian, apo per Bangladeshin dhe shume ishuj te Oqeanise. Vende si Pakistani, te adoptuar me armet nukleare, do te aktivizonin tentativen per te fituar me lufte, territore te tjera. Sipas Lynas, ky kuader ka 93 perqind te mundesise te realizohet nese nuk ulim 60 perqind te emisioneve te gazit sere brenda dhjete viteve te ardhshme. Ne fakt, nje objektiv realisht i paarritshem.  
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Anetar i vjeter
***


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 340
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #2 - 05/28/07 ne 11:13:26
 

3. Skenari i trete, rritja prej tre gradesh.
 Nje klime e tille, ekzistonte ne Toke, tre milion vjet me pare. Dime qe ne epoken e Arktikut, nuk kishte akuj dhe niveli i detit ishte me i larte se 25 metra. Per miliarda persona do te niste nje lufte e vertete per ekzistencen e tyre. Hjustoni do te ishte zhdukur ne vitin 2045, nje fat te ngjashem do te kishte edhe Nju jorku apo Holanda dhe Meksika. Afrika dhe Australia, do te ktheheshin ne vende te pabanueshme. Temperatura e ndryshme e detit, do te rriste ciklin e karbonit. Koloni te tera bakteresh te cilat jetojne te padukshme, do te leshonin edhe me tej karbon ne ajer, duke shtuar 250 pjese te anidridit karbonik per miliona. Viktimat e nxehtesise do te ishin me miliona.  
 
 
 
4. Skenari i katert, rritja me 4 grade.
Stuhia me ere te furishme do te shkaterronte kontinentet, kolapsi i mbetjeve te fundit te pyjeve te Amazones, do te shkaktonte nje pershpejtim te katastrofave klimaterike. Detet do te ngjiteshin me 50 metra ne krahasim me nivelin aktual. Ne vendet tona te zakonshme, vera do te zgjaste nga marsi ne nentor me 45 grade nxehtesi. Destabiliteti social dhe mosqeverisja, do te ktheheshin ne konstantet e situates nderkombetare. Problemi me i rendesishem qe do te lindte, do te ishte ai i Kines. Ky vend i madh, do te shkonte drejt rrokullisjes me pjesen tjeter te botes, nga njera ane per rrotullimin permbytjen e bujqesise, nga ana tjeter per ceshtjen e energjise: me tendencen aktuale ne vitin 2030, niveli i jeteses se kinezeve, do te arrinte ate te amerikaneve dhe vetem Kina do te arrinte te perthithe dt te tjerat e rezervave boterore, me nje konsum prej 100 milione fuci nafte ne dite, aq sa arrin aktualisht 125 perqind prodhimi boteror i naftes. Nje situate e pazevendesueshme, aq sa edhe vete India do te superonte popullaten kineze dhe do te kishte nje ceshtje burimesh shume te fuqishme.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Anetar i vjeter
***


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 340
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #3 - 05/28/07 ne 11:15:25
 

5. Skenari i peste.
Dicka e tille ndodhi ne Toke afersisht 55 milione vjet me pare. Kjo ndodhi kur jetesa kryesore behej ne Arktik. Planeti Toke do te shfaqej i tmerruar: pole te liruara nga akujt, pyje te transformuar ne shkretetira, Alpet do u ngjanin Atlanteve marokene. Siberia dhe Kanadaja do te kishin nje klime te jetueshme, por do te perjetonin pushtime respektivisht nga kinezet dhe nga qytetaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kete temperature, do te liroheshin depozitat e pafundme te metanit sot te ngurtesuara ne fundet e oqeaneve fale kushteve te tanishme te presionit te temperaturave. Metani, nje gaz sere 23 here me efi[ent se anhidridi karbonik: e thjeshte te imagjinosh rrjedhojat. Por te gjitha sforcimet duhej te konsistojne pikerisht ne ndaljen e nje fenomeni te tille. Kolapsi ambjental, do te bente te shperthenin konflikte sociale, ekonomike, religjoze: nje medioevo i ri, me komunitete te cilat mbijetonin ne enklavat e manastireve dhe strukturat feudale. Ambjenti i Italise, ne nje rast te tille, do i ngjante atij te Sudanit.  
 
 
6. Skenari i gjashte. Rritje prej gjashte gradesh: nje gje e ngjashme me ferrin dantesk.
Ne kete ambjent do te jetonin dinosauret e periudhes se krijimit, gati 140 milione vjet me pare. Apo ndoshta krijesat e Permianos, kur u zhduk gati 95 perqind e qenieve te gjalla. Nga oqeanet do te vertitej acid sulfurik, gaz helmues i barabarte me ate te aromes se nje veze te prishur. Metani do te arrinte te ndertonte 5 perqind te atmosferes, dhe do te prekte "piken e injeksionit", me paraqitjen e nje rreziku te incidenteve globale. Le te ndalemi ketu, mjafton me kaq. Duhet te besojme Mark Lynas e le te themi se kali i tij i betejes, domethene mekanizmat feedback jolineare ne sjelljen e klimes, ne fakt, do te terheqe gjithmone e me teper, vemendjen e shkencetareve. Te preokupohesh dhe te pergatitesh per nderhyrje, nuk perben ndonje dem. Te qendrosh pa levizur, po. Pjeses qe mbetet, leme qe modelet e stimulimit te vijojne. Ka ende pune per te bere nga Hadley Centre, ne Laboratorin Livermore dhe ne Max Planck Institut.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Anetar i vjeter
***


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 340
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #4 - 05/28/07 ne 11:16:19
 

Raporte qe te fusin friken: Bota drejt shkaterrimit!
 
