Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/10/10 ne 23:41:31
Te reja:


Faqet: 1 2 
Shqiperia-Kombetarja "Kuq e Zi" (Lexuar 4634 here)
Ola
Super Moderator
**




Postime: 792
Re: Shqiperia-Kombetarja "Kuq e Zi"
Pergjigju #20 - 03/28/09 ne 07:39:56
 
Kombetarja me skeme 4-5-1 kunder Hungarise

Demtimi i Arjan Beqajt e ka detyruar trajnerin e kombetares shqiptare, Arie Haan te beje levizje te detyrueshme ne porte.  
 
Duke patur me shume eksperience ne arenen nderkombetare pritet qe Isli Hidi te jete zgjedhja e pare per porten kunder Hungarise. Rikthehet ne formacion Lorik Cana i cili pritet te jete ne qender te mbrojtjes se bashku me Elvin Beqirin nderkohe qe ne te djathte do te jete si gjithnje Dallku dhe ne te majte Curri.  
 
 
Ne baze te seancave stervitore te zhvilluara gjate ketyre diteve, pritet qe Haan te luaje me skemen 4-2-3-1, pra perpara mbrojtjes do te jene dy mesfushore te terhequr, Bulku dhe kapiteni Lala. Duro pritet te jete nga e djatha e mesfushes, Skela ne qender ndersa Lika, forma e te cilit perballe Maltes u pelqye nga Haan pritet te jete serish ne te majte te ketij reparti.  
 
Ne sulm pritet te aktivizohet i vetem Hamdi Salihi, aktualisht lojtari me ne forme nga sulmuesit e grumbulluar me kombetaren.
 
 
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
AS
Anetar i vjeter
***


Anetar i ri

Postime: 250
Re: Shqiperia-Kombetarja "Kuq e Zi"
Pergjigju #21 - 03/31/09 ne 12:29:06
 
46 vjet pa fitore me danezėt
 
 
Shqipėria ka filluar pėrgatitjet nė Kopenhagėn pėr ndeshjen e sė mėrkurės me pėrfaqėsuesen e Danimarkės. Skuadra e Ari Han do tė luajė nė “Parke Stadium”, e penalizuar nga historia nė takimet direkte me skandinavėt, por edhe e “kryqėzuar” nga kompanitė e basteve, tė cilat e cilėsojnė shumė tė vėshtirė arritjen e njė rezultati pozitiv.  
 
Marrja e 1 pike duket njė objektiv shumė i vėshtirė pėr tė besuarit e Ari Han, edhe sepse pas dėmtimit nė shpatull tė portierit Arjan Beqaj, kuqezinjtė nuk do tė kenė as shėrbimet e mesfushorit Lorik Cana, i pezulluar.
 
Pėrballjet
 
Ajo e datės 1 prill do tė jetė ndeshja e parė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Danimarkės nė Grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010. Deri mė tani, dy skuadrat kanė luajtur gjashtė herė nė aktivitetet ndėrkombėtare dhe bilanci i pėrgjithshėm ėshtė dukshėm nė favor tė nordikėve.  
 
Vetėm njė fitore kundrejt pesė humbjeve dhe dy gola tė shėnuar e 14 tė pėsuar janė statistika qė nuk krijojnė aspak komfort. Dueli i parė ėshtė regjistruar mė 29 qershor tė vitit 1963, pėr eliminatoret e Kampionatit Evropian: 90 minuta nė tė cilat Shqipėria humbi 4-0.  
 
Nė ndeshjen e kthimit, tė luajtur katėr muaj mė pas, mė saktėsisht mė 30 tetor, pėrfaqėsuesja jonė fitoi 1-0 me golin e legjendės Panajot Pano. Mė pas kanė ardhur katėr humbje. Dy nė vitin 1993, nė eliminatoret e Botėrorit ‘94 (4-0 dhe 1-0) dhe dy tė tjera nė eliminatoret e Botėrorit 2006: nė tetor 2004, danezėt fituan 2-0 nė Tiranė, ndėrsa nė takimin e kthimit nė Kopenhagėn 3-1, me golin e Erjon Bogdanit.
 
Bastet
 
Danimarka ka konsoliduar pozitat e saj nė krye tė grupit pas barazimit ndėrmjet Portugalisė dhe Suedisė e tashmė ka 10 pikė pas 4 ndeshjeve.  
 
