Miresevini Vizitor. Ju lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni.
YaBB - Yet another Bulletin Board
09/06/10 ne 15:33:12
Te reja:


Faqet: 1 ... 6 7 8 
Lajme te pergjithshme (Lexuar 23625 here)
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
Dhunon drejtorin, i hoqėn gruan nga puna
Pergjigju #140 - 06/07/10 ne 08:22:06
 
Dhunon drejtorin e spitalit, i hoqėn gruan nga puna
 
04/06/2010 -Gazeta Metropol
 
KUĒOVĖ- Largimi i tė shoqes nga puna ėshtė bėrė shkak qė njė 59-vjeēar nga Kuēova tė dhunojnė fizikisht drejtorin e spitalit ku kish punuar si sanitare bashkėshortja e tij. Burime tė policisė sė qarkut tė Beratit bėjnė me dije se mbrėmjen e djeshme ėshtė bėrė ndalimi i Pasho Kapxhiut, 59 vjeē, banor i lagjes “1 Maji” nė qytetin e Kuēovės. Ndalimi i tij ka ardhur pasi pasditen e djeshme ka goditur dhe ka fyer pėr shkak tė detyrės drejtorin e spitalit Kuēovė. Ky i fundit pasi ka rėnė preh e ofendimeve dhe dhunės nė qendėr tė qytetit ka kėrkuar ndihmėn e policisė, ēka solli dhe ndalimin e 59-vjeēarit. Policia mėsoi se shkak i kėsaj grindje ėshtė bėrė vendimi i drejtorit pėr largimin nga puna tė bashkėshortes sė 59-vjeēarit.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
Re: Lajme te pergjithshme
Pergjigju #141 - 06/07/10 ne 08:38:58
 
Vret veten nė kasollen e bagėtisė 41 vjeēari
 
 
Gjirokastėr - Njė 41 vjeēar nga Kuēova i ka dhėnė fund jetės mėngjesin e sotėm duke u vetėvarur nė kasollen e bagėtive.  
 
Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Grapsh tė komunės Dropulli i Poshtėm tė rrethit Gjirokastėr dhe viktima quhet Arben Demaj. Ai banonte nė njė shtėpi me qera nė kėtė fshat dhe punonte si ēoban.
 
Nga deklarimet e bashkėshortes e tij dhe e banorėve tė kėtij fshati, rezultoi se shtetasi Arben Demaj, kohėt e fundit konsumonte pije alkoolike nė sasi tė mėdha dhe vuante nga depresioni.
 
Sipas policisė kėto kanė qenė dhe shkaqet qė kanė ēuar nė vetėvrasje 41 vjeēarin.  
 
Shkaku i vetėvrasjes ėshtė konsumimi i tepėrt i alkoolit si dhe gjendja represive e tij kohėt e fundit, thuhet nė njoftimin e policisė sė Gjirokastrės.
 
m.xh/NOA
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
Re: Lajme te pergjithshme
Pergjigju #142 - 06/09/10 ne 06:45:44
 
Transportonin 64.5 kg Cannabis, tre persona nė pranga, tre nė kėrkim
 
BERAT - Trafiku i drogės ka ēuar nė pranga tre persona mbrėmjen e djeshme, ndėrsa tre tė tjerė janė nė kėrkim. Operacioni i policisė ėshtė zhvilluar nė qytetin e Beratit dhe nė pranga janė vėnė tė dyshuarit. Burime nga uniformat blu thanė se nė kėtė aksion janė bllokuar 64.5 kilogramė Cannabis sativa, qė ishin duke u transportuar nė dy makina. Aksioni ėshtė organizuar nga Policia e Beratit, nė bashkėpunim dhe me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Burime nga policia bėnė me dije se u arrestuan Vladimir Shkėmbi nga Ēorovoda 33 vjeē, Asllan Fetiu 22 vjeē nga Berati dhe Alket Canka 33 vjeē nga Pėrmeti. Tė tre u arrestuan nė Urėn Vajugore. Ndėrsa Dorian Muho 22 vjeē, Arben Shahu 26 vjeē nga Kuēova, Xhezmi Shkėmbi nga Berati 48 vjeē mundėn ti shpėtonin aksionit tė policisė. Burime nga policia lokale thanė se hetimet ndaj tė ndaluarve kishin filluar disa muaj mė parė. Kishin qenė informacionet e marra nė rrugė operative qė kanė ēuar uniformat blu nė zbulimin e kėtij rrjeti trafiku. Dyshimet janė se, droga ėshtė kultivuar nė njė nga fshatrat e Beratit dhe ishte duke u transportuar drejt Fierit. Destinacioni pėrfundimtar i sasisė prej 64.5 kilogramėsh Cannabis sativa nuk ėshtė bėrė i ditur.  
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Olti
Anetar nderi
****


