Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/06/10 ne 15:08:09
Te reja:


Faqet: 1 2 
Lajme ekonomike (Lexuar 4186 here)
Ermali
Moderator
*




Postime: 1508
Gjinia: male
Rezervat shqiptare tė naftės “shtohen” me 20%
Pergjigju #20 - 03/23/10 ne 13:46:45
 
Rezervat shqiptare tė naftės “shtohen” me 20%
23/03/2010 - Gazeta Shqip
Gjergj Erebara  
 
 
Njė vlerėsim i ri tregon se mund tė nxirren 214 milionė fuēi naftė bruto
 
Njė kompani kanadeze ka kryer rivlerėsim tė zonave naftėmbajtėse tė Patos-Marinzės dhe Kuēovės dhe ka dalė nė pėrfundimin se sasia e pėrgjithshme e naftės qė mund tė nxirret ėshtė rreth 20 pėr qind mė e lartė nga sa mendohej mė parė. Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytėzon me anė tė disa kontratave koncesionare kėto zona. Rezervat e naftės qė janė tė dokumentuara plus ato qė kanė probabilitet tė lartė tė gjenden, janė shtuar me 42 milionė fuēi. Nafta Patos-Marinzės u shit nė tregun ndėrkombėtar gjatė vitit tė kaluar pėr mesatarisht 37 dollarė pėr fuēi. Sipas ēmimeve tė vitit 2009, sasia e naftės sė nxjerrshme nė Shqipėri ėshtė shtuar me rreth 1.6 miliardė dollarė. Por vlerėsime tė tilla konsiderohen si jo shumė tė sigurta, pėr shkak se njė numėr i madh faktorėsh mund tė kenė ndikim tė madh te rezultati final.
 
Gjatė vitit tė kaluar, nė vendin tonė u prodhuan nga kompania koncesionmarrėse 2.2 milionė fuēi, me vlerė tė pėrgjithshme prej 86 milionė dollarėsh. Zhvillimi nė teknologjinė e shfrytėzimit tė naftės mund tė sjellė rritje tė sasisė sė naftės shqiptare tė nxjerrshme.
 
Nafta shqiptare shitet nė disa rafineri italiane pėrkundrejt ēmimeve qė variojnė nė 50-60 pėr qind tė ēmimit referencė tė bursės sė Londrės, pėr shkak se ka nivel tė lartė sulfuri. Nafta e Patos-Marinzės ka edhe kosto tė lartė nxjerrjeje. Nxjerrja e naftės nė Shqipėri vlerėsohet se ėshtė me leverdi veēanėrisht nėse ēmimi nė treg ndėrkombėtar ėshtė mė shumė se 70 dollarė pėr fuēi.
 
Rivlerėsimi
Vlerėsimet pėr sasinė e naftės qė mund tė rikuperohet nga njė burim kryhen nga kompani tė pavarura nga koncesionmarrėsi pėr shkak se “Bankers Petroleum” ėshtė i listuar nė bursė. Pėr vitin 2009, vlerėsimi u krye nga kompania “RPS Energy Canada Ltd”. Kompania thotė se rivlerėsimi i rezervave dhe planet pėr prodhimin janė tė dhėna tė hamendėsuara nė bazė tė informacionit ekzistues, por nxjerrja e naftės ėshtė njė “biznes spekulativ” dhe mbart rreziqe tė shumta.
 
Zona naftėmbajtėse e Patos-Marinzės vlerėsohet se do tė shterojė rreth vitit 2025 me ritmin aktual tė shfrytėzimit. Por pėrmirėsimi i teknologjisė sė nxjerrjes mund ta zgjasė jetėgjatėsinė e burimit. Vendburimet e naftės nė Shqipėri klasifikohen si burime ranore, ku nafta ėshtė e rėndė ose shumė e rėndė, gjė qė e bėn edhe shumė tė vėshtirė nxjerrjen e saj. Puset e hapura nė Shqipėri konsiderohen “tė cekėta”. Thellėsia e tyre e zakonshme ėshtė 500-700 metra me vetėm njė burim qė shkon deri nė 3700 metra thellėsi. Nė vitet ’90 nėpėr botė qe hapur besimi se “Shqipėria lundron mbi naftė” dhe se burimet e zbuluara janė vetėm emigrime tė njė burimi mė tė madh qė besohej se gjendej nė thellėsi mbi 5 mijė metra. Gjigantėt ndėrkombėtarė tė naftės investuan rreth 600 milionė dollarė nė projekte tė kėrkimit tė naftės nė Shqipėri dhe u hapėn puse mė tė thella se 5 mijė metra. “Nė disa raste u gjet naftė, por ajo qe shumė e rėndė dhe qe e vėshtirė tė nxirrej jashtė”, deklaroi kompania austriake OMV, e cila u tėrhoq pėrfundimisht nga kėrkimet nė Shqipėri tre vjet mė parė.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Ermali
Moderator
*




Postime: 1508
Gjinia: male
Shkurtohen nga puna 150 naftėtarė tė Kuēovės
Pergjigju #21 - 06/02/10 ne 07:48:13
 