Nė sfidėn kundėr Shqipėrisė, skuadra e Morten Olsen shihet si favorite absolute pėr fitore. “Bookmaker”-sat e kuotojnė fitoren e skandinavėve me koeficientin 1.2, ndėrsa barazimi (5.5) dhe triumfi i kuqezinjve (12) shihen si rezultate pothuajse tė pamundur pėr t’u realizuar. E pėrkthyer ndryshe, pėr marrjen e njė pike kemi 17 pėr qind tė shanseve, ndėrsa pėr fitore vetėm 8 pėr qind.  
 
Kompania e specializuar nė lėvizjen e koeficienteve tė basteve, “Betexplorer”, e ka klasifikuar sfidėn Danimarkė-Shqipėri mes ndeshjeve ku fitorja e vendasve shihet si rezultati mė i sigurt. Rezultati mė i mundshėm shihet fitorja e danezėve 2-0 (6.5). Barazimi pa gola jepet me koeficientin 17, ndėrsa barazimi 1-1 kuotohet me 12.5, po aq sa edhe fitorja 3-1 e vendasve.
 
Kundėrshtarėt
 
Gjatė prononcimeve tė djeshme pėr shtyp, trajneri Morten Olsen e ka vlerėsuar Shqipėrinė si njė kundėrshtar mė tė fortė sesa Malta (me tė cilėt fituan 3-0 nė fundjavė).  
 
Megjithatė, trajneri i Danimarkės mendon se tė mėrkurėn skuadrėn e tij e pret njė pėrballje mė e lehtė, pasi kuqezinjtė nuk janė aq tė shpejtė nė fazėn sulmuese. “Pėrgjithėsisht, shqiptarėt janė mė tė mirė se Malta dhe me lojtarė mjaft cilėsorė, si Skela apo Lala.  
 
Por ata nuk janė aq tė paparashikueshėm nė fazėn sulmuese, pasi i mungojnė lojtarėt e shpejtė si Mifsud apo Kohen. Sulmuesit maltezė u hapėn shumė probleme edhe mbrojtėsve portugezė, Pepe e Karvajo”, tha Olsen. Nė kampin kundėrshtar ndiqet me vėmendje rikuperimi i sulmuesit tė Arsenalit, Niklas Bendtner, pėr prezencėn nė fushė tė sė cilit do tė vendoset sot.  
 
 
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
AS
Anetar i vjeter
***


Anetar i ri

Postime: 250
Re: Shqiperia-Kombetarja "Kuq e Zi"
Pergjigju #22 - 04/08/09 ne 13:47:07
 
Kuqezinjte zbresin 11 vende

 
Dy zhgenjimet e fundit ne eleminatoret e Boterorit 2010, me Danimarken dhe Hungarine kane bere qe kombetarja shqiptare te zbrese 11 vende ne klasifikimin e FIFA-s per muajin mars, duke u renditur ne vendin e 91-te.  
 
Nje tjeter tregues ky qe Ari Han nuk ka ndikuar qe perfaqesuesja kuqezi te beje hapa perpara, pasi ne kohen kur holandezi zevendesoi kroatin Baric dhe mori drejtimin e kombetares shqiptare ne fillim te vitit 2008, kuqezinjte ishin ne vendin e 81-te.  
 
Gjate epokes Han, kombetarja shqiptare ka patur luhatje te vazhdueshme ne klasifikimin e FIFA-s, rezultati me i mire eshte vendi 76-te ne majin e vitit 2008, ndersa ai me i keqi eshte ne vendin 102-te, ne kohen kur futbolli shqiptar u pezullua nga arena nderkombetare per shkak te konfliktit qeveri-FSHF.  
 
 
Skuadra jone perfaqesuese nuk fiton ndeshjet ne transferte qe prej 6 qershorit 2007 kur nen drejtimin e Baric munden 3-0  Luksemburgun, nderkohe qe nuk shenojme gol qe prej tetorit te vitit 2008. Kombetarja eshte ne vendin e 5-te ne grupin e 1 kualifikues te Boterorit 2010, duke bere qe zyrtarizimi i largimit te trajnerit Ari Han te jete vetem ceshtje oresh.
 