Jam ketu per Kuēoven

Postime: 595
Re: Lajme te pergjithshme
Pergjigju #143 - 06/11/10 ne 08:59:43
 
Qeveria gjermane jep 50 mijė euro pėr projekte tė vogla  
 
Gazeta Albania
 
Qeveria gjermane do tė japė pėr Shqipėrinė nė vitin 2010, rreth 50 mijė euro pėr projekte tė vogla, tė cilat do tė administrohen nga Ambasada e Gjermanisė nė Shqipėri. Kėtė vit Ambasada Gjermane do tė realizojė 4 projekte tė vogla me njė vlerė tė pėrgjithshme prej afro 50.000,00 euro dhe bėhet fjalė pėr projekte si: 1) Rinovimi i kopshtit tė fėmijėve “Erjola Lluka”, nė Pukė, 2) Rinovimi i katit tė parė tė shkollės tė Velēanit, nė Pogradec, 3) Rinovimi i kopshtit tė fėmijėve nr.2, nė Kuēovė, 4) Nivelimi dhe asfaltimi i oborrit tė qendrės pėr personat me aftėsi tė kufizuara, Vaqarr. Marrėveshjet respektive pėr secilin nga projektet do tė nėnshkruhen sot nė orėn 10:00, nė Ambasadėn Gjermane, nga ambasadori Bernd Borchardt dhe pėrfaqėsuesit e projekteve pėrkatėse. Por qeveria gjermane ėshtė angazhuar edhe nė projekte tė tjera madhore nė vendin tonė, tė financuara kryesisht nga “GTZ”-ja dhe banka “KfW”.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Tau
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 91
Kuēovė, punonjėsit e bashkisė dhurojnė gjak pėr ta
Pergjigju #144 - 06/28/10 ne 17:07:25
 
Kucovė, punonjėsit e bashkisė dhurojnė gjak pėr talasemikėt
 
BalkanWeb
 
KUĒOVĖ- 38 punonjės tė Bashkisė sė Kuēovės i janė bashkuar pėr tė katėrtin vit radhazi nismės pėr dhurimin e gjakut. Paraditen e sotme ata u janė nėnshtruar analizave e mė pas kanė dhuruar gjak vullnetarish. Dhurimi i gjakut pėr seicilin nga punonjėsit e administratės ėshtė kryer nė sallėn e mbledhjeve tė kėshillit bashkiak tė kėtij institucioni.
 
Procesi i dhurimit tė gjakut ka vijuar pėr rreth 3 orė brenda ambienteve tė Bashkisė, ku edhe ishte vendosur i gjithė personeli mjekėsor i nevojshėm i qėndrės sė dhurimit tė gjakut ndėrkohė qė e gjithė sasia pritet tė shkojė nė ndihmė tė fėmijėve talasemikė.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Kucovari
Anetar i vjeter
***


I love Kuēova!