Raportime nga me te ndryshmet muajt e fundit nga shkencetare dhe apo nga universitete prestigjoze te cilat kryejne studime mbi dukurine e ngrohjes globale, shpesh duken edhe te frikshme mbi shifrat qe japin apo mbi parashikimin se ku po shkon bota. Shqetesimi tashme eshte bere nderkontinental dhe njerezimi do te bente mire qe ta merrte pak me seriozisht ate. Keshtu, sipas studimit te shkencetareve daneze nga universiteti i Aarhusit, akulli i Groenlandes eshte duke u shkrire qe 100 vite me pare dhe se ky fenomen tashme nuk mund te merret me si nje gje e re. Hulumtuesit nga ky universitet, i studiuan akujt ne ishullin Disko ne Grenlanden Perendimore ne Atlantik. Akujt e studiuar ishin nga fundi i shekullit 19 deri me sot. Gjeologu Jacob Clement Yde, i cili i beri studimet me Niels Tvis Knudsen, deklaroi se ky studim, qe i mbulon 247 nga 350 akullnaja ne Disko, eshte studimi me i terthorte mbi levizjen e akullnajave te Grenlandes. Ai shton se eshte studiuar 95 perqind e siperfaqes se mbuluar me akull ne disko dhe cdo gje tregon se rezultatet jane te sakta per akullin pergjate bregdetit. Nderkaq, shkencetaret ne fjale, zbuluan se rritja prej disa grade Celcius mes viteve 1920 dhe 1930 dhe pastaj rritja nga viti 1995 e temperaturave, e kane pershpejtuar shkrirjen e akullit ne kete zone te ftohte te Tokes. Hulumtuesit besojne se ngritja e temperatures eshte shkaktuar jo vetem nga proceset natyrore, por edhe nga aktiviteti i njeriut mbi ambjentin. Te mos harrojme se shekulli i 19 te shenon fillimin e industrializimit ne bote dhe si rezultat, fillimin e veprimeve qe leshojne dioksidin e karbonit ne atmosfere.
 
 
Debati mbi ndryshimin e klimes, ndez gjakrat ne bote
 
Mbrojtja e klimes, ka qene ne qender te vemendjes diskutuar edhe ne Samitin e Bashkimit Evropian i cili eshte zhvilluar ne Bruksel se fundmi mes kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE se. Ngrohja globale po nxeh dhe gjakrat. Qe duhet bere dicka per mbrojtjen e klimes, per kete jane ne unanimitet te 27 kryetaret e shteteve dhe te qeverive te BE se. Por lidhur me masat e vecanta ne samitin e Brukselit, eshte diskutuar ashper. Qellimi prioritar i masave qe do te merren eshte kufizimi me mesatarisht 2 grade i rritjes se temperatures globale. Sipas perllogarive te Komisionit te BE se per kete duhet qe deri ne vitin 2050 ne mbare boten emisionet e dioksidit te karbonit duhet te ulen me 50 perqind ne nivelin e vitit 1990. Ne fokus, eshte kryesisht clirimi i dioksidit te karbonit prej automjeteve. Deri ne vitin 2012 ky duhet te ulet mesatarisht nga 186 ne 120 gram per kilometer. Shoqatat e mjedisit kerkojne ne kete kontekst per prodhuesit e automobileve vlera me limite te detyrueshme. Por industria e fuqishme gjermane e automobileve reziston kunder kesaj. Nje mjet tjeter per te ulur emisionet e gazrave qe krijojne efektin sere ne atmosfere eshte perdorimi me me intensitet i energjive te rigjenerueshme. Nderkohe kuota e perdorimit te ketyre energjive ne konsumin e pergjithshem te energjise ne BE eshte rreth 6.5 perqind. Gjermania me nje kuote prej 5.3 perqind madje eshte nen mesataren. Kancelarja Angela Merkel deshiron tani qe te angazhohet fort, per rritjen me 20% te energjive te rigjenerueshme. Por lidhur me kete norme te detyrueshme qe synohet ka mosmarreveshje te medha brenda BE se. Kryesisht Franca, qe nje pjese te madhe te energjise e perfton prej centraleve berthamore, eshte shprehur kunder ketij propozimi. Nuk ka kuptim, qe ne kete drejtim te shpresosh vetem tek energjite e rigjenerueshme, ka deklaruar ne Bruksel ministrja franceze per ceshtjet e Evropes, Katerine Kolona. Sipas saj, energjia atomike mund te luaje nje rol me te fuqishem ne luften kunder ndryshimit te klimes. Edhe Cekia dhe Sllovakia deklaruan, se do te angazhohen per me shume centrale berthamore. Te dyja keto vende gjithashtu i refuzojne normat e perbashketa te detyrueshme per energjite e rigjenerueshme.
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Ermali
Anetar nderi
****




