Erjoni
Moderator

Kucovar 18 karatesh :)
Postime: 339
|
Ujė tė pastėr pėr Beratin dhe Kuēovėn Qeveria gjermane financon projektin e ujėsjellėsit Pėrmirėsimi i jetės sė pėrditshme tė njerėzve nė qytetet e vogla e zonat rurale pėrbėn njė nga objektivat e realizimit tė projekteve tė Gjermanisė nė Shqipėri. Me njė investim prej 11,2 milionė eurosh banorėt e Beratit dhe tė Kuēovės do tė kenė njė ujėsjellės tė ri qė do tė ēojė nė rubinetet e ēezmave tė tyre ujė tė kontrolluar nga pikėpamja higjenike. Ute Rodrian, Drejtore Rajonale e Bankės gjermane KFW, tregon se ēfarė synohet tė arrihet me kėtė projekt. Me kėtė projekt nė Berat dhe nė Kuēovė po mbėshtesim kompaninė rajonale tė ujėsjellėsit. Qėllimi i projektit ėshtė t'u sigurojė klientėve nė tė dyja qytetet ujė tė mirė, qė do tė thotė ujė me cilėsi dhe nė kushte tė pranueshme higjenike. Kjo do tė reflektohet mė pas nė zhvillimin e qėndrueshėm tė kompanisė sė ujėsjellėsit, nė rritjen e numrit tė klientėve tė saj qė do tė kenė furnizim tė mjaftueshėm me ujė. Dhe kjo pėr tė gjithė banorėt e zonės Berat Kuēovė. Bogova burim uji pėr Beratin dhe Kuēovėn Partnerja mė e rėndėsishme e bankės gjermane KfW nė realizimin e kėtij projekti ėshtė kompania rajonale e ujėsjellėsit Berat-Kuēovė. Drejtori i saj, Fatmir Shehu, thotė se do tė kryhen punime me nivel dhe material bashkėkohor. Punėtorėt e saj do tė shtyrojnė 12,5 km linjė transmetimi tė ujit me tuba gize, me diametėr 300 mm, qė uji tė shkojė nga burimi i Bogovės, nė rrėzė tė malit Tomorr, nė Berat, dhe qė atje nė Kuēovė. Bogova ėshtė njė burim i mrekullueshėm natyror me ujė tė ftohtė dhe tė pastėr qė me pėrfundimin e projektit do tė furnizojė me ujė tė dyja qytetet thotė Fatmir Shehu. Projekti i ristrukturimit tė linjės sė ujėsjellėsit Berat- Kuēovė pritet tė pėrfundojė pas njė viti. Pėrmirėsim i jetės sė pėrditshme, zhvillim i qėndrueshėm ekonomik Projekti ėshtė pjesė e marrėveshjes sė bashkėpunimit financiar mes qeverisė gjermane dhe asaj shqiptare, ku qeveria gjermane ka dhėnė, pėrmes bankės KfĖ njė fond prej 174 milionė eurosh vetėm nė sektorin e furnizimit me ujė. Nga projektet gjermane nė kėtė sektor banorėt e Krujės, Kavajės, Korēės dhe Pogradecit tani kanė rrjet modern ujėsjellėsash dhe furnizim 24 orė me ujė. Pėr Ute Rodrian qėllimi i investimeve nė sektorin e ujit drejtohet nga njė filozofi sociale qė pėrmbledh edhe synime tė tjera afatgjata, me objektiv kryesor pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės dhe tė ruajtjes sė shėndetit. Rodrian: "Nė tė njėjtėn kohė me kėtė projekt ne mbrojmė mjedisin, ndihmojmė qė Shqipėri tė arrijė standarde ndėrkombėtare dhe qė kompanitė e ujėsjellėsve tė kenė zhvillim tė qėndrueshėm. Pra fokusi ynė kryesor ėshtė qė njerėzit tė pėrfitojnė nga kėto projekte, por njėkohėsisht tė ndihmojmė nė zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Nė sajė tė kėtij objektivi qeveria gjermane ka mbėshtetur financiarisht nė Shqipėri projekte jo vetėm nė sektorin e furnizimit me ujė tė popullsisė por edhe nė atė me energji elektrike ku ka financuar deri tani projekte me njė vlerė prej rreth 240 milion euro. Kjo pasi sektori i energjisė nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm pėr jetėn e pėrditshme tė njerėzve por edhe pėr rritjen ekonomike tė vendit dhe pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė ekonomisė sė tij. Qeveria gjermane jep fonde shtesė pėr Shqipėrinė Arritja e kėtij synimi madhor ka sjellė edhe zotimin e qeverisė gjermane pėr fonde shtesė. Pritet qė Gjermania t'i akordojė qeverisė shqiptare fonde shtesė lidhur me projektet e ardhshme. Njėri nga ato nė sektorin e ujit ėshtė ai i infrastrukturės bashkiake ku pėrfshihet Fieri, Gjirokastra, Lezha dhe Saranda. Ute Rodrian shpreson qė KfW tė nėnshkruajė shumė shpejt marrėveshjen e huasė me qeverinė e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė projekti tė fillojė shumė shpejt nga puna, ashtu siē pritet. KfW mendon qė tė financojė atė qė njihet si master plani pėr ujin, qė ndihmon qeverinė tė identifikojė dhe tė japė prioritet nevojave tė investimeve nė kėtė sektor, dhe mbi kėtė bazė tė hartojė programe qė mund tė financohen jo vetėm nga KfW por edhe nga donatorė tė tjerė, thotė Rodrian. Marre nga Deutche Welle
|