Postime: 111
Gjinia: male
Berisha me Borshard pėrurojnė ujėsjellėsin e Uznov
Pergjigju #145 - 07/19/10 ne 13:07:52
 
Berisha me Borshard pėrurojnė ujėsjellėsin e Uznovės
 
Gazeta Albania
 
Nė turin e tij tė inaugurimeve, kryeministri Sali Berisha ishte dje nė qytetin e Beratit, ku inauguroi pėrfundimin e ujėsjellėsit tė Beratit dhe Kuēovės, njė vepėr e financuar nga qeveria gjermane. Nė kėtė vizitė tė tij Berisha ėshtė shoqėruar edhe nga ambasadori gjerman nė Shqipėri, Borshard. Kreu i qeverisė pėruroi dhe fillimin e punimeve pėr vazhdimin e rrjetit tė ujėsjellėsit nga Berati drejt qytetit tė Kuēovės, plot 12.5 kilometra, i mundėsuar me njė investim prej 4.6 milion eurosh tė dhėna nga Banka Gjermane K.F.V. dhe qė pėrmbush nevojat jetike pėr ujė tė pijshėm tė 120 mijė banorėve tė Kuēovės. Kryeministri Berisha u shpreh se ndihej i lumtur qė ėshtė bashkė me qytetarėt e Kuēovės pėr tė pėruruar kėtė vepėr aq tė domosdoshme pėr qytetarėt e Kuēovės. “Investimi i bankės gjermane K.F.V., i taksa paguesve gjermanė dhe qeverisė gjermane do tė mundėsojė lidhjen e rrjetit tė ujėsjellėsit tė Beratit me atė tė Kuēovės, duke furnizuar me ujė tė pijshėm tė njė cilėsie tė lartė banorėt e Beratit”, - deklaroi Berisha. Shefi i qeverisė falėnderoi qeverinė gjermane pėr financimet prej 1 miliard eurosh tė dhėna pėr Shqipėrinė nė kėto vite. Ai renditi nė kėtė kontekst investimet e rėndėsishme gjermane nga jugu nė veri nė lėmin e energjetikės, ujėsjellėsve dhe nė infrastrukturė. “Unė falėnderoj kėtu edhe Kancelaren, Angela Merkel, se ajo mbajti premtimin pėr tė dyfishuar mbėshtetjen financiare ndaj Shqipėrisė”, - ėshtė shprehur Berisha.  
 
 
Shume na ka nxjerre Berisha ne 120 mije banore?!
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
Re: Lajme te pergjithshme
Pergjigju #146 - 07/28/10 ne 15:05:46
 
Ujė tė pastėr pėr Beratin dhe Kuēovėn  
 
Qeveria gjermane financon projektin e ujėsjellėsit
 
Pėrmirėsimi i jetės sė pėrditshme tė njerėzve nė qytetet e vogla e zonat rurale pėrbėn njė nga objektivat e realizimit tė projekteve tė Gjermanisė nė Shqipėri. Me njė investim prej 11,2 milionė eurosh banorėt e Beratit dhe tė Kuēovės do tė kenė njė ujėsjellės tė ri qė do tė ēojė nė rubinetet e ēezmave tė tyre ujė tė kontrolluar nga pikėpamja higjenike. Ute Rodrian, Drejtore Rajonale e Bankės gjermane KFW, tregon se ēfarė synohet tė arrihet me kėtė projekt. “Me kėtė projekt nė Berat dhe nė Kuēovė po mbėshtesim kompaninė rajonale tė ujėsjellėsit. Qėllimi i projektit ėshtė t'u sigurojė klientėve nė tė dyja qytetet ujė tė mirė, qė do tė thotė ujė me cilėsi dhe nė kushte tė pranueshme higjenike. Kjo do tė reflektohet mė pas nė zhvillimin e qėndrueshėm tė kompanisė sė ujėsjellėsit, nė rritjen e numrit tė klientėve tė saj qė do tė kenė furnizim tė mjaftueshėm me ujė. Dhe kjo pėr tė gjithė banorėt e zonės Berat – Kuēovė.”  
 