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
AS
Anetar i vjeter
***


Anetar i ri

Postime: 250
Re: Shqiperia-Kombetarja "Kuq e Zi"
Pergjigju #23 - 05/26/09 ne 08:36:12
 
Zgjedhja e Kuzhe, askush nuk i pranoi kushtet  

Josip Kuzhe ka fituar garen per stolin e Kombetares shqiptare, pasi ishte kandidati i vetem qe pranoi te jetonte ne Shqiperi me kushtet financiare te percaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.  
 
Keto jane disa nga prapaskenat e marreveshjes me trajnerin kroat, te zbuluara nga zv/presidenti i FSHF-se, Lutfi Nuri.  
 
Dje, 56-vjeēari qe ne te kaluaren ka drejtuar Dinamon e Zagrebit dhe NK Zagreb, ka zhvilluar biseda te gjata me kreret e institucionit qe drejton futbollin ne vend. Ne qender te vemendjes ishin pergatitjet per sfiden eliminatore me Portugaline, me 6 qershor ne stadiumin “Qemal Stafa”.  
 
Perpara se te hynte ne takim, Nuri nuk nguroi te fliste rreth emerimit te Kuzhese. “eshte nje trajner i mire. Personalisht vleresoj aftesite si teknik dhe mendoj se fakti qe ne te kaluaren mund te kete luajtur kumar nuk ka shume rendesi. Tani ai nuk luan me”, deklaroi numri 2 i federates.
 
“Nga te gjithe ata qe kontaktuam, Kuzhe ishte me i miri qe momentalisht mund te punonte me Kombetaren. Nuk duhet harruar se ai plotesoi nje nga kerkesat tona kryesore, pra shpernguljen ne vendin tone, per te qendruar gjate gjithe kohes prane realitetit te futbollit shqiptar. Pranoi te jetonte ketu me kushtet financiare qe ofronim”.
 
Ish-drejtuesi i larte i Tiranes konfirmoi se Josip Kuzhe paguhet me pak sesa paraardhesi i tij, Ari Han. Kroati, i cili gezonte mbeshtetjen e madhe te Oto Bariē, do te paguhet 10 mije euro ne muaj, pra 2500 euro me pak se ish-trajneri holandez. Zhgenjimet ne tri ndeshjet e mbetura ne Grupin 1 te Boterorit 2010 (kunder Portugalise, Suedise dhe Danimarkes) jane marre parasysh, duke pare edhe forcen e kundershtareve.  
 
Pavaresisht rezultateve, detyra kryesore e teknikut te ri eshte hedhja e bazave per perfaqesuesen e se ardhmes. Nuri, pjesemarres ne negociatat e mbajtura ne Tirane dhe Vjene tha: “Me aq pak para sa ofronte federata, te jeni te bindur se asnje nga kandidatet e tjere nuk do te pranonte. Ai paguhet me pak edhe se Ari Han, i cili u largua nga Shqiperia afro nje muaj e gjysme me pare”.  
 
Zv/presidenti hodhi poshte edhe zerat per debate ne Komitetin Ekzekutiv pas zgjedhjes se Kuzhe.
 
“Nuk ka pasur kundershtime. Asgje nga ato qe u thane nuk jane te verteta. Vendimi ishte unanim. Qe ne fillim, objektivi ishte te gjendej nje trajner ballkanas, qe ashtu si Oto Bariē e njeh psikologjine tone. Mendoj se kjo ishte pika e dobet e Hanit, qe per asnje moment nuk arriti te fitonte zemrat e shqiptareve. Ndoshta edhe Kuzhe do te deshtoje ne takimet e para, por qellimi kryesor eshte qe ai te ndertoje Kombetaren e se ardhmes”. Edhe pse do te luajne me tri skuadrat me te forta te ketyre eliminatoreve, kuqezinjte do te synojne te marrin pike.  
 
“Duhet t’i shohim gjerat si jane. Ndeshja e pare e Kuzhese eshte ajo me Portugaline dhe eshte tejet e veshtire per t’u fituar. Ne rast rezultati negativ trajneri mund te sulmohet, por nuk eshte faji i tij: koha ne dispozicion eshte e shkurter dhe pesha bie mbi ne (federaten), qe nuk po arrinim te gjenim nje trajner”, perfundoi Nuri.  
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Faqet: 1 2