Reforma, shkurtohen nga puna 150 naftėtarė tė sektorit tė Kuēovės
 
Gazeta Shqiptare
 
KUĒOVE - Nė kuadėr tė reformės, edhe 150 punėtorė tė tjerė nuk do tė jenė mė pjesė e ndėrmarrjes sė nxjerrjes sė naftės nė qytetin e Kuēovės. Burime zyrtare thonė se nė fillim tė muajit qershor 2010, ata nuk do tė paraqiten nė vendet ku kanė punuar nga 15 deri nė 25 vjet. Por njė pjesė e tė larguarve, pėrkatėsisht 20 punėtorė tė Shpim-kėrkimit, e kundėrshtojnė largimin nga puna, pasi sipas tyre "reforma nuk po bėhet sipas aftėsisė e vendeve tė punės, por nė bazė tė njohjeve e miqėsive". Sipas tyre, kjo konstatohet dhe nė listat qė afishohen njė herė, e mė pas ndryshohen duke hequr disa punėtorė e duke larguar tė tjerė nga puna. "Nėse nuk do tė ketė kritere ligjore e transparente pėr reformėn, ne do tė kundėrshtojmė largimin nga puna me tė gjitha format ligjore, pėrfshi dhe grevat", - pohuan naftėtarė tė Shpim-kėrkimit. Sipas burimeve tė konfirmuara pėr "Gazeta Shqiptare", 150 naftėtarėt qė largohen nga puna nė kuadėr tė reformės, janė tė Ndėrmarrjes sė Nxjerrjes sė Naftės, pėrkatėsisht tė sektorit tė Kuēovės. "Largimi i tyre bėhet nė kuadėr tė reformės. Mė 1 qershor 2010 ata nuk do tė paraqiten mė nė punė. Kjo pasi me vendimin nr. 275, datė 26.04.2010, tė Kėshillit tė Ministrave, dy ndėrmarrjet shtetėrore, Ndėrmarrja e Shpim-kėrkimit pėr Naftė e Gaz dhe Uzina Mekanike e Naftės nė kėtė qytet do t'i bashkohen ndėrmarrjes 'Albpetrol' sh.a nė Patos. Sipas vendimit, bashkimi i tyre do tė bėhet me anė tė pėrthithjes, ku tė gjitha kapitalet e tyre do t'i kalojnė 'Albpetrol'-it me transferim kapital dhe punonjėsit e tyre do tė dalin nė reformė", - shtojnė burimet zyrtare. Tė larguarit nga puna, nė pėrputhje me ligjet nė fuqi do tė trajtohen me asistencė. er.az.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Tau
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 91
Re: Lajme ekonomike
Pergjigju #22 - 06/15/10 ne 12:15:48
 
Privatizimi i “Albpetrol”, qindra punonjės pritet tė dalin nė rrugė
 
 
Kompania "Albpetrol" nė Patos, Uzina Mekanike e Naftės, Kuēovė dhe Patos pritet qė shumė shpejt tė shtrihen nė njė tė vetme, duke lėnė nė rrugė qindra punonjės. Lajmi ėshtė bėrė publik nga zėdhėnėsja e kompanisė, Enkelejda Troka, e cila ka deklaruar se gjithēka do tė bėhet nė kuadėr tė ristrukturimit dhe marrėveshjes qė kjo kompani ka bėrė me kompani tė huaja tė prodhimit tė naftės pėr dhėnien me koncesion tė njė numri tė madh pusesh. Tashmė njė fakt i tillė, i paralajmėruar muaj mė parė, ėshtė bėrė zyrtar pas daljes dhe tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave. “Nė zbatim tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, nr. 275, datė 26.4.2010, nė kuadėr tė ristrukturimit tė ndėrmarrjeve tregtare me kapital shtetėror, ‘Albpetrol’ Patos, Uzina Mekanike e Naftės, Kuēovė dhe Uzina Mekanike e Naftės, Patos, ėshtė vendosur bashkimi i tyre me anė tė pėrthithjes sė kėtyre shoqėrive. Ky bashkim si dhe zbatimi nė vazhdimėsi i ‘Albpetrol’ qė ka me kompanitė e huaja ka sjellė qė pjesa mė e madhe e burimeve tė naftės tė shfrytėzohet nga kėto kompani koncesionare. Si rezultat ėshtė domosdoshmėri shkurtimi i fuqisė punėtore nė kėto kompani”,- ka thėnė zėdhėnėsja Troka. Sipas saj konfirmohet se mbi disa kritere mbi baza vjetėrsie apo sociale do tė bėhet dhe mbajtja nė punė apo pėrfshirja nė strukturat e reformės sė thellė. Ajo ka konfirmuar se do tė mbėshteten kryefamiljarėt, specialistėt me eksperiencė, si dhe do tė mbesin jashtė kompensimit nga shteti nė rast pėrfshirjeje nė reformė e tė gjithė atyre punonjėsve qė kanė mė pak se njė vit punė nė kėtė sektor. “Vendimi i Kėshillit tė Ministrave parashikon daljen si tė papunė e njė pjese tė konsiderueshme tė punonjėsve dhe trajtimin e tyre me pagė pėr njė periudhė 1-vjeēare. Numri i punonjėsve qė do tė pėrfitojnė nga zbatimi i vendimit tė qeverisė do tė jetė nė varėsi tė tė ardhurave financiare tė shoqėrisė”,- konfirmojnė burime zyrtare nga kompania “Albpetrol”, duke mos dhėnė asnjė shifėr konkrete tė punonjėsve qė preken nga shkurtimet. Aktualisht numri total i punonjėsve nė sektorin e naftės ėshtė mbi 4000 dhe mesatarisht priten tė shkurtohen jo mė pak se 1000 punonjės. Kompania ka 4369 puse nga tė cilat 2114 puse janė nė punė, 1539 janė tė fondit tė ndalur dhe 716 mbahen nėn vėzhgim. Gjithēka ka ardhur pas njė marrėveshjeje qė “Albpetrol” ka bėrė me kompanitė e huaja tė prodhimit tė naftės qė operojnė nė vendin tonė pėr dhėnien me koncesion tė njė numri tė konsiderueshėm pusesh.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Faqet: 1 2