Postime: 1508
Gjinia: male
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #5 - 06/05/07 ne 09:15:35
 
Ish-zv/presidenti i SHBA, Al Gore, thirrje pėrgjegjshmėrie para se tė jetė vonė
 
"Detyrat tona pėr Tokėn nėnė"
 
Qė nga teknologjia e deri te politika, tė gjitha mėnyrat pėr t‘iu pėrgjigjur krizės botėrore tė ambientit
 
 
Pas botimit tė librit "Bota nė balancė", nė vitin 1992, shumė kėrkime shkencore, tė cilat nuk ishin kryer mė parė, forcuan ndjeshėm sensin tonė tė arsyes mbi disa fakte thelbėsore: ngrohja globale ka pasojat e saj, po pėrkeqėsohet me ritme tė shpejta dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve shkaktohet nga aktiviteti njerėzor. Duhet tė ndėrhyjmė menjėherė pėr tė evituar pasojat fatale, nė fund tė fundit akoma nuk ėshtė tepėr vonė.
 
Qė prej vitit 1860 dhe deri nė ditėt e sotme, tė gjitha qendrat meteorologjike nė botė kanė regjistruar njė rritje tė lehtė tė temperaturave (nga +0.5Āŗ deri nė +0.7Āŗ). Njėkohėsisht kanė ndodhur fenomene si shkrirja e akujve, qė na kujtojnė ato nė malet Piren dhe Alpe. Tornadot dhe ciklonet po bėhen akoma dhe mė tė shpeshta, duke kėrcėnuar jetė njerėzish. Nė ditėt e sotme flitet pėr aktivitetin njerėzor dhe ndikimin e tij nė ngrohjen globale. Por kjo temė nxjerr nė pah probleme tė rėndėsishme shkencore dhe krijon shumė kontradikta. E thėnė ndryshe, deri tani, akoma nuk ėshtė arritur nė njė konkluzion shkencor. Nė fakt nuk duhet ta rrėzojmė tezėn e "efektit serė" dhe rolit qė ka luajtur shoqėria njerėzore nė pėrkeqėsimin e saj gjatė shekullit tė fundit.  
 
Gjithsesi, tashmė tė gjithė e dimė se pėrdorimi i lėndėve djegėse (karbon, naftė, gaz), dendėson shtresėn e hollė tė atmosferės qė rrethon planetin tonė, duke akumuluar gjithnjė e mė shumė ngrohtėsi diellore nė sipėrfaqen e tokės. Aktualisht ngrohja anormale e atmosferės po destabilizon nė mėnyrė drastike ekuilibrin klimatik qė ka ekzistuar gjatė gjithė historisė sė njerėzimit. Me fjalė tė tjera, ne kemi ndryshuar tėrėsisht marrėdhėnien fondamentale midis qenieve njerėzore dhe planetit Tokė. Kjo ėshtė pasoja e disa faktorėve tė ndryshėm. E para: vetėm gjatė njė shekulli, popullsia nė Tokė ėshtė katėrfishuar. Do tė duheshin dhjetėmijė gjenerata pėrpara se popullsia botėrore tė arrinte 2 miliardėt. Ndėrsa tani, nė harkun e njė gjenerate tė vetme, ne i kemi kaluar 6,5 miliardė banorė dhe parashikohet qė nė 45 vitet e ardhshme numri i popullsisė nė Tokė tė arrijė nė 9 miliardė.
 
E dyta: fuqia e teknologjive tė reja ka shumėfishuar ndikimin qė mund tė ketė ēdo individ nė natyrė.  
 
E treta: i kushtojmė njė vėmendje tė madhe pėrmbushjes sė nevojave tona nė njė kohė shumė tė shkurtėr; jo vetėm si individė, por po bėhet diēka mė e rėndėsishme nė mėnyrat e menaxhimit tė tregtarėve, tė ekonomive kombėtare dhe axhendave politike.
 
Pasojat e kėtij raporti tėrėsisht tė ri midis qenieve njerėzore dhe planetit Tokė janė shkatėrruese. Pėr tė qenė realistė, duhet tė themi se sot nuk bėhet fjalė pėr njė raport, por thjesht pėr njė luftė konkurruese ndėrmjet nesh dhe Tokės. Tashmė, shkenca na ka dhėnė mjaft informacione dhe fakte mbi ndryshimet e tmerrshme qė po i bėjmė planetit.  
 
Nė botimin e kėtij libri, nė vitin 1992, paraqiten disa tė dhėna mbi pėrqindjen e anhidridit karbonik (dyoksidi i karbonit) nė atmosferėn e 160 mijė viteve mė parė, tė marra nga njė kampion akulli. Rezultatet tregonin se pėrqindja e kėtij gazi nė atmosferė nuk kishte qenė kurrė mė parė mė e lartė. Tė njėjtat teste u ribėnė nė vitin 2000 dhe u paraqitėn nė ribotimin e kėtij libri, por kėsaj here kampioni i akullit ishte 420000-vjeēar, ndėrsa rezultatet ishin po tė njėjtat.
 