Bogova burim uji pėr Beratin dhe Kuēovėn
 
Partnerja mė e rėndėsishme e bankės gjermane KfW nė realizimin e kėtij projekti ėshtė kompania rajonale e ujėsjellėsit Berat-Kuēovė. Drejtori i saj, Fatmir Shehu, thotė se do tė kryhen punime me nivel dhe material bashkėkohor. “Punėtorėt e saj do tė shtyrojnė 12,5 km linjė transmetimi tė ujit me tuba gize, me diametėr 300 mm, qė uji tė shkojė nga burimi i Bogovės, nė rrėzė tė malit Tomorr, nė Berat, dhe qė atje nė Kuēovė. Bogova ėshtė njė burim i mrekullueshėm natyror me ujė tė ftohtė dhe tė pastėr qė me pėrfundimin e projektit do tė furnizojė me ujė tė dyja qytetet” thotė Fatmir Shehu. Projekti i ristrukturimit tė linjės sė ujėsjellėsit Berat- Kuēovė pritet tė pėrfundojė pas njė viti.  
Pėrmirėsim i jetės sė pėrditshme, zhvillim i qėndrueshėm ekonomik  
Projekti ėshtė pjesė e marrėveshjes sė bashkėpunimit financiar mes qeverisė gjermane dhe asaj shqiptare, ku qeveria gjermane ka dhėnė, pėrmes bankės KfĖ njė fond prej 174 milionė eurosh vetėm nė sektorin e furnizimit me ujė. Nga projektet gjermane nė kėtė sektor banorėt e Krujės, Kavajės, Korēės dhe Pogradecit tani kanė rrjet modern ujėsjellėsash dhe furnizim 24 orė me ujė. Pėr Ute Rodrian qėllimi i investimeve nė sektorin e ujit drejtohet nga njė filozofi sociale qė pėrmbledh edhe synime tė tjera afatgjata, me objektiv kryesor pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės dhe tė ruajtjes sė shėndetit. Rodrian: "Nė tė njėjtėn kohė me kėtė projekt ne mbrojmė mjedisin, ndihmojmė qė Shqipėri tė arrijė standarde ndėrkombėtare dhe qė kompanitė e ujėsjellėsve tė kenė zhvillim tė qėndrueshėm. Pra fokusi ynė kryesor ėshtė qė njerėzit tė pėrfitojnė nga kėto projekte, por njėkohėsisht tė ndihmojmė nė zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.” Nė sajė tė kėtij objektivi qeveria gjermane ka mbėshtetur financiarisht nė Shqipėri projekte jo vetėm nė sektorin e furnizimit me ujė tė popullsisė por edhe nė atė me energji elektrike ku ka financuar deri tani projekte me njė vlerė prej rreth 240 milion euro. Kjo pasi sektori i energjisė nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm pėr jetėn e pėrditshme tė njerėzve por edhe pėr rritjen ekonomike tė vendit dhe pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė ekonomisė sė tij.  
 
Qeveria gjermane jep fonde shtesė pėr Shqipėrinė  
Arritja e kėtij synimi madhor ka sjellė edhe zotimin e qeverisė gjermane pėr fonde shtesė. Pritet qė Gjermania t'i akordojė qeverisė shqiptare fonde shtesė lidhur me projektet e ardhshme. Njėri nga ato nė sektorin e ujit ėshtė ai i infrastrukturės bashkiake ku pėrfshihet Fieri, Gjirokastra, Lezha dhe Saranda. Ute Rodrian shpreson qė KfW tė nėnshkruajė shumė shpejt marrėveshjen e huasė me qeverinė e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė projekti tė fillojė shumė shpejt nga puna, ashtu siē pritet. KfW mendon qė tė financojė atė qė njihet si “master plani pėr ujin”, qė ndihmon qeverinė tė identifikojė dhe tė japė prioritet nevojave tė investimeve nė kėtė sektor, dhe mbi kėtė bazė tė hartojė programe qė mund tė financohen jo vetėm nga KfW por edhe nga donatorė tė tjerė, thotė Rodrian.  
 
Marre nga Deutche Welle
 
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Kucovari
Anetar i vjeter
***


I love Kuēova!

