Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/06/10 ne 15:23:52
Te reja:


Faqet: 1 2 
Kucovaret e Amerikes! (Lexuar 4404 here)
Administrator
Administrator
***


www.kucova.org

Postime: 64
Gjinia: male
Mall per Kuçoven
Pergjigju #20 - 07/15/10 ne 13:36:43
 
Malli me ka zene ndaj po te shkruaj dy rreshta e ti dergoj me posten e mergimtarit qe nuk e nxorra ne asistence...
Me ka zene per pyllin e puseve qe uron mireseardhjen, per eren e seres qe si plasteline endrrat thurnim diteve te veres, per avionet e uzines qe mburreshim kur shkonim ne Berat a ne Uren Vajgurore ..!
Me ruaj nje shishke bosh parfumi i kisha thene gruas... ta mbush me eren e Meteorit qe kujtimet te mi mbaje zgjuar.
Me mungon ai oxhaku i Tecit qe tashme e ka lene cigaren me kohe. Do kaloj andej nga pishat por do me duket vetja si Tomka kur mendoj per Borebardhen biznesmene qe perzuri kendin e lojrave. Nje shishke te thyer, nje gur mbeshtjelle me gazeten e bukes, nje çante doku me njolla vaji do ve ne radhen e vajgurit, packa se brezi i ri me njezet vethe ne vesh do me qeshe. Do ndaloj ne mengjezore te mbaj ca ere presh e pilaf atje perballe furres, ku papunesine kalonim me nje kakao e nje kuti shkrepse me Altinin. Nga vreshti them te dal me vone, mbase gjej ndonje stafidhe si qemoti, tek fiqte qanin sheqer e ngeleshim me goje hapur si dallandyshkat. Ja dhe dykateshi i aviacionit...deshmi e baballareve, djerse dhe mundim gdhendur ne tulla te kuqe...! Nuk e di çu be me hardhine ne ballkonin e vjeter... bente pak rrush e qe te tharet e hanim se nuk arrinte te behej. Kam mall per qershine dhe pjeshket e baceve qe Nena e Andonit na ndiqte me stap ne dore tek allaviteshim rrotull. I radhis te gjithe ne koke si te merrja mungesat e lagjes. Me Gilen e Asimit, Kozeta llastica, Maljinda, Berta Gjergji, Koli akoma edhe Edi Noka qe cdo gje e hante me hurdhra te njoma...Ku je o Sokoli i Bejazes do therras e do iki me vrap..!.
Ne mapon qe kundermonte ere bar moleje them te vete Ilirin ta takoj, mbase edhe tek Papi te me mbeshtjelle ca kujtime plot leng e kocka. Thua te bejne akoma kuleçe 5 lekesh tek pasticeria?... Nuk e di! Rrugen do marre per nga gjimnazi te qesh ca me bandillet buzequmesh qe gjimnazistet naive ndalonin ne rruge e dot dy llafe nuk lidhnin nga turpi... por ma merr mendja e kane me kollaj tani te dergojne mesazhe me celular. Libraria, posta akoma dhe hoteli i beqareve ma bejne me dore ... mua qe ika pa kthyer koke, por qe mendjen e lashe pas ....! Ne ç'kategori do jete Naftetari thua?...Kallot e gureve me Dinamon kush i harron? Kam shume e shume te te shkruaj Kucçve e ndaj te çova kete itinerar udhetimi. Fletorken e kujtimeve nen jastek e mbaj... shfletoj akoma oreve te vona tek Eren e ve ne gjume... Ti nuk e ke pare akoma... rritet bashke me mallin tim, te premtoj se shpejti ...
Kam ende faqe bosh ne fletorke qe Era do ti mbushe me mire se une…!
 
Bledar Agastra, USA 15/07/2010.
Kthehu ne krye
 
 

The Administrator
Email | Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Wentea
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 50
Gjinia: female
Re: Kucovaret e Amerikes!
Pergjigju #21 - 07/17/10 ne 16:18:44
 
Na mallengjeve!!!!!. Edhe pse une nuk jam aq larg Kucoves sa juve, por perseri kam mall. Kemi lene atje pjesen me te bukur te rinise e te femijerise, kujtime te paharrueshme.  
Tek lexoja pershkrimin tend udhetoja ne imagjinate ne ato rruge dhe mu duk vetja sikur isha atje. Nejse mund te shkoj nga fundi i muajit dhe po e nxjerr mallin. Aq me teper me pelqen Kucova ne kete periudhe, se mbushet plot me njerez dhe ka me shume gjalleri se kurre. Mund te shohesh edhe njerez qe mund te kesh gati 20 vjet pa i pare dhe vetem kur te shfaqen kujtohesh dhe germon ne kujtese.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Faqet: 1 2