Nga 1992 e deri mė sot, katėr organizma shkencore prestigjioze kanė botuar pėrmbledhje tė reja studimesh, qė paraqesin njė numėr tė pabesueshėm informacioni dhe qė kanė marrė konsensusin mė tė madh pėr kėto ēėshtje.  
 
Organizata ndėrkombėtare pėr ndryshimin e klimės, e pėrbėrė nga mė shumė se dymijė ekspertė nė tė gjithė botėn, ka publikuar dy raporte voluminoze, tė cilat nxjerrin konkluzionin se qeniet njerėzore po ndikojnė shumė nė klimėn e Tokės dhe qė pasojat tashmė janė tė qarta. Ndėrsa shkencėtarėt ilustrojnė nė detaje pasojat shkatėrruese qė kėrcėnojnė tė ardhmen, nėse ne nuk bėjmė asgjė pėr krizėn klimatike aktuale.  
Akademia Kombėtare e Shkencave ka publikuar studime tė ndryshme, prej tė cilave spikasim atė tė 2006-ės, qė shpjegon se ka shumė mundėsi tė jemi duke jetuar periudhėn mė tė nxehtė tė kėtyre dymijėvjeēarėve tė fundit. Akademia ka kėshilluar administratėn e Bush, mbi disa ēėshtje kyēe, relative me principet thelbėsore tė sistemit klimatik.  
"Global Change Research Program" publikoi nė vitin 2000 rezultatin kombėtar tė SHBA, nė tė cilin ilustron pėr herė tė parė pasojat rajonale nė terma gjeografike dhe nė fushat kritike si agrikultura, pyjet dhe shėndeti i qenies njerėzore.  
Nė vitin 2004 u publikua "Rezultati i Efekteve Klimatike nė Artik". Nė kėtė studim ilustrohet sė nė Artik temperaturat janė rritur dy herė mė shpejt, nė krahasim me pjesėn tjetėr tė botės. Mė shqetėsues ėshtė fakti se dėbora dhe akujt qė pasqyrojnė rrezet diellore janė duke u shkrirė dhe duke lėnė mbrapa sipėrfaqe oqeanesh, tė cilat i thithin mė shpejt rrezet diellore, duke e ngrohur gjithmonė e mė shumė rajonin pėrreth. Duke mos u mjaftuar me kaq, si pasojė e shkrirjes sė akujve, janė duke u zhdukur edhe disa specie si arinjtė polarė, fokat dhe disa shpendė detarė.  
Veē kėtyre studimeve kryesore janė botuar shumė dokumente tė tjera, tė cilat, si pjesėt e njė mozaiku, kanė plotėsuar portretin e situatės. Njė prej tyre ėshtė botuar nė vitin 2005, dhe vėrtetonte se sa mė shumė tė rritet niveli i dyoksidit tė karbonit, aq mė shumė do pakėsohet niveli i pH nė oqeane. Nėse ky fenomen do tė vazhdojė tė jetė prezent, atėherė disa organizma thelbėsore detare, si koralet dhe planktonet (tė cilat pėrbėjnė unazėn e parė tė zinxhirit kryesor oqeanik), do tė zhduken. Kėto probleme mund tė shfaqen qė nė dhjetėvjeēarin e ardhshėm dhe jo pas njė shekulli, siē pretendohej mė parė. Veē kėsaj, ngrohja e tepėrt e oqeaneve shton mundėsinė e formimit tė uraganeve.
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Ermali
Anetar nderi
****




Postime: 1508
Gjinia: male
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #6 - 06/05/07 ne 09:15:54
 
...........
Njė tjetėr studim i vitit 2006 vėrtetoi se akujt e Alpeve nė Evropė mund tė zhduken tėrėsisht brenda kėtij shekulli. E fundit ndoshta mund tė jetė edhe ēėshtja mė alarmante, ajo e Groenlandės. NASA ka regjistruar disa imazhe satelitore, nga tė cilat shihet qartė se shtresa sipėrfaqėsore e akullit ėshtė shumė mė tepėr e paqėndrueshme, seē pretendohej deri mė sot. Kėrkuesit e Hauardit kanė regjistruar tėrmete 4 deri nė 5 ballė tė shkallės riter. Kjo ka lidhje me shkėputjen e akujve nė Antarktidė, qė kishin madhėsinė e ishujve Rhode. Nėse do tė lejojmė tė shkrijė shtresa e akullt prej tremijė metrash nė Groenlandė, ose gjithashtu njė pjesė gjigande nga Antarktida, atėherė niveli i ujėrave oqeanikė nė tė gjithė botėn do tė ngrihej me gjashtė metra. Duket absurde, por kėto fenomene mund tė ndodhin brenda dy shekujve, nėse ne nuk bėjmė asgjė pėr to. Sipas disa shkencėtarėve, nėse nuk arrijmė tė pakėsojmė ndotjen qė shkakton ngrohjen e tepėrt globale, atėherė brenda 10 vjetėsh do tė arrijmė pikėn kritike. Nuk do tė ketė mė kthim mbrapa.
 