Postime: 111
Gjinia: male
Nuk i kthen borxhin, i dėmton mjetin
Pergjigju #147 - 08/06/10 ne 14:05:31
 
Nuk i kthen borxhin, i dėmton mjetin
 
Gazeta Metropol
 
KUĒOVĖ- Marrja e njė borxhi dhe moskthyerja nė kohėn qė i kishte premtuar huamarrėsit ka pėrfunduar nė sherr. Njė 27-vjeēar ka dėmtuar me mjete tė forta mjetin e njė shtetasi tjetėr, ndėrkohė qė ėshtė vėnė nė pranga nga policia. Burime tė policisė tė kėtij qyteti kanė bėrė me dije se David Shehu, 27 vjeē, banues nė lagjen "Llukan Prifti" nė Kuēovė, ėshtė vėnė nė pranga tė policisė, pasi ka shkatėrruar me mjete tė forta mjetin e shtetasit me inicialet A.J. Po tė njėjtat burime pohojnė se tė dy shtetasit, banorė tė sė njėjtės lagje, fillimisht kanė kėmbyer fjalė me njėri-tjetrin e mė pas situata ka degraduar nė fyerje e sharje mes tyre. Burime nga vendi i ngjarjes kanė bėrė tė ditur se tė rinjtė kanė goditur njėri-tjetrin me sende tė forta, ēka ka sjellė dėmtimin e mjetit nga 27-vjeēari, i cili fillimisht ka qėlluar mbi kundėrshtarin, duke i dėmtuar atij dhe mjetin tip "BMV". I pyetur nga policia, Shehu ka pohuar se shtetasi A.J. i detyrohej njė shumė financiare, qė nuk ia kishte kthyer nė afatin qė i kishte premtuar dhe qė e kishin firmosur tė dy me mirėkuptim.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Kucovari
Anetar i vjeter
***


I love Kuēova!

Postime: 111
Gjinia: male
Re: Lajme te pergjithshme
Pergjigju #148 - 08/09/10 ne 11:51:15
 
Dy nė pranga, me drogė e eksploziv
 
KUĒOVE – Kontrolli pėr drogė u zbulon edhe njė automatik e kallėpe me tritol. Dy tė rinj u arrestuan dje nga policia e komisariatit tė Kuēovės, pasi iu gjetėn 1.6 kg lėndė narkotike, kanabis sativa. Policia bėri tė ditur dje, se nė kuadėr tė operacionit “Dion” u prangos Spiro Pando, 21 vjeē, (i cili ishte nė masėn e sigurisė detyrim paraqitje pėr veprėn penale tė shkatėrrimit tė pronės dhe prishjes sė rendit) si dhe David Shehu, 19 vjeē, i dėnuar mė parė pėr moskallėzim krimi. Pas informacioneve qė policia kishte, forcat e saj ushtruan kontroll nė garazhin e tė atit tė Pandos. Aty u ndaluan dy tė rinjtė me lėndėn narkotike. Kontrolli i mėtejshėm zbuloi edhe njė automatik, 34 fishekė dhe 6 kallėpe me lėndė eksplozive, tė dyshuara si tritol.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin | Faqja Web   IP Logged
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
Berat, rrugorėt bllokojnė 50 motorė
Pergjigju #149 - 08/16/10 ne 17:39:44
 
Berat, rrugorėt bllokojnė 50 motorė
 
Panorama- E enjte, 12 Gusht 2010  
BERAT - Policia rrugore bllokon 50 motoēikleta gjatė aksionit tė saj, me qėllim parandalimin e aksidenteve dhe shmangien e lėvizjeve pa dokumentacionin e duhur. Burime nga policia e qarkullimit rrugor bėjnė tė ditur se forcat e saj kanė nisur aksionin e pėrgjithshėm nė 3 qytetet kryesore tė qarkut: nė Berat, Kuēovė dhe Skrapar. Sipas kėtyre burimeve, bėhet e ditur se janė kryer 200 kontrolle dhe nga kėto janė konstatuar se 50 motorė kanė qenė pa dokumentacionin pėrkatės, mungesė dokumentesh, patentash, etj. Ata janė bllokuar ndėrsa nė shumė raste tė tjera janė vendosur gjoba. Veē rrugėve kryesore tė qyteteve, policia rrugore po mban nėn vėzhgim dhe akset qė lidhin qytetet me qendrat e komunave. Numri i lartė i mjeteve qė qarkullojnė javėt e fundit ka intensifikuar kontrollet dhe shtimin e patrullave nė rrugėt e qarkut tė Beratit.
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Tau
Anetar
**