Bibla thotė: "Atje ku nuk ka vizion, populli vdes". Ne duhet tė kemi njė vizion tė qartė, fryt tė kėrkimeve mė tė mira shkencore, tė paktėn deri atėherė kur liderėt tanė tė marrin vendimet e duhura pėr planetin Tokė dhe banuesit e tij. Kinezėt, fjalėn "krizė" e shkruajnė me dy karaktere: i pari ėshtė simboli i rrezikut, ndėrsa i dyti ėshtė simboli i shansit. Ky ėshtė shansi jonė pėr tė ndryshuar pėrballjen me sukses kundėr kėsaj krize, tė kuptojmė realitetin, tė gjejmė rrugėn tonė drejt njė bote mė tė mirė. Kriza aktuale e klimės pėrbėn njė mundėsi tė vetme pėr tė eksperimentuar atė qė kanė dashur tė njohin gjeneratat gjatė gjithė historisė sė njerėzimit: njė mision mbarė botėror, njė ēėshtje qė na pėrket tė gjithėve. Ėshtė koha tė lėmė mėnjanė tė gjitha konfliktet qė shpesh pengojnė nevojėn e domosdoshme tė njeriut pėr tė njohur kufijtė e botės nė tė cilėn jeton.
 
Aktualisht ėshtė shumė vėshtirė tė anulohen sipėrmarrjet njerėzore globale, 80% e tė cilave janė shkaktaret kryesore tė ndotjes sė ambientit, ose tė imagjinojmė se rrugėt do tė mbushen plot me makina elektrike, tė padėmshme pėr atmosferėn. Edhe pse shkenca ka ecur me hapa gjigandė, ndoshta e kemi tė vėshtirė tė kuptojmė potencialin pozitiv tė hidrogjenit, tė imagjinojmė aparatura dhe makineri elektrike qė shfrytėzojnė energji natyrore. Gjithēka nga kėto tė lartpėrmendurat ėshtė e re dhe e vėshtirė pėr t‘u kuptuar, ashtu siē ka qenė interneti nė vitet ‘80, por nė tė ardhme do tė bėhen domosdoshmėrish pjesė e jetės tonė sė pėrditshme.
 
Qenia njerėzore ėshtė mėsuar me ndryshime. Nė tė kaluarėn kemi ndeshur shumė vėshtirėsi. Kemi shpallur pavarėsinė tonė dhe e kemi fituar atė duke i dhėnė jetė njė vendi tė ri. U dhamė lirinė skllevėrve. Mundėm komunizmin. Kemi pranuar njė formė tė re qeverisėse. Sensibilizuam idetė raciste. I dhamė gruas tė drejtėn e votės. Kemi gjetur kurėn e poliomielitit dhe zhdukėm epideminė e lisė. Mbi tė gjitha kemi arritur tė shkelim sipėrfaqen e Hėnės.
 
Nė tė kaluarėn e kemi zgjidhur njė krizė ambientale globale, vrimėn nė shtresėn e ozonit. Kjo ndodhi sepse republikanė e demokratė, shtete tė pasura e tė varfra, biznesmenė dhe shkencėtarė u bashkuan pėr tė gjetur njė zgjidhje. Tani nuk duhet tė bėjmė gjė tjetėr veē t‘i japim fund kėsaj krize. Aktualisht zotėrojmė tė gjitha mjetet e nevojshme, ndoshta pėrveē njėrit, atė mė tė rėndėsishmin: vullnetin politik. Por falė Zotit, nė njė demokraci si kjo e jona, vullneti politik ėshtė njė burim i pashtershėm.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
enea
Anetar nderi
****




Postime: 468
Gjinia: male
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #7 - 06/24/07 ne 14:24:18
 
Debati mbi ndryshimin e klimės  
 
Megjithė mendimin e pėrgjithshėm shkencor se zhvillimi njerėzor po ē'rregullon klimėn e Tokės dhe shpejton ngrohjen globale, disa shkencėtarė thonė se ėshtė e pamundur tė pėrcaktohet saktėsisht se cili ėshtė shkaku i ngritjes sė tempereturės.  
 
Shumica e shkencėtarėve tė klimės janė tė mendimit se veprimtaria njerėzore, veēanėrisht djegia e hidrokarbureve, rrit nivelin e gazeve-serė si dyoksidi i karbonit nė atmosferė. Gazet-serė bllokojnė ēlirimin e energjisė diellore nga Toka, duke shkaktuar rritjen e temperaturave. Megjithatė skeptikėt thonė se nuk ekziston ndonjė mėnyrė pėr matjen e ndikimit tė veprimtarisė njerėzore tek klima. Disa argumentojnė se askush nuk e di se sa do tė rritet temperatura dhe sa mund tė ndikojė nė Tokė. Shkencėtarė tė tjerė ankohen se nuk arrijnė tė sigurojnė fondet e duhura pėr studimet e tyre, pasi kjo ngrohja globale ėshtė politizuar tepėr. Megjithatė shumė shkencėtarė akuzojnė korporatat energjitike se po financojnė studime tė shkencėtarėve skeptikė ndaj ngrohjes globale pėr tė argumentuar kundėr pakėsimit tė pėrdorimit tė karburanteve.  
 
Disa shkencėtarė sugjerojnė se ngrohja globale mund tė jetė pjesė e cikleve klimaterike tek tė cilėt njeriu nuk mund tė ketė asnjė ndikim. Bill Gray nė Universitetin e Kolorados thotė se njerėzit nuk kanė faj pėr ngrohjen globale. “Jam i bindur se ndryshimi i temperaturave gjatė 30 vjetėve kanė ndodhur kryesisht pėr shkaqe natyrore dhe ndryshime nė qarkullimin e ujrave nė oqeane dhe nuk janė pasojė e gazeve-serė tė prodhuara nga njeriu”. Profesor Gray thotė se nė historinė e vet Toka u ėshtė nėnshtruar cikleve tė rritjes dhe ngritjes sė temperaturave qė zakonisht shkojnė nga 30 nė 35 vjet.  
 
Por shumė shkencėtarė janė tė alarmuar nga ritmi i prirjes sė fundit tė ngrohjes globale. George Woodwell i Qendrės Kėrkimore Woods Hole nė Masaēusets ėshtė kundėr hipotezės sė paraleleve historike tė klimės. “Ėshtė krejtėsisht dukuri e re pėr civilizimin dhe Tokėn. Kėto ndryshime ndoshta nuk kanė ndodhur kurrė me kaq shpejtėsi nė tė kaluarėn. Ky ėshtė ndryshimi mė i madh i mjedisit nė historinė njerėzve. Edhe pse ka patur ndryshime tė mėdha tė klimės nė tė kaluarėn, ato nuk kanė ndodhur kurrė me kėtė ritėm dhe me pjesėmarrjen e 6,5 miliardė njerėzve”. Sipas Kombeve tė Bashkuara, pėrqindja e dyoksidit tė karbonit nė atmosferė ėshtė rritur afėr 30 pėr qind qė nga 1750-a, mė shumė se kurrė nė 650 mijė vjetėt e fundit.  
 
Ndėrkohė skeptikėt thonė se ėshtė e vėshtirė tė bėhet dallimi ndėrmjet dyoksidit tė karbonit dhe ndotjeve industriale. Pavarėsisht nėse tė dyja palėt e debatit mbi ngrohjen globale arrijnė nė mirėkuptim sa u pėrket rreziqeve tė ndryshimit tė klimės dhe nė ē’shkallė janė njerėzit fajtorė pėr kėtė, qeveritė, grupet pėr mbrojtjen e mjedisit dhe disa korporata energjitike nė mbarė botėn kanė filluar tashmė tė marrin masa pėr pakėsimin e gezeve-serė nė pėrpjekje pėr tė stabilizuar klimėn nė botė.  
Kthehu ne krye
 
 

>>>>>>>>>>>WWW.KUCOVA.ORG<<<<<<<<<<
Email | Shiko Profilin | Faqja Web | MSN   IP Logged
cine
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 5
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #8 - 05/08/08 ne 01:41:48
 
ej po kucoves ci duhet me ngrohjen globale  Grin kucova dhe te doje te beje ndonje gje sben dot,keto jane biseda pa dobi per kucoven e kucovaret
te tera shtetet zhvilluara bejne sensibilizim per perdorimin e energjise se rinovueshme dhe ne krahun tjeter investojne ne centrale nukleare prandaj ne kte loje shqiperia te mos e vrase fare mendjen se ska gje ne dore
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Juno
Moderator
*


Newbie

Postime: 175
Gjinia: male
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #9 - 02/19/09 ne 14:06:24
 
Personalisht jam nje nga Skeptiket e Ngrohjes Globale.  
Skeptiket e Ngrohjes Globale jane grupet e njerezve qe nuk bien dakort me Panelin Nderqeverritar te Ndryshimit te klimes (IPCC). Ne bazohemi mbi 4 pika:
- Nuk ka dukuri reale (apo evidente) qe ndryshimi i klimes po ndodh.
- Ndrushimi ne temperaturat e matura se fundmi jane pjese e ciklit natyror.
- Edhe ne qofte se ka ndryshime te shkaktuara nga njeriu, ato nuk jane te shkalles kritike dhe nuk kane nevoje per masa ekstreme.
- Efekti mbi ekonomine qe do kishte direktiva e IPCC do ishin ne mase teper te larte. (Teper shpenzime)
 
Burimi: SourceWacht Encyclopedia
 
Per me teper po ju le te gjykoni vete duke ju referuar tek kjo video nga Channel 4:
http://video.google.com/videoplay?docid=288952680655100870 (The Global Warmming Swindle)
Kthehu ne krye
 
 

the sky is the limit
Shiko Profilin   IP Logged
Ola
Super Moderator
**




Postime: 792
Klima, BB: Shqiperine e kercenon thatesira
Pergjigju #10 - 03/13/09 ne 09:19:31
 
Temperaturat do te rriten, rezervat ujore dhe bimesia do te zvogelohen, siperfaqja e detit por edhe e dunave te reres do te rriten.  
 