Anetar i ri

Postime: 91
Remontet, bizneset ankesė OSSH-sė
Pergjigju #150 - 08/19/10 ne 12:34:06
 
Remontet, bizneset ankesė OSSH-sė  
 
Ndėrprerja e energjisė elektrike prej tri ditėsh rresht ka paralizuar veprimtarinė e zonės industriale nė ish-Kombinatin e Beratit. Nė kėtė zonė ndodhet e gjithė industria e qarkut tė Beratit, si punishtet e ndryshme, ato tė prodhimeve tė konfeksioneve, fabrika tė prodhimeve ushqimore, etj. Ndonėse janė paralajmėruar mė parė pėr shkėputjet e energjisė, sipėrmarrėsit e kėtyre bizneseve pohojnė se orari i ndėrprerjes ėshtė nga ora 09:00 deri nė orėn 16:00. Kjo periudhė korrespondon me kohėn mė aktive tė punės nė kėto ndėrmarrje dhe kufizimi i energjisė u shkakton dėme tė mėdha. Pėr kėtė shkak, pronarėt e tyre kėrkojnė nga OSSH-ja qė tė ndryshojnė orarin e remonteve. Ata thonė se kėrkojnė nga OSSH-ja qė remontet tė kryhen nė njė kohė tjetėr, duke ofruar si zgjidhje orarin e pasdites, pasi cikli i punės i kėtyre fabrikave ėshtė i pėrqendruar gjatė paradites, kur ėshtė e pranishme dhe forca punėtore. Dje, pronarėt e fabrikave i kanė kėrkuar prefektit tė Beratit, Bujar Hoxha, qė tė ndėrhyjė pranė OSSH-sė, nė mėnyrė qė tė gjenden orare tė tjera pėr kryerjen e remonteve. Prefekti ka pohuar se do tė ndėrhyjė pėr kėtė pranė OSSH-sė menjėherė, pasi aktualisht po kryhen punime pėr sistemimin e rrjetit tė energjisė elektrike. Kėtė problem e kanė shfaqur edhe ndėrmarrjet e naftės nė Kuēovė, pasi mungesa e energjisė ka bėrė qė tė ndryshohet orari i punės. Punėtorėt thonė se e nisin nė 06:00 tė mėngjesit deri nė 09:00, pėr tė vazhduar mė pas nė orėt e pasdites, deri nė orėn 21:00 pėr tė plotėsuar normėn e punės dhe vazhdimin e prodhimit mekanik dhe nxjerrjes sė naftės.      
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Erjoni
Moderator
*


Kucovar 18 karatesh
:)

Postime: 339
KUĒOVE/ Zjarri rrezikon puset e naftės
Pergjigju #151 - 09/03/10 ne 20:43:04
 
KUĒOVE/ Zjarri rrezikon puset e naftės  
Panorama
Zjarr nė sektorin e naftės nė Kozare tė Kuēovės.  
 
Shkak ėshtė bėrė vjedhja e kabullit elektrik nga persona ende tė paidentifikuar. Burime tė policisė bėnė tė ditur se autorėt kanė prerė telat e tensionit, por mė pas telat e mbetur pėrtokė kanė bėrė masė duke shkaktuar shkėndija. Zona naftėmbajtėse ka marrė flakė duke rrezikuar mė pas 12 puset e naftės. Reparti i zjarrfikėses mbėrriti menjėherė nė vend duke evituar njė tragjedi, pasi nė rast shpėrthimi tė puseve rrezikohej e gjithė zona. Nė ndihmė tė zjarrfikėses janė vėnė edhe punonjėsit e sektorit tė naftės. Kreu i FMNZSH-sė, Shpėtim Gorica, u shpreh se zjarri u lokalizua rreth orės 15:00 tė sė mėrkurės pas rreth tre orė luftė me flakėt. Policia ka nisur hetimet pėr tė identifikuar dhe arrestuar autorėt qė vodhėn telin elektrik.  
Kthehu ne krye
 
 
Shiko Profilin   IP Logged
Faqet: 1 ... 6 7 8