 
Keto ndryshime klimaterike pritet te ndodhin edhe ne Shqiperi gjate dekadave te ardhshme. Por cili eshte sektori qe do te preket me shpejt dhe do te ndikoje direkt ne cilesine e jetes tone? Specialistet e Bankes Boterore, ne nje raport kane sqaruar se gjate dhjetevjecareve te ardhshem pritet qe temperatura mesatare vjetore te rritet, dhe rreshjet mesatare vjetore te ulen. Rritja e temperaturave e reduktimi i reshjeve do te krijoje probleme ne shume sektore te ekonomise.  
 
Sektori e hidroenergjitik pritet te jete me i godituri. Megjithate, specialistet kane sqaruar se temperaturat ne rritje mund te cojne ne reduktim te kerkeses per energji elektrike, vecanerisht ne ngrohjen e ambienteve ne sektorin e banesave nga 12-16 % ne vitin 2025, krahasuar me shifrat e vitit 1990. Por nga ana tjeter, pritet te rritet kerkesa per te perdorur energjine per ftohje ne stinet me te nxehta.  
 
“Sigurimi i energjise elektrike eshte nje sfide e madhe per Shqiperine”, thuhet ne kete raport te Bankes Boterore, pasi sipas saj, nderprerjet e energjise jane te shpeshta, asetet ekzistuese energjitike kane nevoje per rehabilitim dhe sfida te tjera qe lidhen me shtimin e investimeve te reja apo dhe me privatizimin e sektorit energjitik. Specialistet e huaj do te ndihmojne Shqiperine per te zbatuar projekte te tjera per sigurimin e energjise elektrike ne vend.
 
 
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
AS
Anetar i vjeter
***


Anetar i ri

Postime: 250
Re: Ngrohja globale dhe rreziku i saj
Pergjigju #11 - 03/17/09 ne 09:01:57
 
Ndryshimet e klimes, ja 10 speciet e medha ne rrezik
 
 
Ndryshimet e klimes jane kthyer ne nje kercenim global. Te rrezikuara jane edhe 10 speciet e medha, simbol i biodiversitetit: oriu polar, pinguini, elefanti afrikan, breshkat e ujit, tigri i Sunderbansit, balenat e delfinet, orangutanet, albatrosi dhe barrierat koralore.  
 
 
WWF, (World Wildlife Fund) ka publikuar harten boterore te efektit klime, ne prag te evenimentit Earth Hour te 28 marsit. Ne kete dite e gjithe bota do te shuaje dritat per nje ore.  
 
Organizata ka bere nje studim per efektet e mundshme qe ndryshimet e klimes do te kene ndaj specieve me te njohura ne bote. Duke u mbeshtetur edhe ne publikimet e fundit shkencore, WWF thote se 90 perqind e Barrieres se Madhe Koralore mund te zhduket brenda vitit 2050, se bashku me 75 perqind te pinguineve ne Antarktide.  
 
Arinjte polare mund te zhduken brenda fundit te shekullit, per shkak te rritjes se temperatures se ujit. Rrezik edhe per tigrat ne Sunderbans, qe ne 100 vjetet e fundit kane arritur ne 4 mije ekzemplare.  
 
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Ola
Super Moderator
**




Postime: 792
Rritja e temperaturave, Antarktida ne rrezik
Pergjigju #12 - 03/20/09 ne 07:16:53
 
Cfare mund te ndodhe nese parashikimet e shkencetareve qe mendojne se brenda ketij sheklulli temperatura do te rritet me 3 grade, realizohen?  

Pergjigjen e jep historia me shume se sa modelet shkencore. Nje pjese e madhe e akullit ne zonat e ngrira prej shekujsh do te shkrije duke rritur ndjeshem nivelin e oqeaneve. Mjafton vetem nje rritje shume e vogel ne grade per te shkaktuar nje katastrofe te permasave gjigande ne planetin tone. Kete e pohojne disa gjeologe ne nje studim te publikuar ne revisten “Nature”.  
 
Ata kane analizuar sedimente ne thellesi te akullnajave qe i perkasin periudhave shume te hershme, rreth 3 milione vjet me pare kur temperatura ishte me e larte se aktualja. Ata kane zbuluar se masivi gjigand akullnajor i Antarktides eshte shume i ndjeshem ndaj luhatjeve te vogla te temperatures mesatare vjetore.  
 
“Ne periudha te ngrohta me 3 grade me shume se temperatura aktuale e Tokes, per fat te keq masivi akullnajor ka rene ndjeshem”, shprehet nje prej shkencetareve. Ne rajonin e Detit Ross, platforma e akullt me permasa te peraferta me siperfaqen e Frances, eshte zvogeluar ndjeshem duke i lene hapesire te madhe detit.      
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Ermali
Anetar nderi
****




Postime: 1508
Gjinia: male
“Nė Kopenhagė tė ndryshojmė kahun e historisė”
Pergjigju #13 - 12/09/09 ne 14:05:43
 
“Nė Kopenhagė tė ndryshojmė kahun e historisė”  
Nga “The Guardian”
 
Nėse nuk marrim veprime tė fuqishme e tė bashkėrenduara, ndryshimet klimatike do tė rrėnojnė planetin, e bashkė me tė dhe pėrparimin e sigurinė tonė.
Rreziku ka nisur tė bėhet i qartė pėr njė gjeneratė tė tėrė, derisa faktet kanė nisur tė flasin. 11 nga 14 vjetėt e fundit kanė qenė mė tė ngrohtėt, qė kur njerėzimi nisi tė mbajė shėnime rreth temperaturave.
Akujt e Arktikut nisėn tė shkrihen, dhe vitin e kaluar ēmimet e ushqimeve e tė naftės arritėn nivele rekord.
Nė revistat shkencore tashmė pyetja nuk ėshtė ‘a duhet tė fajėsohet njeriu pėr ngrohjen globale, por sa pak kohė na ka mbetur pėr t’i kufizuar dėmet’. Deri tani pėrgjigjja e njerėzimit ka qenė e gjymtė dhe me gjysmė zemre.
Ndryshimet klimatike janė shkaktuar nėpėr shekuj, pasojat do tė zgjasin pėrgjithmonė, ndėrsa mėnyra e veprimit tonė do tė varet nė 14 ditėt e ardhshme.
U bėjmė thirrje pėrfaqėsuesve tė 192 vendeve tė mbledhura nė Kopenhagė tė mos hezitojnė, tė mos humbasin kohė nė debate, tė mos fajėsojnė njėri-tjetrin, por tė kapin momentin dhe mundėsinė qė ofrohet.
Kjo nuk duhet tė jetė njė betejė mes tė pasurve dhe tė varfėrve, apo mes Lindjes dhe Perėndimit. Ndryshimet klimatike na prekin tė gjithėve, ndaj duhet zgjidhur nga tė gjithė.
Shkenca ėshtė komplekse, por faktet janė tė qarta. Bota duhet tė marrė masa tė kufizojė rritjen e temperaturės me 2 gradė, njė qėllim qė kėrkon qė lėshimi i gazrave nė atmosferė tė fillojė tė ulet nė 5-10 vjetėt e ardhshėm.
Njė rritje mė e madhe e temperaturave mesatare, nė vlerė mesatare 3-4 gradė, do t’i kthejė nė shkretėtira hapėsirat qė sot janė toka bujqėsore.
Gjysma e gjallesave do tė shfarosen, miliona njerėz do tė zhvendosen, kombe tė tėra do tė mbulohen nga ujėrat e deteve.
Pak janė ata qė besojnė se nė Kopenhagė do tė kemi njė pakt tėrėsor e tė pastėr.
Por politikanėt nė Kopenhagė mund tė bien dakord pėr elementėt bazė tė njė ujdie tė ndershme dhe efektive, ku pėrfshihen afate kohore tė pėrcaktuara qartė e tė detyrueshme.
Nė thelb tė marrėveshjes duhet tė jetė dhe pakti se si duhet ndarė pesha e pėrballjes sė ndryshimeve klimatike mes vendeve tė pasura dhe atyre nė zhvillim.
Vendet e pasura, duke iu referuar njė aritmetike korrekte, mund tė thonė se nuk ka marrėveshje, derisa njė gjigant nė zhvillim e sipėr si Kina tė marrė pėrsipėr hapa radikalė.
Por bota e pasur duhet ta pranojė se ėshtė pėrgjegjėsi e saj shumica e dyoksidit tė karbonit, tė akumuluar nė atmosferė qė nga viti 1850.
Nė kėtė kuptim, vendet e zhvilluara duhet tė marrin drejtimin, ndėrsa vendet nė zhvillim tė bėjnė zvogėlim tė madh tė gazrave tė lėshuara nė atmosferė.
Drejtėsia sociale kėrkon qė vendet e pasura tė kruajnė xhepat e tė japin sasi tė konsiderueshme parash pėr vendet mė tė varfra qė t’u pėrshtaten ndryshimeve klimatike, teknologjive tė pastra dhe t’u lejojė atyre tė rriten si ekonomi pa shtuar sasinė e dyoksidit tė karbonit nė hapėsirė.
Transformimi do tė jetė i kushtueshėm, por asnjėherė nuk do tė jetė mė i shtrenjtė se paketat e ndihmave qė iu paguan sistemit financiar pėr tė dalė nga kriza.
Duhet tė ndryshojmė dhe mėnyrėn e tė jetuarit, duke ngrėnė, blerė dhe udhėtuar nė mėnyrė mė tė menēur. Do tė na duhet tė paguajmė mė shumė pėr energjinė qė shpenzojmė, e tė harxhojmė mė pak energji.
Por zvogėlimi i sasisė sė dioksidit tė karbonit ofron mė shumė mundėsi se sakrifica.
Disa vende vetėm e kanė parė se transformimi mund tė sjellė rritje, vende tė reja pune dhe njė jetė mė tė mirė.
Politikanėt nė Kopenhagė kanė mundėsinė t’i japin kah gjykimit tė historisė. Ne i nxisim tė bėjnė zgjedhjen e duhur.
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Faqet: 1